Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

Love

βeℓℓe â๓e
45531.jpg

Të joshësh dikë me një shikim mund të jetë një krim. Ndoshta ju duket e pabesueshme por në Arabinë Saudite ndodh vërtetë.
Shoqata “Komiteti për Promovimin e Vlerave dhe Parandalimin e Veseve“ ka hedhur idenë për një ligj që t’i ndalojë femrat të zbulojnë sytë.
Zëdhënësi i komisionit, Mutleg An-Nabit ka bërë të ditur se ka të drejtë të nxjerrë këtë ligj për femrat në vend.
Mendohet se propozimi ka ardhur, pasi një burrë nuk dëshironte t’i mbulonte sytë bashkëshortes së tij, ndërkohë që një anëtar i komisionit ishte përballur me gruan e tij në rrugë dhe kishte mbetur i ” tunduar” prej saj.
Burimi: BallkanWeb


45532.jpg

45535.jpg

45534.jpg
 
Pe: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

Epo nuk shkojne ne drec te mallkuar megjithe tundime,..deri kure do vazhdoje diskriminimi ndaje ketyre femrave,..deri kur,.???
 
Pe: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

Sa keq :(
Meshkuj aq te dobet...
Femra aq e burgosur ncncn.
 
Pe: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

Epo skane faj...

I perjetoj cdo dite ,,,arabet...

Megjithse jane me perce ,,e lyejne ate syrin sa nje filxhan ,,,sa mendon se do humbasesh ne te ...

Te bukura shume jane
 
Pe: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

Mire e kane femra e ka gjithmone fajin..
Mundesishte mos te dalin fare nga shpia, kur te dalin te marrin leje nga dega rajonale e policise se eshte nje gje veprim shume i rrezikshem. Dmth te dali nje femer rruges..eshte si bombe me sahat!
Po mire po ata gomere qe nuk ulin shikimet ndaj femres skan faj kshu?
Apo femra shihet si mish per epshe edhe nuk respektohen si nenat e motrat tona???
Injorance asgje me shume!!!
 
Pe: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

Mire e kane...s'ke nevoje t'u shohesh fare fytyren per te mekatuar, mjaftojne syte:

2-tag.jpg

arabic-eye-makeup-7.jpg
 

Attachments

  • 2-tag.jpg
    2-tag.jpg
    39.3 KB · Shikime: 0
  • arabic-eye-makeup-7.jpg
    arabic-eye-makeup-7.jpg
    14.3 KB · Shikime: 0
Re: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

Do te vije pranvera edhe per vendet arabe.......
 
Pe: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

ncnncncnn sa keq!
 
Pe: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

A ka ngel gje tjeter pa i mbulu ?Ligji me i pa vler qe mund te nxirrnin , pse me i mbulu syt pas syzeve nuk shikon 1 mashkull te bukur kjo dhe i shkon menaj pffff , po ne nederr si do ja ndaloni tradhetine ? se dhe edrat jan erotike shpesh her .
 
Pe: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

po pra na bejne si te nershme....nderkohe provokojne me shikim.
vene edhe lente pale.
a ju lejohet te vene lente femrat e mbuluara..se kuptoj ca besimi eshte ky.
nqs do me besu beso deri ne fund
po edhe me sy te mbulume do ja fusin me koke shtylles LOL
 
Titulli: Pe: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

Do me dhimbseshin shum arabt , po mos te ju kishin juve me jau ca hallet dhe me ju tregu qe ligjet qe qesin jan gabim.
Sdolet njehere kunder qeveris ne shqiperi qe deshiron ti bije te gjitha mbeturinat e europes ne shqiperi bre ?!.

''me jua ca hallet'' ? ne cilen gjuhe shkruani ?
nuk kam lexuar akoma gjekundi qe shqiptaret deshirojne mbeturinat e europes dhe gjithsesi, kjo esht nje teme komplet tjeter

na dilka tani nje anetar manjak i komisionit dhe u tundova nja syte e nje grua ne rruge (ndoshta dhe s'eshte per ti vene faj, nuk eshte se shikojne shume nga nje femer ne rruge zakonisht)
sa keq qe s'jam dhe une anetare e ndonje organizate te tille, me tundojne kaq shume duart e meshkujve

---------- Post added at 01:52 ---------- Previous post was at 01:03 ----------

dhe artikulli i Ballkan web nuk qenka i plot, po e lexoj ne dailymail.co.uk dhe me gjeresisht shkruan:

Ky komitet eshte krijuar ne vitin 1940 me qellimin qe te siguroje qe ligjet islamike nuk thyen ne Arabi.
Ne vitin 2002 ky komitet ndaloi nxjerren e disa vajzave nga nje shkolle qe po digjej ne qytet e shenjte te Mekes, vetem e vetem se ato nuk kishin veshur sakte mbulesen e kokes, vendim i cili coi ne vdekjen e me shume se 15 vajzave.
Femrave gjithashtu u eshte ndaluar, nga dekreti fetar, te ngasin makine dhe nuk mund te udhetojne pa lejen dhe shoqerine e nje mashkulli.
Ndersa ne shtator te ktij viti, denimi prej 10 kamxhiket ndaj nje grua qe kundershtonte ligjin e lartpermendur, u ndalua nga mbreti Abdullah, i cili po ne shtator shprehu se femrave duhet ti jepet e drejta te votojn dhe te kandidojne ne zgjedhjet lokale ne 2015.
 
Pe: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

E po nuk kan thene kot se shikimi te vret
 
Pe: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

te gjitha c'thuhen ne lajme dhe nga komentuesit qendrojne... Problemi i vetem qe ekzison ne Arabi eshte fakti qe : Justifikojne ligjet e njerezve me ligjet fetare.. nese i analizon nje me nje, arabie saudite nuk zbaton absolutisht ligjin fetar islamic duke filluar nga i pari qe eshte zgjedhja e liderit(pra mbretit), ne Sheriatin(ligjin) islam nuk lejohet trashegimia e drejtuesit.... kur kane koken te prishur cmund te thuash per ligjet e tjera... pastaj sa iperket ligjit mbi syte, ligj i cili nuk eshte i detyrueshem ne fe, por ndoshta e kan bere pikerisht per arsyen qe ka thene Elushja....
 
Titulli: Shikim tundues, ligji i ri në Arabi, ndalon femrat të zbulojnë sytë

Se di perse e cekni edhe fene ketu ? Kush njeh Islamin, njeh ligjet e Sheriatit. Kush s'njeh Islamin, njeh mediat si Sheriat.
 
Back
Top