Shkencëtarët arrijnë të numërojnë krateret në Mars

Tuana

Nada é por acaso!
Shiko fotografinë 1425766

Për herë të parë shkencëtarët e universitetit të Kolorados, arritën të numërojnë krateret në planetin e kuq, të cilët arrijnë në 635 mijë.
Studimi, me në krye Stuart Robbins, u prezantua në revistën shkencore “Journal of Geophysical Research-Planets”, që i përket Unionit të Gjeofizikës Amerikane.
Informacionet rreth kratereve, janë disponuar falë misioneve të shumta të kryera gjatë këtyre viteve, nga satelitë dhe anije të ndryshme hapësinore, ku shumë prej tyre ndodhen ende në orbitë rreth marsit dhe vijojnë ta studiojnë atë me kujdes.


Baza e të dhënave që u krijua, më e madhja deri më tani për marsin, hedh më shumë dritë rreth historisë së tij dhe do ndihmojë të çmohen koha e krijimit të rajoneve të ndryshme dhe kratereve në sipërfaqen e tij.

Shumë prej kratereve të mëdha të krijuara si pasoj e përplasjeve të fuqishme, konsiderohet se kanë krijuar sisteme hidrotermale, të cilat dhe ato me radhë ndoshta kanë përbërë ambiente të përshtatshme për të mirëpritur mikroorganizma, nën pretendimin se në atë kohë në sipërfaqen e marsit të ekzistonte ujë. Por, nga ana tjetër, përplasjet e mëdha me asteroid dhe komitët në një planet, mund të zhdukin llojet e jetës, ashtu siç ka ndodhur dhe në tokë (p.sh me asteroidin që u përplas me tokën para 65 milionë viteve dhe zhduku dinozaurët).

Në të gjithë sistemin diellorë, përfshirë këtu tokën dhe marsin, në fazat e tij fillestare, para 3.9 miliard vjetëve, ekzistonin valë të njëpasnjëshme “bombardimesh” nga trupa qiellor me dimensione të ndryshme, disa prej të cilëve shumë të mëdhenj dhe me pasoja tragjike pas përplasjes së tyre./albobserver.com/

 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top