Shetisni neper Paris me Fiat 500! Falas!!!

Зngjεll

___________
fiat_500.jpg

Shetisni neper Paris me Fiat 500! Falas!!!
Nga: B. Selmani

Që kur doli në treg Fiat 500 rashë në dashuri në shikim të parë. Në mungesë të mjeteve materiale në formë letre, që në shqip u thonë PARA, dashurinë tonë akoma nuk kemi mundur ta realizojmë.
Sot derisa po gjurmoja nëpër rrjet për çmimet në treg të kësaj makine, rastisa në faqen zyrtare që Fiat 500 e ka në Francë. Në shikim të parë duket sikur të gjitha ato faqet e kompanive automobilistike që në webfaqet e tyre zyrtare kanë integruar një modul i cili lejon eksplorimin virtual të makinës, këta kanë ikur një hap para duke përdorur Google Street View. Pasi ta keni hapur faqen, shënoni vendin se për ku dëshironi të niseni (unë desha të shëtis nëpër Paris) dhe udhëtimi fillon, duke manipuluar me shigjetat e tastierës.

Pas një sorrollatjeje gjysëm orëshe nëpër qytetin më të madh në Europë, e pashë se shumë vështirë e kisha ta gjej kullën e Ajfelit, kështuqë këtë ndërmarrje kreative të kompanisë vendosa ta postoj në blog. Ajo çka dua të them në aspekt të marketingut është se kjo strategji mund të ketë efekt jo aq pozitiv. “Të hipësh” në Fiat 500 që përpara ka vetëm timonin dhe pasqyrën e cila ta kufizon shikim përpara, të sjell në një situatë të mendosh që kjo është vetëm një shërbim marketingu që i bëhet Google-s. Google Street View është një produkt abstrakt ndërsa Fiat 500 një produkt material, kështuqë integrimi dhe përshtatja ndërmjet tyre sjell në një kombinim jo aq efektiv, pasiqë më tepër ndjen kënaqësinë e e shëtitjes nëpër Paris, sesa që ke mundësi të përqëndrohesh te makina. Sidoqoftë, ide interesante, por keni kujdes mos të futeni në rrugë njëkahore e të na bëni horr në Paris…/mbreti3gut/

Klikoni në faqen më poshtë dhe filloni udhëtimin tuaj :) Kalofshi sa më bukur


500C, découvrez l'Happy experience
 
Mu spo m'hec :L
 
Ghost pasi vendos : numrin,rrugën, qytetin dhe shtetin (sepse mund të punoj ne shumë shtete unë psh e provova në Itali dhe punon:)) atëherë pasi futeni në makinë keni shenjat e shigjetave në pc :lart poshte majtas dhe djathtas ëe to duhet te levizni :)
 
Engjell faleminderit .. po ku i di un rruget numrat hehe po nejse tash edhe sigurisht ky kompjteri im eshte tap :L ... flm
 
Futi kot numrat Ghost dhe lagjet po si dite ver nje kot :) por qytetet veri tamam dhe shtetet
Ps: Kur hyn tek faqa ku hipen në makinm shiko në të majtë të dalin sygjerime per shtete të tjera dhe kliko në një të del direkt pastaj përdor ato butonat që citova më sipër :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top