Shkolla, çfarë duhet të ketë në çantën e fëmijës tuaj

cent

...Lontano
Me nisjen e shkollës për fëmijët tuaj keni blerë fletoret, librat, lapsat, çantat. Por duhet të mendoni edhe se çfarë duhet të hanë fëmijët gjatë pushimit.

Në vend që të vendosni ndonjë patatinë apo molto, është mirë të zgjidhni me kujdes se çfarë duhet të hanë fëmijët në shkollë. Duhet të keni gjithmonë parasysh që ushqimi të jetë i lehtë, i shëndetshëm, i shijshëm dhe i ndryshëm.

Ja katër ide se çfarë të vendosni në çantën e fëmijës:

Frutat

Fruta është më i këshillueshëm nga nutricionistët, si për të rriturit edhe për të vegjlit. Konsiderohet në fakt një lloj i sheqerit të gatshëm, por i pasur me minerale e vitamina dhe që nuk iu heq oreksin e drekës. Por përveçse vendosjes së zakonshme të mollës në çantë, përpiquni të përgatisni një miks frutash gati në shtëpi. Për shembull: Banane, copa molle, pjeshkë, etj.

ثmbëlsira të bëra në shtëpi

Një kek të bërë në shtëpi do të ishte një lodhje më shumë për mamatë që janë në punë. Por janë disa receta që nuk kërkojnë më shumë se 10 minuta kohë, për t’i përgatitur për mëngjesin e fëmijëve.

Të kripura, por jo me yndyrë

Jo të gjithë fëmijëve u pëlqejnë të ëmblat në shkollë, por edhe të kripurat. Por kjo nuk do të thotë që t’i fusni në ndonjë copë pice. Madje, ndonjëherë janë vetë shkollat që i ndalojnë këto lloj ushqimesh për fëmijët. Bukë me djathëra të ndryshëm, një frutë apo një lëng frutash do të ishin një ushqim i mirë për fëmijët në shkollë.

Buka, e mira e hershme që duhet vlerësuar

Buka është një nga shijet më të mira që na ka ofruar gjithmonë jeta. Edhe fëmijët e kanë qejf, duke pasur parasysh se dhe në vitet e para të jetës ata kënaqen me një copë bukë në dorë. Në shkollë atyre do u shijonte shumë një fetë bukë me marmelatë.
/Shekulli
 
Titulli: Shkolla, çfarë duhet të ketë në çantën e fëmijës tuaj

Vetem qe femijet e sotcem duan patatina, hamburger, edhe Coca-cola...
Si te hash buken qe te ka bere mama ne shtepi?

Per nje ushqim te ekuilibruar te femijes, eshte e rendesishme te haj mengjesin ne shtepi, ne oren 10 te haj nje frut+kos e ne 12-13 dreken.

Po i mesove qe te vegjel me pizza e embelsira, ashtu do vazhdojne tere jeten.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top