Shkencëtarja shqiptare që “u jep shpirt” robotëve

Arfenilla

Themelues i Forumit
Inxhinierja 27 vjeçare, Shqipe Lushta-Jakupi, është asistente në një shkollë të lartë teknike në Gjermani. Specializimi i saj i ngushtë është konstruktimi i robotëve

Kur ka qenë e vogël, në lojërat fëmijërore me motrën, Shqipja gjithnjë ka zgjedhur të luajë rolin e inxhinieres, profesion ky të cilin e ushtronin babai dhe xhaxhai i saj, dikur moti, në Pejë.

“Ishin vitet 1991- 1992, kur si shumicën e Intelektualëve edhe prindërit e mi i larguan nga puna dhe i përndoqën. Kështu, ata u detyruan të largoheshin nga Kosova, dhe të vendoseshin këtu, në Gjermani. Ne atë kohë, unë me motrën time binjake, Vlorën, ishim 6 vjeçe, ndërsa vëllai Valoni, 3 vjeç”, nis rrëfimin e saj për albinfo.ch, Shqipe Lushta-Jakupi, inxhinierja e sotme e mekatronikës, eksperte e robotëve dhe asistente në Shkollën e Lartë Teknike në Friedberg të Gjermanisë.

Siç po shihet, “profecia” e saj nga lojërat e fëmijërisë sot mund të quhet e realizuar.

“Këtu, në Gjermani, Gieكen, së bashku me motrën time Vlorën, kryem shkollën fillore dhe gjimnazin. Këtu pastaj na ndahen rrugët me motrën binjake, pasi që ajo zgjedh të studiojë fizikën mjekësore ndërsa unë makinerinë. Pas diplomimit unë filloj të punoj si bashkëpunëtore profesionale (asistente) në Technische Hochschule Mittelhessen në Friedberg, ndërsa motra ime Vlora si inxhiniere e Fizikës në rrezatimin e Kancerit, punon në Klinikën e Wetzlarit.

Por si u bë që Shqipja të zgjidhte një profesion që, sipas klisheve të njohura merret më shumë si “profesion meshkujsh”?

“Po, veç ëndrrës nga fëmijëria, mund të them se “fajtor” tjetër për këtë përcaktim ka qenë matematika. Kjo ishte lënda që më pëlqente më së shumti gjatë shkollimit të mesëm, dhe, kjo lëndë ka aplikim mjaft të madh në makineri”, thotë Shqipja.

Pastaj ajo na e sqaron, me gjuhë të kuptueshme edhe për ne, laikët, se mekatronika është një shkencë ndërlidhëse në mes të makinerisë, elektronikës dhe Informatikës, dhe që më shkurt mund të përkufizohet si makineria moderne.

Më tutje Shqipe Lushta-Jakupi përpiqet të na e sqarojë se çfarë bën ajo konkretisht në Shkollën e Lartë Teknike THM Fiedberg.

“Në laboratorin e robotikës, sensorëve dhe aktorëve, unë mbaj ushtrimet në mekatronikë. Kjo nënkupton punë në realizimin dhe programimin e pjesëve të robotit (mikrokontrolli), programimin e programit LabView dhe programimin simulues të mekanizmave (Adams). Mbaj po ashtu edhe ushtrimet me studentë në lëndën e mekanikës dhe jam udhëheqëse e laboratorit për prova dinamike të materialeve”.

Më tutje ajo hyn në thelbin e asaj që ne na intereson më shumë dhe që në fakt është specializim i saj, në konstruktimin e robotëve.

“Duhet thënë se në THM Fiedberg, përveç njohurisë teorike, studentët kanë mundësi të marrin edhe dijeni praktike në konstruktimin e robotëve: Realizimin e mekanizmave të ndryshme, realizimin e pllakave elektronike dhe programimin e mikrokontrolleve që nënkupton llogaritjen dhe planifikimin kinematik të mekanizmave të caktuar. Mikrokontrolli (truri i robotit) është pjesa që ka funksionin kryesor te robotët, me të programohen të gjitha lëvizjet lineare dhe rrotullimet e motorëve, si dhe bëhet programimi i të gjitha sinjaleve periferike”, vazhdon Shqipja.

“Studentët te ne kanë mundësi të njihen me projekte të ndryshme të realizuara siç është modeli i helikopterit me 4 motor (Quatrokopter), roboti 4 këmbësh, pastaj me programimin e robotit industrial etj. po ashtu, kemi marrëveshje me disa shkolla të mesme që në çdo fillim të vitit shkollor t`u mbajmë kurse të shkurta mbi robotikën. Kjo është edhe një mënyrë që të bëjmë një reklamë për të “rekrutuar” studentët e ardhshëm dhe njëkohësisht edhe një informim të nxënësve lidhur me robotikën. Informimi është i thjeshtësuar, për nivelin e nxënësve”.

Po sa larg është Kosova, ku janë shqiptarët në përgjithësi në fushën e robotëve dhe, nëse janë diku, a ka Shqipja ndonjë kontakt me zhvillimet eventuale atje?

اuditërisht, ajo u përgjigjet pozitivisht të dy pyetjeve. Dhe me këtë na bën të kuptojmë se as Kosova nuk është krejtësisht jashtë orbitës së zhvillimit të robotikës.



555237_329014993870442_1263712810_n.jpg

“Me hapjen e degës së mekatronikës në Universitetin e Prishtinës, kam pasur një vizitë të shkurtë në laboratorin e prof. dr. Agron Pajazitit si dhe një kontakt të shkurtë me prof.dr. Arbnor Pajazitin. Ky i fundit është ekspert i robotikës dhe autor i librit „Bazat e robotikës“, njëherësh profesor në këtë fakultet. Me atë rast u informova lidhur me projektin e tyre mjaft interesant të robotit për zbulimin e mjeteve eksplozive (minave), na shpjegon tutje Shqipja.

“Pas bisedës me profesorin tim, prof. dr. Brillowski mund të them se ne si shkollë e lartë e specializuar jemi të gatshëm të pranojmë studentë që mund të vijnë për të bërë përgatitjen e temës së diplomës në laboratorët tanë. Kur po them studentë, kuptohet që mendoj si për studentët e Prishtinës po ashtu edhe për studentët e Tiranës dhe ata të Universitetit të Tetovës”, shprehet inxhinierja, mbase e vetme shqiptare e robotikës, Shqipe Lushta-Jakupi.te
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top