Arfenilla
Themelues i Forumit
Një grup shqiptarësh, të afërm mes tyre, që merreshin më shfrytëzimin vajzave të reja për prostitucion në Bolonjë u shpërbë, pas një hetimi të policisë italiane nën mbikëqyrjen e prokurores të Bolonjës, Maria Gabriella Tavano.
Sipas agjencisë së lajmeve “Il Quotidiano“, shtatë urdhër-arreste u lëshuan për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion, katër prej të cilëve janë ekzekutuar kundër tre shqiptarëve dhe të dashurës rumune të “kryetarit”.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy shqiptarë dhe një rumun, të cilët akuzohen për rekrutimin e të rejave drejt Italisë dhe për shfrytëzimin e tyre për prostitucion.
Sipas hetuesve italianë, organizata kishte një qira mesatare prej të paktën 150.000 euro në muaj, para që investoheshin në Shqipëri për të blerë pasuri të patundshme dhe për fillimin e aktiviteteve të biznesit. Në një nga pesë apartamentet në Bolonjë, që organizata përdorte, janë gjetur 310.000 euro para të gatshme, që besohet se rezultojë nga puna në trotuar.
Hetimet mbi këtë grup filluan kur një prej vajzave të shfrytëzuara, një moldave, në janar të vitit 2013, përfundoi spital në gjendje të rëndë, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që kishte pësuar nga shfrytëzuesit e saj.
Katër të dyshuarit që janë burgosur janë: Alfred Pocengu, 50 vjeç, banor në Kozencë, nipi i tij Erjos Pocengu, 22 vjeç, banues në Bolonja, kushëriri Luftar Pocengu, 33 vjeç, që jeton në Pistoia, dhe Nadia Mihaela Florea, 37 vjeç, banuese e Bolonjës. Kjo e fundit, një ish-prostitutë, mblidhte lekët e vajzave të tjera, dhe është e dashura e Kreshnik Pocengut, 28 vjeç, i cili së bashku me kushëririn e tij Gazmend Pocengu, 31 vjeç, është në kërkim.
Policia italiane i ka cilësuar këta të dy si udhëheqës të grupit, dhe dyshon se ata janë arratisur në Shqipëri, para ekzekutimit të arrestimit. Organizata ka vepruar në Bolonjë që prej vitit 2010. Prostitutat janë rekrutuar në vendet e tyre të origjinës, dhe qendrat ku ato ushtronin veprimtarinë e tyre, ishin Cosenza, Lucca dhe Pistoia,si dhe në Bolonjë.
Prostitutat i prisnin klientët në një apartament, dhe paguheshin deri në 200 euro, por ato merrnin vetëm një të dhjetën e fitimit. Të dy “shefat” e grupit i përdornin pjesën më të madhe të të ardhurave për t’ju dhënë ndihmë ligjore anëtarëve të grupit./Shekulli/