Shiten targat e veturës në të cilën u vra Kennedy dhe një meny e Titanikut

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një meny prej darkës së fundit të shërbyer në klasin e parë të pasagjerëve në bordin e anijes famëkeqe Titanik është shitur për 118 mijë e 750 dollarë në ankandin e së shtunës në Teksas.

Menyja e Titanikut ishte në mesin e një koleksioni të rrallë të gjërave që kishin mbijetuar nga anija e përmbytur, të cilat kishin dal në ankand,

Ndërsa edhe targat e regjistrimit të limuzinës së Presidentit amerikan John F. Kennedy, e cila e dërgoi atë në qytetin e Dallasit, rrugëtim në të cilin ai ishte vrarë më 22 nëntor të 1963, u shitën për 100 mijë dollarë.

Që të dyja, menyja dhe targat, u shitën te koleksionues të cilët kërkuan të mbeteshin anonimë.

Sipas shtëpisë së ankandeve “Heritage Auctions”, menyja e Titanikut ishte e vetmja që ekzistonte nga pasagjerët e klasit të parë nga 14 prilli i vitit 1912.

Targat e limuzinës së Kennedit ishin hedhur në mbeturina nga kompania e limuzinave në Cincinnati, ndërsa pronari i kompanisë Willard Hess i mori ato dhe i ruajti në mes të dy librave për t’i shitur më pas.

© KOHA


20151107235108819.jpg







20151107235114729.jpg
 
Titulli: Shiten targat e veturës në të cilën u vra Kennedy dhe një meny e Titanikut

Hall i madh per Ameriken qenka thash se mos shiten breket e Merlin Monros
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top