Shiu i parë meteor i vitit 2013, kulmi më 3 janar

cent

...Lontano
UASHINGTON-Ky do të jetë shiu meteor i parë i vitit dhe do të zgjasë vetëm disa orë. Kulmi i djegies do jetë nesër, 3 janar, rreth orës 14.00 UTC.
Shiko fotografinë 1730437

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se pjesë të një asteroidi që rrotullohen rreth diellit për qindra vjet mund të shikohen nga toka këtë javë.

Meteorët e quajtur Quadrantid do flakërojnë në qiell kur të hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi rreth 145 mijë kilometra në orë dhe do të digjen 80 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.

Ky do të jetë shiu meteor i parë i vitit dhe do të zgjasë vetëm disa orë. Kulmi i djegies është nesër, më 3 janar, rreth orës 14.00 UTC (15.00, sipas kohës së Shqipërisë).

NASA thotë shikuesit në Azi do të kenë mundësinë për të parë numrin më të madh të këtyre meteorëve.

/d.b
 
Titulli: Shiu i parë meteor i vitit 2013, kulmi më 3 janar

Interesante !
 
Titulli: Shiu i parë meteor i vitit 2013, kulmi më 3 janar

Do thot neser? ajde ishall kjo nuk do deshton
 
Titulli: Shiu i parë meteor i vitit 2013, kulmi më 3 janar

Po dallohen lehte diten metoret?
Meqe qenka ne oren 3?
 
Pe: Shiu i parë meteor i vitit 2013, kulmi më 3 janar

Ndegjova dickja ne lajme...ta shohim cdo dale :P
 
Titulli: Shiu i parë meteor i vitit 2013, kulmi më 3 janar

A ndodhi gje? Se une spash gje..
 
Titulli: Shiu i parë meteor i vitit 2013, kulmi më 3 janar

Besoni , besoni iluzioneve te njerezve !

Per ty jane iluzione sepse ti edhe vete jeten tende e jeton si iluzionist duke besuar tek miku jot imagjinar dhe cdo lidhje i ben me te....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top