Shkodra dhe shkodranet!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Ketu te kjo teme mund te sillni pershkrime qe thuhen e shkruhen nalt e poshte per qytetin e Shkodres dhe shkodranet. :)

Nga Fjorda Llukmani: Nëse më gjeni një punë në Shkodër, e lashë Tiranën që tani!​

Aq shumë përshtypje pozitive më ka lënë ky qytet sa do punoja me qejf të madh. Njerëz pozitivë, të qeshur, të falenderojnë edhe kur blen një çamcakiz në dyqan. “Falimners” është fjala e tyre më e përdorur e shkodraneve. Sikur të gjithë shqiptarët të ishin shkodranë, besoj do kishim ecur shuuuumë përpara. Mos kujtoni se jam shkodrane vetë e po ia rris vlerat vetes. Nejse, nuk po zgjatem këtu se do filloj debatet me gjithë shoqërinë që s’i kam shkodranë. Ata që janë u ngre kapelen dhe meritojnë respektin tim maksimal.

Në këtë artikull do ju tregoj me pika çfarë të shihni në Shkodër, kur te shkoni, pasi te me lexoni. Mua m’u duk vetja sikur isha në Itali.
1. Kalaja e Rozafës
E dini që është kalaja më e madhe në Ballkan? Nëse nuk e di s’ka problem, por nëse s’e ke vizituar të hëngërt mortja. Unë për herë të parë kam qenë në klasë të 5, kur na çonin ekskursion ata të shkollës. E mbaja mend si hije, por asnjë detaj. Kur hyra, në muret kryesore pikonte ujë. Meqë mbahem për harresa, gafa, e gjëra të tjera lidhur me pakujdesinë, pyes thjeshtë: “Ore po kalaja pse pikon si është historia?” Kur një shok më kthehet “Seriozisht e ke ti? Në cilin planet jeton që nuk di legjendën e Rozafës?” Aty i rashë në të që Rozafa kishte lënë gjirin jashtë të ushqente bebat dhe prandaj pikonte. Pastaj m’u kujtua sa shpesh është folur në librat shkollorë për këtë kala. Super historike dmth. Nga kalaja shikoje gjithë Shkodrën dhe zonat përreth. Kishte shtrirje goxha të madhe që më bëri të mendoja për madhësinë. “Kalaja e Gjirokastrës është më e vogël. Po dhe e Beratit njësoj. Mos është kalaja më e madhe në Shqipëri kjo ore?”-i drejtohem grupit. Asnjëri nuk i besoi syrit tim meqë jam qorre. Alma, e zonja e hostelit ku qëndruam më tha që është më e madhja në Ballkan. Super fare, një vlerë e shtuar në trashëgimi kulturore që s’e vlerson kush. Prej kalasë shihet liqeni i Shkodrës, vija bregdetare e Velipojës, fushat e Lezhës, bashkimi i tre lumenjve dhe fillimi i Alpeve Shqiptare. Ju sugjeroj ta vizitoni pasdite për të shijuar perëndimin. Ama kalaja ju merr 1 orë e gjysmë kohë nëse doni ta vizitoni nga cepi në cep me hartë. Që nga dhjetori është bërë me hyrje elektronike dhe bileta kushton 200 lek. Jo keq apo jo?
SHK_ARC_KALAJA-E-ROZAFES_23-e1521559042702.jpg


2. Pedonalja

Nuk ke parë asgjë në Shkodër po nuk bën një xhiro në pedonale. Nga të dyja krahët keni ndërtesa dy katëshe, e gjitha si arkitekturë italiane. Ngjyrat ishin të ndryshme që të dalloje njërën nga tjetra. Sigurisht s’mund të mungojë parkimi i biçikletave kudo. Fatkeqësisht ditën që e vizitova unë po binte shi, se nuk e kisha lënë pa e marrë një biçikletë. Tek pedonalja e kuptova ndikimin që kanë patur të huajt në Shkodër. Kjo sepse ndërtimet nuk të zinin frymën dhe kishin hapesirë mes tyre. Qytet fin me rregulla. Sa më pëlqente kur shikoja gra të moshave të mesme dukë bërë pazar me biçikletë. Në pedonale keni dhe muzeun e Marubit, fotografit të parë shiptar shkodran. Normal që listën e personave që kanë sjellë revolucion në vendin tonë, e kryesojnë shkodranët. Makinat nuk lejohen të kalojnë pas orës 8 (në mos gaboj ju lutem sigurohuni për këtë info).
SHK_URB_PEDONALE_02-1024x576.jpg


3. Liqeni i Shkodrës

Ky liqen shtrihet dhe në Mal të Zi, që është kufiri ndarës me Shqipërinë. Niveli i liqenit rritej në dimër dhe lokalet buzë tij mbyllen. Ama në verë të ka lezet shpirti! Pjesa më e bukur ku mund të shijoni pamjen e liqenit është në Shirokë. Për të kam shkruar posaçërisht në një artikull të veçantë që e lexoni këtu. Në verë mund të bëni dhe xhiro me varka midis kallamishteve e pemëve në liqen. Shoku im Burimi nga Shkodra më tregonte që para 100 vitesh në liqen kishte anije që lundronin. Do doja të isha gjallë kur të vijë koha të ndodhe përsëri kjo gjë.
images


4. Katedralja e Shkodrës dhe Bashkia


Tamam si piacë Italie! Pastër dynjaja. Nuk shikoje asnjë plehrë. Në katedrale nuk u futa dot pasi e kishim me të shpejtë. Këtu besoj mbahen meshat kryesore dhe piaca mbushet plot me njerëz në raste Krishtlindjesh, Pashkësh. Nuk e dija çfarë ishte famullia, derisa vizitova Shkodrën. Famullia është kjo ndërtesa e bukur, ngjitur me katedralen.

13698085_1056425854450579_208307104401992191_o.jpg

5. Xhamia e Parrucës

Kjo xhami është ndërtuar vitet e fundit. Por më ka mbetur në mendje për shkak të ngjyrave nga brenda. S’mbahet mend sa xhami kam vizituar , kur jetoja në Turqi, ama kjo është më e bukura që kam parë nga brenda. Xhamia Blu nuk është asgjë para saj! Nëse xhamia e Parrucës do të ishte më e madhe ia kishte marrë në kthesë. Unë hyra me mik sa për të bërë foto. Normalisht duhet të vendosësh shaminë e të heqësh këpucët, kur hyn brenda. Ama ngjyrat dhe kombinimet do ju mbesin në mendje. Kolonat vishen me pllaka me dizenjo lulesh. “Tipike turqizma”- i them Burimit që iu bë zemra mal që më pëlqeu aq shumë xhamia. Veç mos me i patur sytë në ballë,s’të bën përshtypje ky tavan!
interior-of-the-parruca-mosque-xhamia-e-parrucs-shkodra-shkodr-qark-shkodra-albania-R01H5Y.jpg

6. Xhamia e Plumbit

Nëse nga kalaja e Rozafës shikon një xhami të mbuluar me ujë nga të gjitha anët, sapo keni parë xhaminë e Plumbit. E ndërtuar në kohën e turkut, kjo xhami është e stilit të Xhamisë Blu, vetëm se e tëra e veshur me plumb. Në dimër nuk mund të hysh dot sepse përmbytet, por gjatë verës po.
lead-mosque-xhamia-e-plumbit-260nw-1411833755.jpg

Shumë shkurt ju rendita disa prej gjërave kryesore që duhen vizituar. Dua t’u them që ka plot të tjera, si prsh ura e Mesit, teatri Migjeni, cinari ku mblidhej kryesia e Shkodrës, shtëpia të vjetra sa të duash..
Gjithsesi në Shkodër s’para ndodh të bësh muhabete kot pa lidhje, sepse njerëzit janë me kulturë dhe me botë. Të gjithë e kanë dicka për të thënë. Nëse s’flasin minimumi të japin një buzëqeshje. E çfarë doni më shumë nga jeta si turist? Mu deshën 22 vite jetë për të kuptuar shprehjen “Me ken Shkodran, tana i ban”. Do ta kuptosh dhe ti? Shko në Shkodër e pastaj flasim bashkë./dritare.net
 
Shkodra eshte dashni.eshte mrekullia tete .ndihem e bekuar qe jam shkodrane qe jetoj mes njerezve dhe vendi te tille
 
Shkodra eshte djepi i civilizimit shqiptar!
Kane qene gjithmone me shume se nje hap perpara, ne krahasim me krahinat e tjera te Shqiperise.
Nje qytet i mrekullueshem qe ka arritur te krijoje vlera te medha historike dhe trashegimie kulturore fale gershetimit dhe asimilimit te dy kulturave te ndryshme historike, pra si asaj Perendimore-Katolike, ashtu edhe te asaj Orientale-Muslims te cilat kane bashkejetuar krah-per-krah njera tjetres duke e pasuar identitetin territorial dhe mbarekombetar!
Mrekullia e vete Zotit mbi Toke! ❤️

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Dangerous faliminers per fotot .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top