Shkencëtarët zbulojnë se shpirti nuk vdes

Guest2

Antarë i Respektuar
1-330.jpg


Duket se truri njerëzor mund të jetë i ngjashëm me një “kompjuter biologjik”, dhe se vetëdija njerëzore mund të jetë si program i cili udhëhiqet nga një kompjuter brenda trurit.

اfarë është edhe më mahnitëse, është fakti se pasi dikush të vdes, “shpirti i tyre rikthehet në univers, dhe nuk vdes” – transmeton Telegrafi.

Të paktën kështu thotë fizikani amerikan Dr. Stuart Hameroff dhe fizikani i matematikës z. Roger Penrose, ku që të dy thonë se shpirti mirëmbahet në mikro-tubtha të qelizave të trurit.

Këta dy shkencëtarë i referohen këtij procesi si Reduktimi Objektiv i Orkestruar apo “Orch-OR”.



Kur qeniet njerëzore të kenë pësuar vdekje klinike, mikro-tubthat në tru e humbasin gjendjen e tyre, por prapëseprapë janë të afta të marrin informacione brenda tyre.

Kjo teori së fundmi është bërë e ditur edhe në emisionin televiziv “Through the Wormhole”, në të cilin Dr. Hameroff e shpjegon këtë temë: “Le të themi se zemra pushon së rrahuri, qarkullimi i gjakut ndalon; mikro-tubthat e humbin gjendjen e tyre. Informacionet kuante brenda mikro-tubthave nuk shkatërrohen, nuk mund të shkatërrohen, por thjesht shpërndahen në univers. Nëse pacienti ringjallet, pra kthehet në jetë, këto informacione kuante mund të rikthehen në mikro-tubtha dhe pacienti thotë se ka pasur një vdekje klinike. Nëse pacienti nuk ringjallet dhe vdes, është e mundshme se informacionet brenda mikro-tubthave të ekzistojnë edhe jashtë trupit të tij, pra në formën e shpirtit”.

Fjalët e Hameroffit thonë se shpirti njerëzor është më shumë se një ndërlidhje e neuroneve në tru. Në fakt, teoria e tij thotë se shpirti njerëzor ekziston qysh nga fillimi i kohës.
Telegrafi
 
Pff na eshte bere kjo vdekja si film horror... :(

Zihemi ,haemi,cahemi,prishim terezine..nxjerrim vrrer ,tallim menderen me ke gjejme "te dobet"....e ne fund cfare?

Nje hic mbetesh,ushqim per krimbat e gjarperinjte si tere...Ca shpirti do japesh,ceshtja eshte?!
 
I bie te jemi nje hic,te vuajm per mbijetes te studiojm te luftojm per 1 jet sa me te qet e te lumtur.
Te mposhtim ke njeri na del para e ne fund futemi nen dhe.
Dmth i bie qe kto dit ti jetojm ne paqe e jo ne urrejtje.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top