Sheriati ne Gjermani.

Ado

FISEBILIL-LAH
Mainz: Ministri i Drejtësisë Hartloff nga Rheinland Pfalz propozoi që disa pjesë të sistemit ligjor të merrën nga Sistemi ligjor islam (Sheriati) dhe të futen në Sistemin ligjor Gjerman.

Por propozimi i tij për të krijuar një sistem ligjor paralel (siç u perceptua nga opozita) ngjalli kritika të forta tek kundërshtarët, opozita i kërkoj edhe të japë dorëheqje, duke deklaruar se ligji flet me ne vetëm në mënyrën gjermane.

Megjithatë ai vazhdoi me propozimet e tij, i bindur në dobinë e implementimit të tyre, pas kritikave ai bëri propozimin e hapjes së Gjykatave Islame të cilat do të gjykonin disa qështje të caktuara.

Hartloff për tabloidin berlinez “BZ” tha se ai besonte fuqishëm se të paktën Gjykatat Sheriatike në formën e arbitrazhit janë të mundshme edhe në Gjermani dhe ato do të lehtësonin proceset gjyqësore. Në këtë rast disa nga veprat që mund të gjykoheshin janë çështjet e pasurisë, divorcit dhe trashëgimisë.
Veçanërisht është lehtë e mundshme kur të dy palët i pranojnë Gjykatat Sheriatike. Sheriati ka mundësi të pranohet në formën moderne deklaroi Hartloff.’/DAPD/kohaislame/
 
Titulli: Sheriati ne Gjermani.

Nje dit ndegjoja ni bisede te dy kalimtarve krejt rastesisht ..

Ato tabelat se jan ne rrug, i thot shoku shokit i vjedhin cdo her njerz te pa ndergjegjshem, dhe sa mir do ishte sikur te ishin me korrent ,, ku Ai njeri se don ti vjedhe ta mbyt ne vend.. Pra ky eshte dhe nje nder ligjet e sherijat qe duhet patjeter te futet ne cdo vend
 
Back
Top