Shkencëtarët zbulojnë shkaktarin e budallëkut

Guest2

Antarë i Respektuar
Shkencëtarët-zbulojnë-shkaktarin-e-budallëkut-480x341.jpg

Një grup shkencëtarësh amerikanë, kanë arritur që të masin jo nivelin e inteligjencës, por të budallëkut. Ndonëse për ju përbën çudi, kjo tashmë është e konkretizuar me fakte shkencore.

Kërkuesit kanë arritur që të zbulojnë një virus, i cili është përgjegjës për budallëkun. Ai quhet virusi i algave dhe është shkaktari i budallëkut tek njeriu. Virusi i algave nuk ishte observuar kurrë më parë tek truri i njerëzve të shëndetshëm dhe u zbulua se prekte funksione konjitive të tilla, si përpunimi visual apo nocioni i hapësirës.

Kërkimi në fjalë u realizua nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Nebraskas, SHBA, teksa po zhvillonin një tjetër studim në lidhje me mikrobet në fyt. Ata zbuluan se ADN-ja që gjendej në fytin e njerëzve të shëndetshëm, ishte e njejtë me atë të një virusi. Për të realizuar këtë studim morrën pjesë 90 persona dhe 40 prej tyre rezultuan mbartës të algave.

Studiuesit vunë re se ata që rezultuan pozitiv, performonin shumë më keq në teste të dizenjuara për të matur procesimin visual dhe nocionin e hapësirës. /albeu
 
Titulli: Shkencëtarët zbulojnë shkaktarin e budallëkut

hahahahahahaha paskemi shpetuar,pertej te qeshures qe nuk e mbaje dot ne keto momente;
Studimi interesant, duhej ta kishin zbuluar me pare,sepse viruse neurotike te tilla normale, qe prekun trurin si forma e gripit kur jep temperature te larte.etj etj.
 
Titulli: Shkencëtarët zbulojnë shkaktarin e budallëkut

Po flasim per budallallekun si semundje gjenesh? E lindur?!
Apo per budallallekun njerezor me te cilin perballemi cdo dite e moment. Ne fund te fundit edhe me i zgjuari ka nje doze budallalleku ne perberjen e tij.
 
Titulli: Shkencëtarët zbulojnë shkaktarin e budallëkut

mka ber te qeshi kjo temë....

Si kemi mundesi ti sjellim keta shkencëtar edhe ne forum, ndoshta do zbulonin edhe diq tjeter të re ketu mes nesh.
 
Titulli: Shkencëtarët zbulojnë shkaktarin e budallëkut

Varet se si e definojmë budallallëkun: në rend të parë bijnë
të gjithë kryetarët e shteteve me nga një apo 2 fakultetet
të kryera, me një fjalë liderët që vetë i zgjedhim e na kajnë nënën.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top