Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030 .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
geldof.jpg


Këngëtari irlandez, Bob Geldof, ka thënë se Toka mund të shkatërrohet deri në vitin 2030">2030, si pasojë e ndryshimeve të mëdha klimatike. Aktivisti politik dhe ish-anëtari i grupit “Boomtoën Rats” i ka bërë këto deklarata para 8.000 delegatëve ndërkombëtarë në samitin e Johanesburgut, “Një botë e re”, ku tha se raca njerëzore shumë shpejt mund të zhduket.

“Do të ndodhë një zhdukje masive. Kjo mund të ndodhë gjatë kohës sonë. Shenjat janë se do të ndodhë, edhe atë shumë shpejt”,-citon "Telegraph" fjalët e Geldof.

62-vjeçari u është drejtuar të rinjve me fjalët: “Gjenerata ime dështoi më shumë se kushdo tjetër. Ju nuk duhet ta lini gjeneratën tuaj të dështojë. Lufta e radhës nuk do të jetë Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Dytë Botërore, por do të jetë fundi.

“Ndoshta nuk mund të arrijmë deri në vitin 2030">2030. Duhet ta marrim parasysh urgjentisht problemin e ndryshimit të klimës. اfarë do të bëni rreth kësaj. Bëhuni seriozë”./albeu.com/
 
Titulli: Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030 .

Boll pra e shtyte, pse juve do rrim t'ju presim ne....na merzitet duke na lene ne pritje! :P
 
Titulli: Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030 .

Do shkojm te jetojm ne Mal dhe ne bregdet njekohesisht... Ah sa bukur!

Dicka kshu...

47.jpg
 

Attachments

  • 47.jpg
    47.jpg
    181.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030 .

se ka probleme ne bote,kjo gje dihet,sidomos me ndryshimet e medha klimatike,mirpo kjo qe caktojn edhe date per fundin e botes,kjo po qe me duket qesharake, po do ja qellojn ndoshta ndonje dite,si ja kane fillu,2000,2013,2030,pastaj ndoshta 2060,e keshtu me rradh...
 
Titulli: Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030 .

E dhe kto si historia e ujkut,,, ujku sot ujku neser, kur te vij ujku sdo ju besojme pastaj :P... PErtej shakase, mire beni, shtyjeni, se mos keni gje ne dore pervec hamendesimeve :D
 
Titulli: Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030 .

Budalliqe ......
 
Titulli: Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030 .

e paska shty prapa!marr per ju se genjen,,,,, ne mezi kemi prit ate dit e keta ne shtyn si te dun vet. Turppppppppp::posta:
 
Titulli: Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030 .

Me duhet nje makine kohe te shtyj une ndonjerin ne ate vit.
 
Titulli: Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030 .

Per mendimin tim ka te drejtt .........
 
Titulli: Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030 .

Ah sa mire, kemi akoma kohe te shijojme kete bote "te cmendur".
Te pakten tani njerzit do qetesojne trute 15 vjet, nga ky fund i papritur dhe shume i ditur.
 
Titulli: Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030 .

lol une ate dite do e pres vdekjen me tuta plazhi...
gjith ato mekate qe kam bere,,ne ferr do shkoj
apo ska dhe flake zjarr atje:P
 
Titulli: Shkatërrimi i botës shtyhet për vitin 2030 .

Nuk them se ka te drejte se do marre njerezimi fund pas 15 vitesh por mendoj qe ka te drejte kur thot qe duhet te behet dicka patjeter ......
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top