Shkencërisht e vërtetuar: Çfarë i dallon njerëzit që lexojnë nga të tjerët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Shkencërisht e vërtetuar: Çfarë i dallon njerëzit që lexojnë nga të tjerët​

1618685199438.png

Nëse e keni patur të vështirë të gjeni miq të mirë, ndoshta nuk jeni shoqëruar me njerëz të cilëve u pëlqen të lexojnë libra

Shkencëtarët vërtetuan legjendën se leximi ju bën njerëz më të mirë.

Një studim i Universitetit të Kingston-it arriti në përfundimin se ata që lexojnë libra janë njerëz me inteligjencë të lartë emocionale, më të shoqërueshëm, të sjellshëm dhe më bujarë, shkruan Bustle.

Në një sondazh, njerëzit zgjodhën preferencat e tyre mes librave, filmave dhe shfaqjeve teatrale. Më pas iu nënshtruan një testi mbi ndërveprimin me njerëzit e tjerë, për të kuptuar sa të ndjeshëm janë ndaj tyre dhe sa të prirur janë të ndihmojnë.

Njerëzit që zgjodhën librat shfaqën aftësi më të lartë për të ndërvepruar në mënyrë pozitive me të tjerët, në krahasim me ata që thanë se u pëlqen të shikojnë filma dhe televizion.

Studimi shkoi edhe më larg, duke përcaktuar se cila lloj letërsie ndikon më pozitivisht tek inteligjenca emocionale e individit, citon Anabel.
Përfundimi?
Nëse të pëlqejnë romanet e gjinisë prozë letrare, je më i sjellshëm dhe i dashur me të tjerët; nëse të preferuarit e t’u janë romancat, do të thotë se ke më shumë empati dhe nëse të pëlqejnë librat satirikë, je një njeri mjaft i shoqërueshëm.

Dihet se leximi sjell shumë të mira, që nga përmirësimi i kujtesës, reduktimi i stresit dhe me këtë rast, zgjat edhe jetën, por tani e dini se ju ndihmon edhe të bëheni njerëz më të mirë. /Telegrafi/
 
Te lexosh dhe me qejf eshte nje ndjesi relaksuese dhe shume here sjell kurreshtje. Pervec kësaj te ben te jetosh shume eksperienca ndoshta te jetuara ose thjesht te enderruara. I gjithe sekreti qendron tek zgjedhjet qe behen per lexim. Zgjidh nje liber qe te terheq dhe kur mbyll faqen e fundit eshte si te mbyllesh nje eksperienc jete.
 
Me ndodhte kjo ne vitet e para te fakultetit. Duke qene se mesonim historine e arkitketures lexonim perdite mbi cdo qyteterim e vend. Edhe kishte raste me dukej sikur kam qene atje. Kur biente muhabeti une flisja tere pasion per XY vend saqe mpyensin: a e ke qene e? Ehe thoja... ashtu me duket sikur e kam vizituar. ?
 
Idem?
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top