Shkolla gjermane merr emrin e shqiptarit!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ajo do të mbajë emrin e Refik Veselit, një heroi të heshtur shqiptar, të njohur për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore

foto.php


Një shkollë fillore në Berlin merr emrin e një shqiptari. Bëhet fjalë për shkollën e tetë të integruar, e cila qysh në këtë vit shkollor, në gjysmëvjetorin e dytë, do të mbajë emrin e Refik Veselit, një heroi të heshtur shqiptar, të njohur si njëri ndër bashkëkombësit e tij jo të pakët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Autoritetet e shkollës kishin marrë që më herët vendimin për emrin shqiptar të shkollës së tyre por procedurat burokratike e kishin shtyrë këtë për një kohë. Së fundi, edhe enti për arsim i qarkut Friedrichshain-Kreuzberg e ka bërë të ditur vendimin.

Refik Veseli, i cili në kohën luftës kishte qenë 17 vjeç, kishte fshehur dhe mbrojtur një familje hebreje që në Shqipëri kishte ardhur nga Jugosllavia, shkruan morgenpost.de.

Veseli kishte mbajtur edhe pas luftës kontakte me familjen e shpëtuar. Sot ai dhe një numër shqiptarësh janë nderuar me titullin e "Njerëzve të drejtë" nga organizatat hebrenje që kultivojnë kujtimin për holokaustin.(albinfo.ch)
 
Titulli: Shkolla gjermane merr emrin e shqiptarit!

Shqiptaret arriten qe te strehonin dhe ata qe nje dite me pare i kishin pasur armiq, dhe e nesermja i gjeti te strehuar ne shtepit e shqiptarve duke u fshehur nga aleati i tyre i djeshem.

Ne me te huajt s'kemi pasur asnjehere probleme kushdo qofshin ato! Problemet i kemi mes njeri tjetrit!
 
Titulli: Shkolla gjermane merr emrin e shqiptarit!

Shqiptaret arriten qe te strehonin dhe ata qe nje dite me pare i kishin pasur armiq, dhe e nesermja i gjeti te strehuar ne shtepit e shqiptarve duke u fshehur nga aleati i tyre i djeshem.

Ne me te huajt s'kemi pasur asnjehere probleme kushdo qofshin ato! Problemet i kemi mes njeri tjetrit
!

e then bukur , ket te met kemi ne shqiptar ,se per armik e marrim njeri tjetrine te huajn per mik.

ps .kam lexu nje liber ( jeta e nje hebrej ne kosova ,) me ka len jashtzakonisht pershtypje te mir..,, se si eshte strehu nga shqiptaret edhe pse ne ato kushte jashtzakonisht te dopta, por e kan ber me dashuri dhe ishte besa ajo se nuk e shkelen, pamvarsisht se sa ju rrezikohej jeta.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top