Shkërbërja e pandalshme e shqipes

Nostra_22

Anëtar i Nderuar


Nuk besoj se ka gjë më të vulgarizuar e më të keqtrajtuar sot për sot se gjuha shqipe. Fatkeqësisht gjuha jonë kombëtare me të cilën ne mburremi para botës po masakrohet më rrëmbimthi se mjedisi, se pronat publike, se kalatë, folklori, etnografia, pllakat përkujtimore, kujtesa kolektive, varret e dëshmorëve, etj. Ajo tashmë është e ndotur dhe e përkequr më tepër se ujërat, detet, liqenet e lumenjtë; shqipes së sotme që ka mbetur pa “pronar” po i vihet zjarri tejembanë nga të paditurit e karfosur, nga snobizmi mbarëkombëtar i gjysmë analfabetëve të veshur e të ngjeshur me pushtet e pasuri të pamerituara; shqipes së lashtë po i priten rrënjët, degët e pemët më marrëzisht se ç’po ndodh me pyjet e ullinjtë e mbjellë nga Skënderbeu; leksiku, sintaksa, fonetika e saj nuk kanë e duket sikur as nuk duan të kenë më trajta e ndërvarësi shkencore të vetvetishme. Kësisoj nuk është e vështirë të vësh re se gjuha shqipe po shkërmoqet, po leqendiset, po “bathorizohet” nata për ditë. Andaj po bëhet gjithnjë e më e vështirë të “legalizohet” si një gjuhë e përbashkët kombëtare, ky mjet jetik që do të lipset të shërbejë jo vetëm për sot, por edhe nesër për komunikim të shqiptarëve mes vedi jo vetëm në Kosovë, po edhe këtu, në vendin amë, në kryeqytetin e Shqipërisë.

Në këtë kontekst, edhe ajo përpjekje “zyrtare” për të njëjtësuar gjuhën kombëtare shqipe para disa vitesh, aspak rastësisht po vihet në dyshim nga disa palo shkencëtarë “antikomunistë” jashtë kufijve shtetërorë që kombin e ndajnë ende në gegë e në toskë, në komunistë e antikomunistë, e, me sa duket, për shumë arsye të mosarsyes po vazhdohet të shkohet këmbadoras e qorrolleptas drejt thellimit të kufijve e mureve ndarës mes dialekteve e nëndialekteve, mes krahinave e kryeqendrës, mes qendrës e periferisë, mes Shqipërisë e Kosovës, mes antivlerës dhe vlerës, mes një injoranti të kapardisur dhe një shkencëtari të papunë, duke ndikuar e mundësuar kësisoj përçarjen e shkërmoqjen e përnjëmendtë kombëtare të shqiptarit me shqiptarin. Toka e gjuhës shqipe tani është mbjellë me kanabisin e urrejtjes së ndërsjellë; fara e shpifjeve dhe e poshtërimit ka mbirë në baltën e gjuhës sonë. Sherr-politika shqiptare në këto 17 vjet e ka edhe këtë meritë të padiskutueshme.0+

++++

Për këto arsye pa arsye shumica e fëmijëve shqiptarë të lindur në emigracion nuk dijnë shqip.As në Greqi, as në Itali, as në SHBA, ku kemi ngulime të mëdha shqiptarësh, nuk di të ketë shkolla shqip. Po të shkosh këto ditë në plazhin e Durrësit do të gjesh jo pak shqiptarë nga Kosova e Maqedonia, po gjuha e tyre shqip, jo vetëm fonetikisht, është shumë e vështirë për t’u dëshifruar, më e vështurë se gjuha e shqiptarëve të këtyre trevave në vitet 90-të. Një katundar i sotëm nga Presheva mund të merret vesh me një katundar lab nga Kuçi vetëm nëpërmjet ndonjë përkthyesi të duruar. Pse? Sepse edhe në këto troje, njëlloj si në Shqipëri, po ndoshta ca më keq, prej 20 vitesh e tëhu shkolla është degraduar, braktisur, nëpërkëmbur, shpërfillur. Analfabetizmi dhe gjysmë analfabetizmi prodhohet me shumicë jo vetëm nga shkollat fillore e të mesme, po edhe nga “universititet “, të cilat po të paguash të japin diploma fals, kanë vënë përfund jo vetëm administratën, po dhe shoqërinë shqiptare.Vetëm tek ne mund të gjesh qytetarë që thonë se kanë mbaruar universitetin, madje se kanë marrë edhe mastera e të mos dijnë as të shkruajnë dhe as të lexojnë shqip. Jo, ky nuk është egzagjerim!

***

Ndoshta për të kuptuar këtë të vërtetë të hidhtë nuk është e nevojshme të marrësh në provim “masterat” tanë aq të shumtë nëpër ministrira e bashkira, as të lëçitësh tabelat e reklamat nëpër rrugët e Shqipërisë, as ekranet e televizioneve apo faqet kulturore të gazetave që të bindesh sa është e vërtetë kjo rropamë gjuhësore. Ndoshta mjafton të dëgjosh gjuhën e jo pak deputetëve tanë “me diploma e mastera” kur flasin në Kuvend të Shqipërisë. Nuk është e nevojshme të jesh një اabej që të kuptosh se çfarë kulture e origjine ka shumica dërrmuese e deputetëve tanë, me të hapur gojën. Mjafton të dëgjosh gjuhën e kryeministrit Berisha, le më pastaj zonjën Jozefinë në ndonjë debat të çfarëdoshëm televiziv për t’u bindur se si gjuha letrare kombëtare është pasqyra më e saktë për të lexuar formimin, kulturën, karakterin si dhe orjentimin e tyre psikik. Shqipja pra është katranosur edhe mu në majë të piramidës! E jo vetëm “lart”, po nën shëmbullin e vipave, natyrshëm, shqipja po katranoset e ndyhet përherë e më shumë. Mjafton të ecësh më këmbë nëpër rrugët kryesore të Tiranës, të ulesh nëpër lokalet luksoze të kryeqytetit e të dëgjosh gjuhën agresive, tejet vulgare të të rinjve të sotëm gjysmë anafabetë që hakaten të thonë okej e që aq shumë përpiqen të ngjajnë modernë, (natyrisht së jashtmi, pra në veshje) që të kuptosh se ku po shkon gjuha shqipe me ndihmesën e pakursyer edhe të injorancës që ka pllakosur veçanërisht shkollat dhe kryesisht institucionet tona kulturore. Për t’u bindur edhe më mjafton eksperimenti që u bë me banorët fitues të Kafazit të Artë që u pritën si heronj në qytetin e tyre: dëshmia se si gjuha vulgare e një injoranti provincial, kur hyn në marrëdhënie me publikun, në Shqipëri mund të të bëjë shumë kollaj me famë e të të dhurojë sukses të paimagjinuar ishte vërtet shokuese! Sot, sa më vulgar të jesh në gjuhë, pra sa më të shthurur ta kesh fjalorin, aq më interesant e më me vlerë ngjan! Fjala pra nuk është vetëm te gabimet gjuhësore, po te mendësia e sotme, te kultura, te mënyra si shprehen mendimet, si krijohen marrëdhëniet, si përcillet morali dhe vetë jeta, si komunikohet esi krijohet besimi e mosbesimi, të cilat pasqyrohen e tramsmetohen nëpërmjet gjuhës së folur nganjëherë edhe me blic, pra menjëherë sa hapet goja. Edhe ajo që tash quhet elitë në Shqipëri e ka gjuhën po aq vulgare, ndoshta edhe ca më keq se vulgu i rrugës.

Gjuha e këtyre vipave vulgarë që na flasin nga ekranet përnatë, pra gjuha jonë po shërben më shumë për të shfytyruar marrëdhëniet njerëzore, për të ndezur se sa për të shuar konfliktet e mosmarrëveshjet ndërnjerëzore. Shumë njerëzve gjuha u vlen më tepër për t’u grindur, mashtruar, sharë, gënjyer, përbaltur, shpifur e moskomunikuar, se sa për të ndërtuar ura, ujdira, mirëkuptim, marrëveshje, harmoni e paqe.
Populizmi ka mundësuar që rruga në Shqipëri të jetë bërë e rrezikëshme, të jetë e zaptuar nga një gjuhë me dinamit që shpërthen dhe e ndez zjarrin e sherrit e sharjes edhe pa shkrepse, vetëm pse dikë e ke parë shtrembër apo se një të forti i ke gërvishtur padashje makinën. Shumë vrasje e krime në Shqipëri vijnë e burojnë nga keqpërdorimi i gjuhës. Një i huaj më ka pas thënë: ju shqiptarët atë që kushton më pak dhe vlen më shumë nuk e dini…Cilën?-e pyeta. -Fjalën e mirë! Ne themi me qejf e me ngut fjalën e keqe, atë që fyen e poshtëron, ngaqë kujtojmë se vënë përfund dikë ne lartësohemi vetë. Edhe zyrat e pushtetit e të gjykatave, mjediset e policisë e vecanërisht të shkollave janë mjedise të një gjuhe vulgare ku kryefjalë janë sharjet, poshtërimi, qësëndisja, fyerja, ofendimi, shpifja e nevojtarëve dhe e më të dobtëve… Kuvendi i Shqipërisë është padyshim shëmbulli dhe modeli më qënësor i gjuhës që të çon herë te vulgariteti, herë te dinamiti, herë te urrejtja, herë te shpifja… Politika është përgjegjësja kryesore dhe autorja e bindjes së krijuar se superior të bën gjuha vulgare dhe agresive; se i predispozuar për të bërë karrierë të shpejtë në çdo parti a zyrë shqiptare është ai që di të shajë publikisht më shumë, ai që “gjuan” më mirë e më fort, ai që tall e përqesh më mirë! I aftë, i mençur, burrë i vërtetë, udhëheqës historik është ai që e ka gjuhën e ndyrë, ai që poshtëron e ve përfund”armikun”.. Nuk është e rastit që në Shqipëri krerët më të lartë të shtetit, pavarësisht nga fakti në janë në pozitë apo në opozitë, marrëdhëniet me vartësit si dhe autoritetin e tyre absolut e vendosin nëpërmjet gjuhës vulgare, me ndihmën e sharrjeve të ndyra, të poshtërimit të paturpshëm e të pakursyer të vartësve. Edhe media, natyrisht, ndihmon e ndikon në këtë drejtim. Të gjithë së toku po ndikojmë dhe po ndihmojmë përditë, qoftë edhe padashje që të vulgarizohet sa më shumë e sa më shpejt gjuha shqipe. Pa e ditur se kësisoj helmojmë edhe veten tonë, familjen dhe shoqërinë.
Ndoshta kjo ka qënë edhe arsyeja e vërtetë përse Berisha shkriu me një të rënë të shkopit albanologjinë e veçmas Institutin e Gjuhësisë. Me sa duket, në këto vite të rrokopujta shkencëtarët e gjuhës dhe sidomos mësuesit e gjorë të shkollave janë ndjerë, ç’është e vërteta, kryekrejt të pafuqishëm të ndalin këtë rropamë kombëtare që ka mbjellë kjo sherr-politikë kaq e përdalë, kaq gjuhë ndyrë!

***

Gjuha është fytyra e vërtetë e një kombi, po edhe e çdo njeriu, është veshja e vërtetë e qënies së tij; prej gjuhës një njeri i kulturuar mund të kuptojë fare lehtë se me kë ka të bëjë: me një të ditur, apo me një kafshë, me një jugor, apo me një verior, me një të shkolluar e të kënduar, apo me një “dru me pre” të veshur firmato, me një të edukuar për së mbari apo me një papagall snob që nuk ka asnjë princip e skrupull moral… Për të kuptuar një njeri nuk mjafton moda, luku, veshja, krehja, por gjuha; vini re: sa hap gojën një miss injorante, bukuria e saj kthehet menjëherë në një shëmti që të ngjall vetëm krrupë e përbuzje, ashtu sikundër një njeri i shëmtuar mund ta bëhet sakaq simpatik. Në sallonet mondane të Londrës sa hap gojën të kuptojnë se ç’farë shtrese i përket. Në Rusi, në sallonet aristokrate, quhej vetëposhtërim i pafalshëm të flisje rusisht, po vetëm frëngjisht. Por tek ne ka lindur një modë e çuditshme që nuk egziston kurrkund: të folurit qëllimisht sa më vulgarisht, sa më llumërisht jo vetëm me fjalor e me fonetikë, po edhe me një sintaksë allasoj që u shkon përshtat vetëm të pagdhëndurve të pandreqshëm. Ky lloj tipi social kujton se tërheq vemendjen, apsi ai është më se i bindur se vetëm me nhë të tillë gjuhë/sjellje mund të pranohet në shoqërinë e lartë e në atë të pabeve si një person interesant, origjinal, pse jo edhe i ditur, si një njeri i kohës, me një fjalë si një modern i vërtetë!

Sidomos në Tiranë duket sikur ka një garë të pashpallur: kush flet sa më vulgarisht, kush guxon e shan publikisht nga nëna e motra, kush përdor fjalë të ndyra në publik, kush shkërdhatëron gjuhën nëpër media në favor të partisë a të liderit, kush përdor zhargone e katundarizma nëpër zyra, kafenera e partira, kush flet vulgarisht edhe në familje, ai beson se është i fortë, burrë safi, ai/ajo ka sukses, ai/ajo quhet i kohës, ai/ajo është modern, i suksesëshëm, i papërballueshëm, dmth vip i vërtetë!… Kështu, nëse të ndalon për një kundërvajtje një polic, po u solle me të si i kulturuar, po i the më fal e të lutem, ke për të ngrënë gjobën, ama po e shave, po e poshtërove, po përdore gjuhën e një rrugaçi sypatrembur e kokërruar, ai ul bishtin e të kërkon ndjesë… Gjuha shqipe aktualisht është si një femër e palarë dhe përdalë që as nuk tenton të vërë pudër, xhel, apo parfum, si ç’bëjnë do të rinj të sotëm që kuptohen që janë injorantë nga përbrënda, sa hapin gojën e shqiptojnë fjalën e parë: ç’kina mër jahu?”.

Në një administratë duhej të përdorje patjetër fjalën “filozof ” pas çdo fjalie që të provoje se “je i yni”; sikundër në një tjetër doemos duhet të përdorësh nëndialektin e shefit, gjuhën e urrejtjes e mllefit për “armiqtë”e tij e të partisë së tij që mos “të të zerë reforma” e që të provosh se edhe ti “je i yni”.…Jo, nuk janë shkak vetëm efektet e globalizmit, të hapjes së Shqipërisë, të ndikimit të anglishtes ndërkombëtare, të lirisë së fjalës, të modës e të shoqërisë së konsumit shkaktarë kryesorë; vulgarizimi i shqipes dhe i jetës sonë të përbashkët deri në këtë farë feje nuk ka ardhur as vetëm e as thjesht nga shpërthimet demografike, dmth nga nakatosjet e popullsisë urbane me atë rurale, nga sundimi i shumicës rurale, po më së shumti nga sundimi i beftë e absolut i injorancës e gjysmë analfabetëve në mbarë hierarkinë shqiptare, në të gjitha nivelet, që nga ato shkencore, administrative, mediatike e politike e deri te rruga, te lokalet e pabet, si dhe te drejtësia e “gjashtëmujorëve”. Kultura e spektakleve, kultura e imitimit, kultura e misseve, kultura e ambalazhit dhe e xhelit dhe mbi të gjitha kultura e urrejtjes janë sovranët e sotëm në shoqërinë shqiptare.

***

Më së tepri shkërbërja e gjuhës ka ardhur nga përthyerjet e rënda që kanë ndodhur në familjen shqiptare, në shoqërinë tonë, veçmas në shkollën tonë, në moralin tonë, në kulturën tonë, në sjelljen publike të të shquarve, dmth të atyre që sot quhen vipa, të atyre që flasin nga podiumet e larta të politikës, në marrëdhëniet tona njerëzore e familjare e veçanërisht në ato të rrugës që tashmë është ngjizur me agresivitet dhe artificilitet, me snobizëm, gënjeshtra, padituri,fjalor vulgar e të ndyrë që vështirë se mund të përballohen. Rruga është institucioni më i pakontrollueshëm dhe më autonom në jetën tonë. Rruga ndikon e drejton jo vetëm fëmijët, po edhe të rriturit. Ndikimi i rrugës është hë për hë i papërballueshëm. Rruga të vret, rruga të jep lavdi, rruga të poshtëron, rruga të le papunë ose të jep punë, rruga të bën të shquar, ose lypës, rruga e bën modën, rruga ndot jo vetëm ajrin, rruga përcakton sjelljet, normat e moralit, ajo ka në dorë madje edhe politikën, që ndonëse ngjan si “një zonjë e randë”, është rruga që përcakton kush do të jetë sot shumicë: Nuk ka asnjë dyshim që partia që zotëron rrugën, dmth ajo që mbush sheshet e metingjet ajo e merr pushtetin! Pra është rruga ajo që përcakton se si duhet të jetë edhe gjuha e komunikimit jo vetëm mes krerëve, partive, po edhe mes shqiptarësh.

Gjuha jonë drejtohet nga rruga që i ngjan shtegut të dhive, jo se nuk ka asfalt, as vija të bardha, as semaforë, por se edhe kur në ndonjë udhëkryq del ndonjë semafor, meqë nuk ka drita, mund të mos e respektosh sinjalistikën, aq më tepër po të jesh “i madh”, dmth i fortë. Në rrugët e Shqipërisë burraty e shtetit janë ata që nuk respektojnë semaforët! Pra në të gjitha rrugët tona, që të kesh sukses e të tërheqësh vëmendjen patjetër duhet të flasësh e të sillesh sa më ndyrësisht. Sa më agresiv të jesh në rrugët e Shqipërisë, aq më kollaj të hapen dyert e aq më shumë të nderojnë. Me prona të pamerituara kryesisht janë bërë pikërisht ata që e patën shthurrur gojën dhe e bënë gjuhën agresive që në fillim të herës. Karrierë nëpër partira kanë bërë pikërisht ata që janë më gojështhurrurit e më gojëndyrët. Të lavdishëm,”historikë”e të paprekshëm aktualisht janë ata që nuk e kanë për turp e për marre të dalin nëpër podiume, ekrane e nëpër gazeta e të bëjnë rezil sidomos ata që janë treguar të ndershëm, të drejtë e të pambrojtur, ata që ende kanë namuz e cipë në ballë…

E teksa shkruaj këto rreshta, më vjen në kujtesë një poezi e shkurtër e Brehtit, të cilën ma pat dhënë i ndjeri Robert Shvarc: “Luftova me luanët dhe fitova, me gjakun tim ushqeva çimkat, por për të më ngrënë, më hëngrën mediokrit!”Nuk e di nëse kam të drejtë të them se kjo poezi ndoshta e meriton të ketë për titull:”Fati i sotëm i Shqipes”.

nga Kiço Blushi / Gazeta Shqiptare
 
o nostra vete e ke shkrojture kete artikull mo
eshte me gjithe per te ardhure keqe nuk e di se cfare fitojne duke folure ne kete mynyre tani nuk e dime a do dale ndonje p... seme qe ti beje disa kombinime te tjera flamurit dhe mos i themi me vetes shqipetare
 
Sakte, plote e bukur..C'ti shtosh me ketij artikulli kaq komplet.
Eshte me te vertete per te ardhur keq kur degjon njerez qe flasin si te paqyteteruar.

Eshte per te ardhur keq qe njerezit po varferojne gjuhen baze..Eshte per te qare "me Oى" kur sheh qe ka njerez qe mundohen sa me shume te mbajne ngrohte gjuhen meme duke qendruar jashte Shqiperise dhe te tjere qe e mohojne plotesisht!:(:qaj:
 
eshte bere si gje normale ne fakt fjalori i piset dhe i moderuar ne forma nga me te ndryshmet
dhe eshte e vertet qe ne administrate e degjon me shpesh se ne rruge nje fjalor te tille se as fjalor nuk mund te quhet kur degjon kreret e shtetit te flasin ne zhargon cmund te beje populli?!!!!
 
Ketu kemi nje problem te vogel moskuptimi.ky problem vjen si rezultat e nje pyetje?
A kemi ne fuqi ekonomike te arrijme nje unifikimin e plote te gjuhes.Ne kete unfikim te plote quaj futjen brenda gjuhes Shqipe te dialektit Geg.Me dialekt Geg kuptoj formen e paskajores se saj si dhe gjithe prodhimet e saj si folje,emra e te tjera te paperfshire politikisht ne gjuhen zyrtare te 1972.
Nese ne nuk kemi fuqi ekonomike si dhe nuk kemi njerez te afte ta bejme eshte me mire te leme gjuhen zyrtare te 1972.Cdo tenative ndarje te gjuhes shqipe eshte antishqiptarizem i plote dhe vazhdimi i prishjes se qellimshme te saj..
 
Ketu kemi nje problem te vogel moskuptimi.ky problem vjen si rezultat e nje pyetje?
A kemi ne fuqi ekonomike te arrijme nje unifikimin e plote te gjuhes.Ne kete unfikim te plote quaj futjen brenda gjuhes Shqipe te dialektit Geg.Me dialekt Geg kuptoj formen e paskajores se saj si dhe gjithe prodhimet e saj si folje,emra e te tjera te paperfshire politikisht ne gjuhen zyrtare te 1972.
Nese ne nuk kemi fuqi ekonomike si dhe nuk kemi njerez te afte ta bejme eshte me mire te leme gjuhen zyrtare te 1972.Cdo tenative ndarje te gjuhes shqipe eshte antishqiptarizem i plote dhe vazhdimi i prishjes se qellimshme te saj..

Orakull, degradimi i gjuhes tone ne ditet e sotme vjen si rezultat i tranzicionit te pergjithshem, ne cdo aspekt shoqeroro-social.

Me kujtohet qe ne fillimet e renies se komunizmit qe ishin te ashtequajturit "vandale" ata qe perkrahen masivisht keto levizje qe u shoqeruan me shkaterrim, djegje, vjedhje etj etj.

Mbaj mend qe ishin pikerisht shtresa me e ulet e shoqerise, mbase dhe me e vuajtura, me e pashkolluara qe cuditerisht u ngriten neper poste, detyra te ndryshme.

Ishin keta njerez te pashkolluar qe sistemi komunist ua kishte mbyllur gojen duke ua futur palcen deri ne gryke, qe pikerisht pas viteve 90' filloi hakmarrjen e ndyre. Duke qene te paditur, te pashkolluar, pa ide, pa platforma dhe vizion per te ardhmen, shkaterruan dhe shkaterrojne sa te mundem rregullat, ligjet, moralin shoqeror.

Pastaj keta adoloshenta te pandreqshem u rriten, blene grate e tyre dhe shiten motrat e te tjereve neper Europe dhe sollen krijesat e tyre.

Jane po keta tipa qe edhe pse patologjikisht te deformuar, fjalet e para qe u mesonin femijeve ishin te sharat nga ropt dhe qe hargalisen dhe jargaviten kur femija i tyre gjuan me tulle nje kalimtar te zakonshem.
Jane keta prinder qe "edukojne" femijet e tyre larg shkolles, larg rregullave.
Keta tipa sot kane edhe bizneset, kane lidhjet me politikanet, nese nuk jane vete te tille, kane ngrene zemren e kultures tone dhe kane mbledhur nje antikulture qe fillimisht dhe thelbesisht shfaqet tek gjuha e folur.
Sepse gjuha (e folur dhe e shkruar) nuk eshte thjesht komunikim, gjuha pasqyre e vlerave te nje njeriu, te nje kombi...
 
Me pelqeu shume ky artikull ,megjithese e lexova perciptazi per shkak te lodhjes sime ,por kuptimin e mora sigurisht.
Eshte per te ardhur vertet keq ,per brezat e rinj, qe nuk dine te flasin shqip dhe kjo per faj te injorances prinderore ,nuk mendojne qe gjuhet e vendeve ku femijet do jetojne do i mesojne duan apo jo....
Pushtetaret, jane bere per t'u qare hallin ,se vetem shqipe nuk mund te quhet gjuha qe ata flasin,mediat me kaq shume fjale te huaja ta shpifin....
Shumica jane injorante dhe nuk e dine mire shqipen ,ndersa nje pjese e mire flasin gjysem per gjysem, shqipen te gershetuar me nje gjuhe tjeter.
Shqipja nje skandal me vehte
I urrej ata qe nuk e dine mire gjuhen shqipe cfaredo qofshin ,me nervozojne tek i degjoj rastesisht
 
Me pelqeu shume ky artikull ,megjithese e lexova perciptazi per shkak te lodhjes sime ,por kuptimin e mora sigurisht.
Eshte per te ardhur vertet keq ,per brezat e rinj, qe nuk dine te flasin shqip dhe kjo per faj te injorances prinderore ,nuk mendojne qe gjuhet e vendeve ku femijet do jetojne do i mesojne duan apo jo....
Pushtetaret, jane bere per t'u qare hallin ,se vetem shqipe nuk mund te quhet gjuha qe ata flasin,mediat me kaq shume fjale te huaja ta shpifin....
Shumica jane injorante dhe nuk e dine mire shqipen ,ndersa nje pjese e mire flasin gjysem per gjysem, shqipen te gershetuar me nje gjuhe tjeter.
Shqipja nje skandal me vehte
I urrej ata qe nuk e dine mire gjuhen shqipe cfaredo qofshin ,me nervozojne tek i degjoj rastesisht

Ia vlen ta lexosh artikullin deri ne fund, nuk eshte kohe e humbur, perkundrazi...
Durimi prandaj edhe eshte virtyt !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top