RUSI- Shi meteorësh në Rusi. Mësohet se mëngjesin e sotëm rënia e shiut të meteorëve ka provokuar shpërthime të fuqishme në lartësi të ulët në atmosferë.
Shpërthime ka pasur sipër Uraleve por edhe në Rusinë qendrore.
Shiu i meteorëve nuk ka arritur deri në tokë, por shpërthimet në ajer kanë qënë aq të fuqishme sa kanë shkaktuar dëme materiale nëpër banesa dhe persona të plagosur.
Fragmente të meteorit mësohet se kanë shpërthyer shumë afër një zone të banuar në në rajonin e Chelyabinsk, ku raportohet edhe për 400 persona të plagosur, përvec dëmeve materiale.
"Ishte një shi meteorësh por fragmentet nuk ranë në tokë. Një meteorit shpërtheu mbi rajonin Chelyabinsk. Vala e shpërthimit ishte aq e fuqishme sa u thyen xhamat e dritareve në vende të ndryshme," tha ai për Interfax një zëdhënës lokal nga ministria e Emergjencave.
(m.a/BalkanWeb)