Shënoi 41 gola sezonin e kaluar, Lewandowski merr Këpucën e Artë

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
lewa-1100x620.jpg
Robert Lewandowskit iu dorëzua sot Këpuca e Artë, si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar.

Sulmuesi i Bayern Munchen shënoi 41 gola në 29 ndeshje të luajtura në Bundesligë, duke lënë pas Leo Messin (30) dhe Cristiano Ronaldon (29).

Gjithashtu, 33-vjeçari theu rekordin e Gerd Muller për numrin e golave të shënuar në një sezon të Bundesligës.
“Jam shumë krenar dhe i lumtur. Isha i dëmtuar për një periudhë kohe dhe mendoja se nuk do t’i shënoja kurrë 41 gola në një sezon. Por, kur pashë që më duheshin edhe pak gola, mendova vetëm pozitivisht dhe i thoja vetes që do t’ia arrij qëllimit”, tha polaku gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit.


A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top