Shkaqet përse meshkujt humbin interesimin pasi ta bëjnë për vete femrën

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0519155359723_m.gif


Shumica e meshkujve sillen si të marrë pas ndonjë vajze të caktuar apo pas ndonjë femre, gjithnjë deri në momentin kur i bëjnë për vete, e më vonë shumë shpejt humbin interesimin.
Kur të ndiejnë një dozë të caktuar sigurie, fillojnë aventurën e re, andaj vajzat thyhen shpirtërisht, ndërsa u mbeten shumë pikëpyetje në kokë.

Dëshmimi i dëshirueshmërisë
Ekziston një tip i caktuar meshkujsh, të cilët kurrë nuk “rriten”, kurrë nuk piqen dhe kurrë nuk e mposhtin frikën nga lidhja, martesa dhe obligimet. Ata tipa nuk dëshirojnë të humbin ndjenjën e lirisë, ndërkaq bërja për vete e gjinisë së kundërt vazhdimisht u shërben për t’u dëshmuar se akoma janë të dëshirueshëm.

Tipat garues
Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë meshkujt të cilët bërjen për vete të femrave e konsiderojnë si formë gare, sepse të gjithëve dëshirojnë t’u tregojnë se si ata mund të kenë vajzën të cilën e dëshirojnë, e pastaj shumë shpejt pushojnë të interesohen për to. Edhe pse pjesëtaret e gjinisë së bukur “ndizen” kur janë në prani të tyre, kujdesen që të tjerët t’i shohin bashkë, ato shumë shpejt mbeten me zemër të thyer dhe kërkojnë sfidë të re dashurore.

اfarë duhet bërë lidhur me këtë çështje?
Në vend që t’i bien me kokë murit, femrat gjithashtu duhet ta luajnë lojën e tyre. Mos u jepni përgjigje pozitive menjëherë dhe filloni t’i detyroni që sa më shumë të angazhohen rreth fitimit të simpatisë suaj, sepse meshkujt në atë mënyrë bëhen gjithnjë e më të zjarrtë. Gjithmonë mbani njëfarë distance, në mënyrë që pas shoqërimit afatgjatë dhe intensiv të mund të keni “as”-in nën mëngë me të cilin do ta befasonit. /Telegrafi/
 
Titulli: Shkaqet përse meshkujt humbin interesimin pasi ta bëjnë për vete femrën

Shkaqet p

p.s mundohu te ndryshosh ndonje fjali mi goc.
 
Titulli: Shkaqet përse meshkujt humbin interesimin pasi ta bëjnë për vete femrën

Po dihet bre ajo kur fiton nje trofe radhen e ka tjetri
 
Titulli: Shkaqet përse meshkujt humbin interesimin pasi ta bëjnë për vete femrën

Po dihet bre ajo kur fiton nje trofe radhen e ka tjetri

vertet? ate qe fitove hidhet ne kosh apo e mban ne vitrine :p
 
Titulli: Shkaqet përse meshkujt humbin interesimin pasi ta bëjnë për vete femrën

Zakonisht nue mban ne vitrin fotografin msheftas tjetres hahahhahaa e ate si person e qon ne te kalume
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top