Shkencëtarët zgjojnë njeriun që për 15 vjet ishte në koma

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Shkencëtarët zgjojnë njeriun që për 15 vjet ishte në koma


1-558-780x439.jpg

Kishte pasur vetëm 20 vjet kur në vitin 2002 pësoi një aksident komunikacioni. Pas këtij aksidenti mbeti i shtrirë, pa pasur asnjë reaksion.

Para disa muajve për rastin e tij janë interesuar ekspertët e qendrës nacionale së Francës për kërkime shkencore.

Ata filluan t’i lëshojnë impulse elektrike me fuqi të një miliamperi, në mënyrë që tashmë 35-vjeçari të hapë sytë. Personi i rënë në koma ka nisur të lëvizë kokën, të hapë dhe të mbyllë sytë kur dikush i afrohet para fytyrës. Deri te kjo kanë sjellë impulset e dobëta elektrike, të cilat i lëshohen përmes “nervus vagus”, një nga 12 çiftet e nervave të trurit. Ky nerv luan rol edhe te zgjimi, rregullimi i stresit dhe disa studime kanë treguar se është i dobishëm edhe te njerëzit me epilepsi dhe depresion.

Mjekja Angela Sirigu dhe ekipi i saj rezultatet e këtij suksesi i kanë publikuar në revistën “Current Biology”.



/Kp
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top