Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Personat të cilët dalin çdo ditë shëtitje me biçikletë përveç se mund të argëtohen ata ndihmojnë edhe organizmin e tyre për funksionim më të mirë.

Ata shëtisin çdo ditë nga gjysmë ore në ditë me biçikletë, ulin mundësitë të preken nga sulmi në zemër. Këtë përfundim e kanë nxjerrë ekspertët e universitetit të spitalit Bispebjer në Kopenhagen.

Sipas ekspertëve biçikleta për 30 minuta në ditë ndihmon zemrën me 82 %. Ecja me biçikletë me shpejtësi zgjat jetën pesë vjet më shumë sesa kur ecën ngadalë. Meshkujt, të cilët ngasin biçikletën me shpejtësi mesatare jetojnë 2,9 vjet më gjatë, derisa femrat jetojnë 3,9 vjet më gjatë se sa ato që ngasin më ngadalë.

Aktivitetet e rregullta fizike ulin rrezikun nga problemet shëndetësore, përfshirë mbipeshën, kancerin, diabetin, depresionin dhe sëmundjet e zemrës.
/albeu.com/
 
Pe: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

po te vete nja 95 vjec une pa sdua 5 vjet me shume :):)
 
Pe: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

Prinderit tane ne kohen e xhaxhit vec bicikleta kane pase as shpirtit,mu habit qe sjetojne gjate...
 
Pe: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

Vlen kjo edhe per ata qe skan bicikleta dhe ecin kembe :biciklete:
 
Pe: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

Prinderit tane ne kohen e xhaxhit vec bicikleta kane pase as shpirtit,mu habit qe sjetojne gjate...
Sa qejf te vesh ne cdo kohe me biciklet, gjithandej...
Tani na kane mbytyr makinat...:(
Vlen kjo edhe per ata qe skan bicikleta dhe ecin kembe
Vlen vlen dhe hecja ne kembe, ne fakt vlen cdo levizje qe bejme, rendesi ka te levizim....

Kush do vij per nje xhiro,:biciklete: se koha eshte mbrekulli....
 
Titulli: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

eshte knaqesi te ngasesh biciklet sidomos ne mbremje
 
Pe: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

Shkodra qyteti bicikletave me i vjetri shkon 70 vjec :D
 
Pe: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

Sa mire do ishte te leviznin gjithe njerzit keshtu .....i shpeton trafikut
 
Titulli: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

une jam bike-lover : ) kam nje Suntour ne shpi, qe me mungon shuume : (
 
Pe: Titulli: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

bicikleta eshte gjeja me e bukur, por duhet te kete e rruge qyteti qe te hetises me biciklet , vallai ne londer paris dhe shkoder jam kenaqur duke bere xhiro me biciklet . ndersa ketu ne athine ska rruge te sakta per te hetitur me biciklet .
 
Titulli: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

Interesante, dmth do jetonkam 5 vjet me shume :p
Me pelqen teper te shetise me biciklete… Sa keq tani qe u prish koha, me padurim do e pres pranveren :)
 
Titulli: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

Une kam blere nje biçiklete qe te vij (meqe jam ne zyre tani) ne pune me te, por kam hallin qe nuk kam ku ta le jasht kampit...perndryshe sa here kam mundesi dhe kohe shetis me biçiklete. Ne vecanti eshte mire shetitjet te behen ne natyre me gjelbrim...
 
Titulli: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

Ah sa qejfe.
Ketu te une ishte nje tip leshimi qe dha komuna sidomos per studentat paguaje 10 euro ne vit edhe e merrje per sa kohe te duash nje biciklete qe mund te gjeje
edhe nese prishej (jo ne ekstrem) ti spaguaje as demet, mjafton qe te kaloje nje tip karte edhe e merrje

Qejfe ishte sidomos ne mengjes kur ka trafik, kur ikja ne plazh dhe pas nje te vape te stermadhe gjithe ai fresk ishte i yti, dhe ndonje dite
ku doja te eksploroja cdo rruge te gjelber, ka lezet :)
 
Titulli: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

Edhe une si Shkodranja se kam mesuar noihere biçikleten...kam tentuar nja 2 here por kam thy qafen kshu qe e kam lene me aq.
Shyqyr zotit te pakten di ti jap biçikletes ne palester haha :p
 
i bashkohem grupit, :p,
 
Titulli: Shëtitja me biçikletë, zgjat jetën për 5 vjet

"Vozitja" e biçikletes ne palester eshte hiç, kundrejt vozitjes ne natyre. Dhe nuk e shoh aspak te veshtire te mesohesh derisa je i/e balancuar dhe ti ta ruajsh balancin...ne te kunderten vendos dhe ty rrote shtese anash qe te mos rrezohesh!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top