Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Shkenca ka gati lajmin e madh të shekullit 21”

656496__B1OyjRciZ.jpeg

Ish-deputetja e Partisë Socialiste njëkohësisht fizikane, Mimoza Hafizi, njofton se “ekipet e eksperimenteve shkencore VIRGO dhe LIGO kanë kapur një valë gravitacionale gjatë 14 Gushtit të 2017”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo shkruan se “detektimi i tyre në shekullin 21 përbën një hap madhështor për progresin e shkencës dhe të njerëzimit”.

Hafizi njofton se “në koherencë me emocionet e këtyre ngjarjeve, nesër do të zhvillojmë në Akademinë e Shkencave një Forum interesant lidhur me Universin në Epokën e Valëve Gravitacionale”.

656496__SkSyj0cjZ.jpeg

Postimi i plotë i Mimoza Hafizit:

Prej një muaji, komuniteti ndërkombëtar i Fizikanëve po mban frymën duke pritur lajmin e një zbulimi të madh shkencor, kapjen e një Vale të re Gravitacionale. Flitej, njihej, përshpëritej, por secili diti ta mbante sekretin shkencor brenda kufijve të etikës së profesionit, derisa informacioni të konsolidohej qartësisht.

Para pak orësh lajmi u dha nga ekipet e eksperimenteve shkencore VIRGO dhe LIGO. Vala gravitacionale është kapur prej tyre me 14 Gusht 2017. Ajo është krijuar nga përplasja gjigande e dy vrimave të zeza hapësinore para mbi një miliardë vitesh.

Valët gravitacionale janë parashikuar nga Albert Einstein 100 vjet më parë. Detektimi i tyre në shekullin 21 përbën një hap madhështor për progresin e shkencës dhe të njerëzimit. Kam bindjen se çmimi Nobel i këtij viti do t’i takojë gravitacionit dhe valëve gravitacionale.

Le të presim 13 Tetorin e Nobelit të Fizikës!

Në koherencë me emocionet e këtyre ngjarjeve, nesër do të zhvillojmë në Akademinë e Shkencave një Forum interesant lidhur me Universin në Epokën e Valëve Gravitacionale.

Në foto duket observatori VIRGO, me krahë secili nga 3 km, detektor i një shkalle marramendëse teknologjie dhe serioziteti shkencor. Sytë e shkencës sot janë drejt tij.

Besoj se zbulime drithëruese shkencore po trokasin në derën e dijes njerëzore. ثshtë fati i brezit tonë për t’i kërkuar, gjetur dhe përjetuar.noa
 
Eh te jesh pjese e universit eshte fat.
Keshtu e "bomboni" i vogel toke eshte pjese e ti.
Sa me shume te dime aq me shume do mesojme ta dashurojme.
 
Me pak fjale cfare eshte kjo o Nevi? ???
 
Me pak fjale cfare eshte kjo o Nevi? ëëëëëë

hahahaha tashi po don me u tall,apo s"lexove shkrimin me siper?! :P

Gjithesesi zbulimi i nje vale te re do thote shume , jo per perfitimet se ato s"dihen akoma e do duhen kohe me i metafras si element te dobishem per ne.
Por mua me gezon qe cdo gje e re qe zbulojme ne univers cdo nerv ne te eshte nje hap drejt gjithesise se perbashket.

Me vjen keq qe jetoj ne toke e jo ne nje planet tjeter :(
 
hahahaha tashi po don me u tall,apo s"lexove shkrimin me siper?! :P

Gjithesesi zbulimi i nje vale te re do thote shume , jo per perfitimet se ato s"dihen akoma e do duhen kohe me i metafras si element te dobishem per ne.
Por mua me gezon qe cdo gje e re qe zbulojme ne univers cdo nerv ne te eshte nje hap drejt gjithesise se perbashket.

Me vjen keq qe jetoj ne toke e jo ne nje planet tjeter :(

Flm per iluminimin se drejt me thene po pertoja ta lexoja artikullin...?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back