Të punuarit më pak mund të ndihmojë në shpëtimin e planetit, thonë shkencëtarët. Pothuajse të gjithë e shijojnë një pushim zyrtar, një pushim tre ditor nënkupton më shumë kohë për të kaluar me familjen, për të shëtitur botën dhe të qetësoheni nga presioni i një jete vetëm me punë, shkruan DailyMail.
Imagjinojeni sikur në vend të disa ditëve gjatë vitit, njerëzit të kenë tre ditë pushim çdo javë. Kjo nuk është vetëm një ide e mirë. Alex Williams, profesor i sociologjisë në Universitetit e Qytetit të Londrës, sqaron pse do të ishte mënyra më e mirë për të kontribuar në mjedis.
Sipas tij, puna katër ditë në javë do të bënte që njerëzit të jenë më kreativ dhe të kenë shëndet më të mirë. Shumë punë do të largoheshin e gjithashtu njerëzit do të ishin më të qetë e me më pak stres.
syri.net