Kresha
A pretty face can never trick me
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 39,022
-
- Reagimet e mara
- 35,570
-
- Vendndodhja
- WorLd 0f dReAms

Persian: شیراز Shiraz; është qyteti i gjashtë më i populluar në Iran dhe është kryeqyteti i provincës Fars, popullsia e qytetit në vitin 2009 ishte 1.455.073. Shiraz ndodhet në jugperëndim të Iranit në rajonin Lumi i thatë. Shiraz ka një klimë të moderuar dhe ka qenë një qendër rajonale e tregtisë për më shumë se një mijë vjet.
Referenca e hershme të qytetit, si Tirazis, është në pllakat argjilore Elamite datuara në vitin 2000 pes. Në shekullin e 13, Shirazi u bë qendra kryesore e artit dhe letrave, në sajë të nxitjes së sundimtarit të saj dhe prania e shumë dijetarëve dhe artistëve persianë. Shirazi ishte kryeqyteti i Persisë gjatë dinastisë Zand nga 1750 deri 1781, si edhe për pak kohë gjatë periudhës Saffarid.
Shirazi është i njohur si qyteti i poetëve, letërsia vera dhe lulet. Fjala “shir” në persisht do të thotë “Luan”, por ajo gjithashtu mund të thotë “qumësht”. Ai është konsideruar edhe nga shumë iranianë të jetë qyteti i kopshteve, për shkak të kopshteve dhe pemëve frutore të shumta që mund të shihen në qytet. Shirazi ka komunitete të mëdha hebraike dhe të krishtera.
Historia e Shirazit Para-islamik
Historia e Shirazit është më e hershme, më shumë se 4000 vjeçare. Emri Shiraz përmendet në mbishkrime kuneiform rreth vitit 2000 pes, dhe gjendet në këndin jug perëndimor të qytetit Shiraz. Sipas disa gojëdhënave mitologjike iraniane, ai është ngritur nga Tahmuras Diveband, dhe pastaj ra në shkatërrim. Mostra më e vjetër e verës në botë, që daton në rreth 7,000 vjet më parë, u zbulua në kavanoza balte të zbuluara në rrethinat e Shirazit.
Në epokën Akamene, Shirazi ishte në rrugën nga Suza në Persepolis dhe Pasargade. Në Shāhnāma Ferdowsi-së është thënë se Artabanus V, Perandori Parthian i Iranit, zgjeroi kontrollin e tij mbi Shiraz. Ghasre Abu-Nasr (do të thotë “në pallatin e AbuNasr”) i cili është me origjinë nga periudha Parthian, është e vendosur në këtë fushë. Gjatë dinastisë Sassanide, Shirazi ishte në mes të rrugës e cila lidh Bishapur me Gur të Istakhr. Shirazi ishte një qendër shumë e rëndësishme rajonale nën sundimin Sassanid.
Periudha Islame
Porta Kur’ani ishte një pjesë e murit të qytetit të madh të ndërtuar nga perandoria Buwayhid. Qyteti u bë kryeqyteti i provincës në 693, pasi që pushtuesit arabë pushtuan Istakhr. Pasi ra Istakhr, rëndësia e Shirazit u rrit shumë gjatë administrimit të dinastive të ndryshme lokale. Perandori Buwayhid (945-1055) e bëri Shirazin kryeqytet dhe urdhëroi ndërtimin e xhamive, pallateve, një biblioteke dhe një mur të zgjeruar. Ai ishte kryeqendra edhe e Selxhukëve dhe Khwarezmid përpara pushtimit mongol.
Qyteti nuk u prish dhe u shkatërrua gjatë pushtimit mongol, pasi sundimtari lokal iu nënshtrua Xhenghis Khanit. Shirazi u kursye sërish edhe nga Timurlani, kur në vitin 1382 monarku lokal, Shah Shoxha ra dakord të dorëzohet tek pushtuesit.
Në shekullin e 13, Shirazi u bë një qendër kryesore e artit dhe letrave, në sajë të nxitjes së sundimtarit të tij dhe pranisë së shumë dijetarëve persiane dhe artistëve. Për këtë arsye qyteti u quajt al-Elm, Shtëpia e Dijes. Në mesin e poetëve të rëndësishëm iranianë, mistikë dhe filozofë lindur në Shiraz ishin poetët Sa’di dhe Hafiz, Roozbehan mistiku dhe filozofi Mulla Sadra. Kështu Shirazi është mbiquajtur edhe “Athina e Iranit”.
Gjeografia
Shiraz ndodhet në jug të Iranit dhe në veriperëndim të provincës Fars. Ai është ndërtuar në një fushë të gjelbër në këmbët e maleve Zagros 1500 metra (5200 ft) mbi nivelin e detit. Shirazi është 919 kilometra (571 mi) në jug të Teheranit. Një lumë sezonal, Rudkhaneye Khoshk (lumi i thatë), rrjedh nëpër pjesën veriore të qytetit dhe pranë Liqenit Maharloo. //orientalizmi.wordpress