Shenjtoret Katolik

Katoliku

Antar Aktiv
Duke shfletuar kalendarin, Kisha katolike përkujtoi Shën Andreun Korsini

Data e lindjes së Shenjtit është e paqartë. Mendohet të ketë lindur në fillimet e 1300-tës. Sipas gojëdhënës, deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçe kaloi një jetë të çrregullt. Por më pas, si hyri në Karmel, hoqi dorë nga çdo gjë, veç Zotit, me të cilin u lidh gjithnjë më ngusht, duke bërë të vetat vlerat e jetës rregulltare. U dallua kështu si rregulltar shembullor, gjë që e tregon fakti i vlerësimit të tij si njeri i denjë për të qenë epror i karmelitanëve të provincës së Toskanës.

Urtia dhe zemra e tij e madhe ranë menjëherë në sy në vitet 1348-49, kur në Firence shpërtheu epidemia e tmerrshme e murtajës. Epidemia e llahtarëshme vuri edhe më tepër në dukje madhështinë e Shenjtit, që ndodhej ditë-natë te koka e të sëmurëve, gjithnjë i gatshëm për t’u dhënë ndihmë njerëzore e shpirtërore, pa menduar fare se po vinte në rrezik jetën e vet. Papa Klementi VI e emëroi, më 13 tetor 1349, ipeshkëv të Fiezoles.

Shumë shpejt Shenjti e tregoi me vepra se nuk e shikonte ipeshkvninë si pushtet, as si nderim personal: kishte treguar me kohë se nuk interesohej për pushtet, as për nderime. U vendos në Firence, ndonëse pallati ipeshkvnor ishte gjysëm i rrënuar. Deshi të jetonte pranë popullit, për të njohur nga afër nevojat njerëzore e shpirtërore të grigjës që i qe besuar.

Populli ishte i varfër e ipeshkvi, plot dhimbje e mëshirë. Për të shkruhet: ‘Nuk mund t’i mbante lotët, kur fliste për të varfërit, të cilëve ua ndante për ditë bukën me duart e veta’. E pikërisht nga që njerëzit ishin të varfër e kishin nevojë për ndihmë, ai nuk mund të duronte që meshtarët e dioqezës të jepnin shembull të keq, të rrinin larg famullive e të ishin të paditur. Ndërtoi, prandaj, një lloj seminari, që të formonte meshtarë të denjë për detyrën e tyre.Fitoi këshu famë e meritoi simpatinë e të gjithëve.Të pasur e të papasur vinin tek ai për të gjetur paqen, pas viteve të gjata të luftërave e të urrejtjeve, që shkatërronin familje e qytete. E ai vijonte të predikonte, duke shrrënjosur urrejtjen e duke mbjellur farën e dashurisë së krishterë e të harmonisë, i rrethuar gjithnjë nga turmat e pafundme, që vinin edhe nga larg për të dëgjuar fjalët e ngarkuara me shpresë. Vdiq më 6 janar 1370; u shpall shenjt më 29 prill 1629.
 
10 Janar: Shen Agatoni

Shën Agatoni, Papë

U ul në fronin e papnisë më 26 qershor të vitit 678, pikërisht kur kishte mbushur 103 vjet, në sa ishte krejtësisht i kthjelltë. Më 12 gusht mori nga perandori Kostantin Pagonati një letër, përmes së cilës deklaronte se ishte gati të rifillonte përpjekjet për të realizuar planin e ribashkimit kishtar të Romës me Bizantin. Mendonte, prandaj, të mblidhte një konferencë ipeshkvnore, në të cilën të diskutoheshin problemet më urgjente, që do të çonin në zhdukjen e kundërvënieve, duke i hapur përfundimisht rrugën bashkimit. Për këtë qëllim perandori i kërkonte papës të dërgonte disa përfaqësues të tij në Kostandinopojë. Për të përgatitur delegacionin, Agatoni mblodhi më 27 mars të vitit 680 në Lateran një koncil italian, i cili zgjodhi përfaqësuesit ipeshkvnorë që do të niseshin për në Bizant së bashku me të dëguarit e papës dhe miratoi tekstin sinodal, që do të paraqitej në konferencë. Në këtë tekst pasqyrohej doktrina e dy vullneteve dhe e dy mënyrave të veprimit të Krishtit, duke kujtuar atë që ishte vendosur në Koncilin Lateranens nga Martini I.

Delegacioni perëndimor arriti në Bizant më 10 shtator të vitit 680 dhe u prit nga patriku Gjergj, që mori masat për të mbledhur metropolitët dhe ipeshkvijtë Bizantinë. Ajo që u thirr thjeshtë si konferencë, mori pamjen e një Koncili të vërtetë, i gjashti në Lindje. Mbledhja u hap më 17 nëntor të vitit 680 në sallën e madhe të pallatit perandorak. Kryetar i saj ishte vetë perandori, që kishte përkrah dy priftërinj e një diakon romak, si përfaqësues të papës. Ndërsa në Itali shpërtheu epidemia e murtajës, që shkaktoi vdekjen e një numri të madh njerëzish, në Kostantinopojë koncili vijonte.

Pas 18 seancash u arrit në hartimin e një dekreti që u shpall më 16 shtator të vitit 681. Në të ripohohej besojma e fesë, e vendour nga pesë koncilet e mëparshme dhe miratohej njëzëri doktrina e dy vullneteve dhe dy energjive të Krishtit, që nuk ishin në kundështim me ta, duke konfirmuar edhe tekstin sinodal të Lateranit. U dënua edhe herezia monoteistike.

Koncili u mbyll me kërkesën drejtuar papës për të miratuar vendimet e marra. Por Agatoni kishte vdekur më 10 janar të vitit 681 dhe ishte varrosur në Bazilikën e Shën Pjetrit. Gojëdhëna tregon se kur i mbylli sytë, ishte 107 vjeç. Agatoni nënshtroi edhe kryeipeshkvin e Ravenës, Teodorin, i cili i dha fund autoqefalisë së dënuar nga Roma. U interesua shumë edhe për fatet e Kishës anglosaksone. Magjisteri i tij shquhet për thellësinë e doktrinës dhe bamirësinë në ndihmë të të varfërve. ثshtë pajtori i Palermos
 
11 Janar: Shën Igjini

Me 11 Janar Kisha katolike përkujtoi Shën Igjinin, Papë

Pak dihet për të. Mendohet se qe me origjinë athiniote e se u zgjodh papë rreth vitit 138. U shlye nga Kalendari i ri i Kishës katolike, sepse emri i tij qe shtuar vonë, pikërisht në shekullin XII. Nuk kemi të dhëna që vërtetojnë se vdiq martir. Madje nuk e dimë as datën e vdekjes.

Megjithatë Kisha vijon ta kujtojë më 11 janar për shkak të traditës dhe të devocionit që kanë besimtarët prej shekujsh për këtë figurë. Rreth shekullit XI, Shën Ireneu, duke u kthyer nga një shtegtim në Romë, shënoi në një listë emrat e 12 ipeshkvijve që ishin ulur në selinë romane, që nga Shën Pjetri, deri në kohën e tij: Igjini ishte i nënti në listë, i vetmi që mbante këtë emër, pasardhës i Telesforit ‘i cili dha një dëshmi të lumnueshme’, dmth pësoi martirizimin nën perandorin Adrian.

Libri i Papëve dhe Martiriologu Romak pohojnë se edhe Igjini pësoi martirizimin më 11 janar të vitit 140, gjatë persekutimit të Antonio Pios dhe se u varros pranë trupit të të lumit Pjetër në Vatikan. Megjithatë, kjo dëshmi nuk na bind që Papa Igjini të ketë vdekur martir, ndërsa bindemi plotësisht se qe njeri plot me merita të tjera. Gjatë papnisë së tij të shkurtër (136-140) u pakësuan në mënyrë të ndjeshme sulmet e paganëve kundër “racës së re pa atdhe”, siç thirreshin të krishterët, por u shtuan kërcënimet e sekteve heretike në vetë gjirin e Kishës. Në Romë arritën Valentini e اedroni, të cilët nisën të përhapnin herezinë njostike, një përzjerje doktrinash e praktikash fetare me karakter filozofik e mistagogjik, bazuar mbi këtë parim themelor: ekziston një fe e rëndomtë, që i mjafton popullit të thjeshtë, por edhe një shkencë fetare, me të cilën merren vetëm njerëzit e ditur, të cilët ua shpjegojnë fenë njerëzve të thjeshtë. Të dy heretikët u çkishëruan nga Papa Igjini, të cilin Libri i Papëve e quan “filozofi” me origjinë athiniote. Ishte pra një filozof në timonin e varkës së Shën Pjetrit pikërisht në çastin e duhur, kur herezia njostike përpiqej ta përvetësonte Zbulimin hyjnor për ta bërë thjeshtë filozofi fetare.Papa Igjini mbrojti kështu integritetin e mësimit të vërtetë ungjillor. Sipas shembullit të Perandorit Adrian, që kishte krijuar një aparat të fuqishëm burokratik për të siguruar administrimin e urtë të perandorisë romake, ndërhyu në strukturën hjerarkike, duke themeluar urdhëra të vegjël. Krijoi, kështu, kushte për përmirësimin e shërbimit në Kishë dhe për përgatitjen e kandidatëve për meshtari përmes afrimit në rritje tek misteret shenjte. Nga koha e tij nis edhe prania e nunit të pagëzimit në dhënien e sakramentit të parë të jetës së krishterë.
 
12 Janar: Shen Arkadi

Shenjti i ditës: Shën Arkadi martir

Duke shfletuar kalendarin e sotëm kishtar, na kujtohen menjëherë fjalët e Benediktit XVI në audiencën e përgjithshme të së mërkurës së kaluar, kushtuar persekutimit e misionit. Mbytja e Shën Shtjefnit me gurë – kujtoi Papa - shënon fillimin e salvimit kundër ndjekësve të Krishtit, të cilët asokohe nisën të dalin nga Jeruzalemi për t’u kumtuar, për herë të parë, Ungjillin paganëve.

Në historinë e Kishës nuk do të mungojë asnjëherë persekutimi, por pikërisht ky persekutim bëhet burim i misionit. Fjalët e Papës i vërtetojnë plotësisht dy martirët që po përkujtojmë sot: njëri, Shën Arkadi, martir i persekutimit të fundit pagan në Afrikë, në vitet 304; tjetri, Dom Pjetër Gruda, martir i persekutimit komunist në Shqipëri, vetëm pak vjet më parë:

“Kryqi mbetet gjithnjë në qendër të jetës së Kishës”- tha Benedikti XVI në audiencën e dytë të vitit 2007, por ai lidhet ngusht me misionin. Mbytja e Shën Shtjefnit me gurë, na kujton frazën e famshme të Tertulianit: ‘Ne, të krishterët shumfishohemi, sa herë që ju na korrni: është farë e hedhur gjaku i të krishterëve!”.

Po shfletojmë, pra, kalendarin, për të kujtuar Shën Arkadin. Sipas përshkrimit të martirizimit të tij, Arkadi mbylli sytë në Akajë, por të gjitha dëshmitë tjera, që përkojnë plotësisht me njëra-tjetrën, vërtetojnë se duhet të jetë martirizuar në اezaré të Mauritanisë, në Afrikë. Në se mund të arrihet në një përfundim të saktë për vendin ku u martirizua, nuk është aq e lehtë të përcaktojmë edhe kohën kur e dëshmoi me gjak fenë në Krishtin. Mendohet të ketë vdekur rreth vitit 304, gjatë persekutimit të fundit pagan. Tërbimi i persekutuesve ishte ndezur aq, sa mjaftonte vetëm një dyshim për të përligjur vrasjet masive të të dyshuarve.

Procesionet dhe flijimet e përditshme idhujtare, shoqëroheshin me martirizimin e të krishterëve, prandaj Arkadi, njeri tepër i njohur, i neveritur nga krimet barbare që kryheshin para syve të tij, iku në اezare. Por mungesa e tij ra shpejt në sy. Atëherë ushtarët arrestuan një nga pjesëtarët e familjes, duke e përdorur si peng, për ta detyruar të kthehej. Arkadi u kthye menjëherë. U paraqit para gjykatësit, i cili e ftoi të flijonte për nder të idhujve. Po ai nuk pranoi. Atëherë u dënua me vdekje të ngadalshme, të shkaktuar nga torturat më të tmerrshme që njiheshin në atë kohë.Sipas martiriologëve latinë, festa e Shën Arkadit kremtohet më 12 janar, ndërsa në martiriologët lindorë emri i tij nuk përmendet. Dokumenti më i çmuar i kultit të Shën Arkadit është predikimi që i kushton Shën Xenoni, ipeshkëv i Veronës, i cili ka mundësi të ketë qenë me origjinë afrikane. Duket qartë se Shën Xenoni pati një devocion të madh për Arkadin e besohet se ishte ai vetë që i solli Aktet e martirizimit të Shenjtit në Veronë, gjë që kujtohet që në fillim të panegjirikut të ipeshkvit kushtuar Shenjtit.
 
15 Janar: Shen Pali (vetmitar)

15 Janar: Shen Pali (vetmitar)

Shën Pali, themelues i vetmitarëve, lindi në Tebaidën e poshtër rreth vitit 234. Në moshën 15 vjeçare iku në shkretëtirë, si Jezu Krishti, për të jetuar në varfëri të plotë, larg çdo pasurie e lakmie njerëzore. Zgjodhi një shpellë për banesë, një palmë, për ushqim e veshmathje, një gurrë uji për të shuar etjen, një copë bukë që ia sillte një korb çdo ditë nga qielli, për të zgjatur jetën e tij të mrekullueshme.

E kështu Shën Pali vetmitar i shërbeu për shumë vjet, krejtësisht larg botës e i panjohur për të, atij që s’gjeti vend ndërmjet njerëzve e u shtrëngua të shkonte për të lindur në një shpellë.

Po Pali nuk ishte vetëm: në shpellën e tij banonte edhe Zoti. Kështu me të filloi jeta e eremitëve apo vetmitarëve të cilët, për folur me Zotin, hoqën dorë nga shoqëria, madje edhe nga çdo lloj takimi me njerëzit. Ishin engjëj tokësorë, ndër të cilët u duk, për t’u dhënë mësim shekujve të ardhshëm, pushteti e pasuria e Zotit, që i mjafton, edhe e vetme, çdo krijese. Mrekullohemi para figurave si ajo e Shën Palit vetmitar, përmes të cilave shikojmë sesi misteri i Zotit të mishëruar mundi ta lartojë natyrën njerëzore të rënë nën skllavërinë e ndjenjave, të dehur nga etja e pashuar për të mira tokësore.

E megjithë jetën thellësisht të vetmuar, me gjithë kundrimin mbinjerëzor, njerëzit si Shën Pali nuk u shkëputën kurrë nga Kisha dhe nga betejat e saj të lavdishme. Nga thellësia e shpellës së tij, i ndriçuar nga një dritë e mbinatyrshme ndiqte luftërat e Kishës kundër arianizmit, bashkohej me mbrojtësit e Fjalës së Mishëruar të Hyjit, i kundërvihej çdo sulmi të pabesë kundër Zotit.

Emri i Palit, atë i vetmitarëve, lidhet ngusht me atë të Shën Andout Abat, atit të اenobitëve apo të njerëzve që mbylleshin gjithë jetën në kuvende. Që të dy mënyrat e jetesës burojnë nga e njëjta gurrë, nga Grazhdi i Betlehemit. Shën Pali vetmitar jetoi në shkretëtirë 113 vjet. Trupi i tij i vdekur u mbart në Kostandinopojë nën perandorinë e Manuel Komnenit, më pas në Venedik e në bashkësinë e vetmitarëve të Budës në Hungari. Jetën e tij e shkroi Shën Jeronimi në vitin 376
 
16 Janar: Shën Marçeli I (papë)

Kalendari Kishtar më 16 janar përkujton Shën Marçelin I papë


Shën Marçeli e drejtoi Kishën universale nga 27 maji i vitit 308 deri më 16 janar 309. Pak gjëra dihen për të, sepse burimet janë të paqarta, ndërsa Shenjti për një kohë të gjatë u ngatërrua me Shën Marçelinin papë, vdekur martir gjatë persekutimit të Dioklecianit. Kështu emri i Shën Marçelit papë, paraqet një sërë problemesh për t’u zgjidhur. Martiriologu Romak, ai Jeronimian, Katalogu Liberian dhe Liber pontificalis shënonjë të dhëna që i bien ndesh njëra-tjetrës, gjë që është plotësisht e kuptueshme në një kohë kur Kisha tronditej në themele në Romë e kudo jetonin të krishterë, nga përndjekjet e përditshme nën perandorin Dioklecian e më pas, nën pasardhësin e tij, Galerin, vdekur në vitin 311. Sipas historianit të shquar gjerman, Teodor Momsen dhe studiuesve të tjerë, Marçeli nuk ka qenë fare papë, por prift i thjeshtë romak, i cili e drejtoi Kishën pas vdekjes së Papës Marçelini, në pritje të zgjedhjes të papës së ri.

Sidoqoftë, pas viteve të errta të historisë së Kishës, emri i Marçelit I doli përsëri në dritë përmes studimit të burimeve të lashta, në të cilat theksohet qëndrimi i tij ndaj besimtarëve që njiheshin me emrin ‘lapsi’, dmth njerëz që kishin rrëshqitur, siç quheshin asokohe të krishterët që mohonin fenë nga frika e persekutimeve. Në disa vende, në Afrikë për shembull, mendohej se njerëz të tillë duheshin shlyer përgjithnjë nga radhët e Kishës. Ndërsa Papa Marçeli nuk u tregua kaq i ashpër: e mirëpriti rikthimin e tyre në Kishë, por pasi të ishin penduar. Papa Damasi (366-384), duke lavdëruar këtë qëndrim të Marçelit, shkruan: “Ata që kishin mohuar, por dëshironin të ktheheshin përsëri, Papa Marçeli vijoi t’i mbronte dhe t’i pranonte, pasi e lanin me lot pendese fajin e mohimit dhe betoheshin të mos e përsërisnin kurrë më, përballë çdo rreziku. Punoi shumë edhe për rindërtimin e famullive të shkatërruara pas persekutimit të Dioklecianit”. Kështu shkruan Papa Damasi, por femohuesit e shikonin Marçelin si armik të tmerrshëm, sepse pasi kishin mohuar, donin t’i rimerrnin sakramentet pa bërë kurrfarë pendese. Në një nga burimet që flet për papën Marçeli shkruhet se për faj të njerit prej tyre, Shenjti u internua nga tirani. Këtë të dhënë e gjejmë në Liber Pontificalis, ndërsa nga Martiriologun Romak mësojmë se u persekutua dhe u detyrua të punonte si stallier në stallat e postës perandorake, ndërsa shënohet edhe se u internua, të dhëna këto që nuk konsiderohen të besueshme. Në burimet e lashta gjejmë edhe data të ndryshme të papnisë e të vdekjes së tij, por Kisha, duke ndjekur Martiriologun Romak, e kremton më 16 janar Shën Marçelin, reliket e të cilit pushojnë në paqe në varrezën romake të Prishilës.
 
17 Janar: Shën Andou Abat

Shën Andou Abat


17 janar
Shenjti, një nga vetmitarët më të njohur në historinë e Kishës, lindi në Koma, në zemër të Egjiptit, në vitin 250, vdiq në Tebaide, në Egjiptin e Epër, më 17 janar të vitit 356 më se njëqind vjeç. Në moshën njëzet vjeçare braktisi gjithçka e shkoi të banonte në një vend të shkretë e pastaj në brigjet e Detit të Kuq, ku jetoi në vetmi të plotë për më se 80 vjet. U bë i njohur në të gjithë lindjen. Në vetmitoren e tij nisën të dynden shtegtarë nga të katër anët për të kërkuar një këshill, një lutje, një ndërmjetësi. Edhe Kostandini perandor me bijtë e tij shkuan disa here t’i kërkonin këshilla e lutje. Jetën e tij e tregoi një nga nxënësit e Shenjtit, Shën Athanasi, që e bëri Ndoun vetmitar të njohur në mbarë Kishën. Shenjti u largua nga vetmitorja e tij vetëm dy herë. Herën e parë për të ngushëluar të krishterët e Aleksandrisë, të persekutuar nga Maksimin Daja, ndërsa të dytën, me ftesën e Athanasit, për t’i nxitur t’i qëndronin besnikë Koncilit të Nikesë. Në ikonografi paraqitet i rrethuar nga gra provokuese (simbol i tundimeve) ose nga kafshë shtëpijake (si derri, pulat, delet etj.). E kjo, sepse Shenjti është pajtor i kafshëve shtëpijake.
Nuk e pati të lehtë Shenjti i madh të arrinte përsosurinë shpirtërore, duke kaluar një jetë kaq të ashpër, kaq të mënjanuar. Iu desh të kapërcente prova të vështira. Nisi të tronditej nga mendime të neveritshme, të dyshonte mbi dobinë e një jete kaq të vetmuar, që pak nga njerëzit e Kishës e ndiqnin, të joshej nga kënaqësitë e mishit, të tundohej nga dëshira për të grumbulluar pasuri, aq e përhapur në kohën e tij e në të gjitha kohërat.
Kërkoi atëhere ndihmën e vetmitarëve të tjerë që e këshilluan të mos trembej, por të ecte para me besim, sepse Zoti ishte me të e, si t’i shkëpuste të gjitha lidhjet me të mirat tokësore, të tërhiqej në një vend edhe më të vetmuar.
E ai, i mbuluar vetëm me një copë leckë, u strehua në një varr të lashtë, hapur në shkëmb të gjallë, pranë fshatit Koma. Një mik i sillte kur e kur pak bukë; për të tjerat duhet të mendonte vetë, duke e shuar urinë me fryte pylli e bar fushe.
Këtu pati tundime edhe më të tmerrshme: shihte vegime të llahtarëshme e zëra të çjerra i flisnin nga shkretëtira. U krodh në errësirë të dendur shpirtërore, por megjithatë, nuk e humbi kurrë shpresën në ndihmën e Zotit, duke bërë ditë për ditë vullnetin e tij, ashtu si e kishin këshilluar mësuesit vetmitarë.
Kur, më në fund, iu duk Krishti, duke e ndriçuar, ai e pyeti: “Ku ishe, o Zot? Pse nuk m’u duke që në fillim, për t’i dhënë fund vuajtjeve të mia?”. E menjëherë dëgjoi përgjigjen: “Anton, unë isha këtu, me ty e të ndihmoja për ta fituar betejën”.
Sigurisht që vetëm njerëz tepër të shëndoshë mendërisht mund ta përballonin një asketizëm të tillë, kaq të rreptë. Disa kalonin në çmenduri e pastaj nisnin t’i merrnin fantazitë e tyre si ndriçime hyjnore ose si tundime djallëzore.Po Antoni, me ndihmën e Zotit, i përballoi të gjitha tundimet e shejtanit, që e zgjonte në zemër të natës e u bë pikë referimi për shumë njerëz, që dëshironin t’i kushtoheshin jetës vetmitare. Nisi atëherë të ngushëllonte të mjerët, të shëronte të sëmurët, të mësonte nxënësit e rinj, që shtuan radhët e vetmitarëve, duke krijuar dy grupe të mëdha, mbi bazën e të cilave u themeluan dy manastire, një në lindje të Nilit e tjetri në bregun e mëngjër të lumit, ku çdo murg kishte shpellën e tij vetmitare, por edhe ndihmën e njërit nga vëllezërit më të përgatitur për këtë lloj jete shpirtërore. E të gjithë kishin pranë Shën Anduen, që u jepte këshilla për t’u përsosur shpirtërisht, të bashkuar me Zotin.
 
18 Janar: Shen Priska

Përkujtojmë sot Shën Priskën, Martire


Nuk është e lehtë të flitet për jetën e martires romake, ndonëse për të kemi një mori dokumentesh të lashta. E kjo, sepse ka shumë mundësi që njoftimet, të cilat duken sikur flasin për të, t’i përkasin tri martireve të ndryshme: asaj vetë, Priskës gruas së Akuilës, të cilën e kujton Shën Pali Apostull dhe një shenjtoreje tjetër me të njëjtin emër, që nuk përmendet më në kalendaret kishtare.

Nga Aktet e martirizimit të Shën Prsikës, mësojmë se ajo duhet ta ketë derdhur gjakun për Krishtin nën perandorin Klaudi (268-270) e se duhet të jetë varrosur në Rrugën Ostiense. Më pas reliket e saj u mbartën në Aventin.

Sipas gojëdhënës ajo qe nxënsja e parë e Shën Pjetrit apostull që e dëshmoi fenë e vet me martirizim. Sidoqoftë sot Kisha e nderon Priskën martire si ‘fryt i parë i apostullimit të Peshkatarit të Galilesë’ dhe si themeluesen e Kishës romake me të njëjtin emër, për të cilën na flet epitafi i shkruar mbi një rrasë varri të shekullit V, që ruhet në kiostrin e Bazilikës së Shën Palit jashtë mureve të Romës. Kisha e lashtë e Shën Priskës në Aventin, një stoli e vërtetë ndërmjet antikiteteve të shumta romake, lartohet mbi themelet e një shtëpie të madhe të shekullit II, gjë që është provuar edhe nga gërmimet arkeologjike. Duhe të ketë qenë shtëpia e vashës romake, që dha jetën në lule të moshës për Krishtin.
 
19 Janar: Shen Mario, Marta, Abako

Sot Kisha katolike përkujtoi Shenjtorët Mario, Marta, Abako e Audifaçe


Emri ‘Mario’ vjen nga keltishtja e do të thotë ‘burrë’, por populli beson se është gjinia mashkullore e emrit femëror ‘Maria’. Dëgjohet edhe në Shqipëri e në Kosovë si në trajtën e parë, Mario, ashtu edhe në trajtën Marian. E kjo, sepse kulti që lidhet me Virgjërën Mari, njihet edhe si kult marian.

Shenjti legjendar, Mario, arriti në Romë së bashku me grua, Martën, e me fëmijët: Abakon e Audifaçen nga Pesria e largët për të nderuar reliket e martirëve, siç bënin shumë të krishterë në atë kohë. Duhet të jetë nisur për shtegtim rreth viteve 268-270, në kohën e sundimit të perandorit Klaudi II, kur kishte pushuar përkohësisht persekutimi kundër të krishterëve. Me sa mësojmë nga data e martirizimit, duhet të jetë vendosur në Romë, ku po përhapej me shpejtësi të jashtzakonshme feja e re, krishtërimi. E aty ishte edhe në kohën kur Diokleciani, i shtyrë nga konsulli Galerio, shpalli tre edikte, pas të cilave rinisi një nga persekutimet më të tmerrshme kundër nxënësve të Krishtit. Atëherë Mario e familjarët e tij u akuzuan se kishin varrosur gjatë rrugës romake Salaria trupat e 260 martirëve, që kishin mbetur mbi dhe me koka të prera. U dënuan me vdekje. Pësuan të njëjtin fat të njerëzve që kishin varrosur, duke u martirizuar nën prefektin Flaviani. Reliket e Shën Marios nderohen në kishat romake të Shën Adrianit e të Shën Prasedes.
 
21 Janar: Shën Anjeza

Dje, në përkujtimin liturgjik të Shën Anjezes, Papa bekoi dy qengja


Dje (me 20 Janar), natën e festës së Shën Anjezes, sipas një tradite të lashtë, Papa bekoi dy qengja, që iu paraqiten në dy shporta të veshura me kadife të verdhë, stolisur me lule të bardha, ngjyrat e Vatikanit. Leshi i tyre do të përdoret për endjen e paliove të shenjta, të cilat si të jenë bekuar nga Papa, vendosen më pas në një arkë të vogël prej argjendi të praruar pranë Varrit të Shën Pjetrit e, që aty, më 29 qershor, mbi shpatullat e kryeipeshkvijve të rinj metropolitë, gjë që shpreh lidhjen e ngushtë të ipeshkvijve me Selinë e Shën Pjetrit.

Shumë e pasur është simbolika e palios - një fashë leshi e bardhë, e gjërë 4-6 centimetra, mbi të cilën spikasin pesë kryqe të qindisur me mëndafsh të zi, simbol i pesë plagëve të Krishtit në kryq. Ajo vendoset mbi shpatulla duke u mbërthyer në kraharor, në shpinë e në shpatullën e majtë me tri karfica të stolisura me gurë, që njihen me emrin aciculae.
Palio, që simbolizon delen e humbur, të kërkuar, të shpëtuar e të vënë përmbi shpatullat e Bariut të Mirë, është shprehje liturgjike e nderimit dhe e detyrës që papa u ngarkon ipeshkvijve metropolitë. Tre muaj pas shugurimit ose emërimit, ipeshkvi metropolit duhet të marrë nga papa palion.

Kjo traditë nisi që nga gjysma e shekullit IX. Dorëzimi i palios bëhet në Romë nga kardinali i parë diakon ose jashtë Rome, në selinë metropolitane, nga ipeshkvi i ngarkuar me këtë detyrë, pas meshës solemne e pasi kryeipeshkvi metropolit ka bërë betimin për besnikëri.
Metropoliti e vë palion vetëm në meshët pontifikale të kishës së tij ose të krahinës së tij në ditët e përcaktuara nga Pontifikali Romak, në festën e Zojës së Papërlyer e të Shën Jozefit, shtuar nga papa Leoni XIII, në rastet e shugurimeve meshtarake ose ipeshkvnore etj. Ka karakter personal e nuk mund t’i dorëzohet asnjë njeriu tjetër. Nëse kryeipeshkvi transferohet në një seli tjetër metropolitane, duhet të kërkojë një palio të re. Vetëm Papa ka të drejtë ta mbajë gjatë meshëve solemne e kudo. Për herë të parë palio nisi të përdorej aty nga gjysma e shekullit V. E shohim këtë në fildishin e famshëm të Trevirit, në një procesion me relike, e edhe më qartë në figurën e Ipeshkvit Masimiani, në mozaikun e Shën Vitales të Ravenës (Itali), realizuar aty nga gjysma e shekullit VI.
 
22 Janar: Shën Vinçenc Paloti

Shenjti i ditës: Shën Vinçenc Paloti Meshtar


“ثshtë meshtar i mirë. I përgatitur, rrëfyes në Seminarin romak dhe në Kolegjin Urbanian të Propaganda Fides. Aktivizohet në shumë vepra bamirësie. Po pse dashka të themelojë një shoqëri për apostullimin katolik? Sikur për këtë të mos ishin prej kohe strukturat e Kishës?

Vinçenc Paloti, romak, i lindur në vitin 1795, meshtar që nga viti 1818, u ndesh me mosbesim e pengesa të shumta në botën kishtare kur, ashtu si pak kush, (dom Nikollë Maca në Veronë për shembull) kuptoi ç’kërkonte koha nga katolikët.

Pas stuhisë së Revolucionit francez e të Napoleonit, ipeshkvij, priftërinj, rregulltarë e studiues u vunë me gjithë shpirt në mbrojtje të fesë. E Vinçenci e shikonte këtë dhe e vlerësonte. Por ai mendonte se kjo ishte e pamjaftueshme: problemi i vërtetë nuk ishte të mbrohej gardhi, brënda të cilit ndodheshin besimtarët. Jo, duheshin fituar besimtarë të tjerë, kudo, duke i shembur gjerdhet. E shtonte: kjo është detyrë e të gjithëve; çdo i krishterë e ka për detyrë ta ruajë fenë e ta përhapë atje ku nuk ka arritur akoma ose ku nuk është më. Ky ishte një program sulmi. Vinçenci respektonte mandatin e veçantë të Papës, të ipeshkvijve, të klerit, por fliste edhe për ‘apostullimin katolik” si detyrë dhe e drejtë e çdo besimtari, sepse Zoti i urdhëron të gjithë të kujdesen për shëndetin e shpirtit të të afërmit. Mbi këtë bazë lindi në vitin 1835 Vepra e Apostullimit Katolik, shoqatë laikësh, që do të kishte si pjesë të brëndshme e si forcë lëvizëse një bashkësi meshtarësh, e ndjekur nga Kongregata e Motrave të Apostullimit katolik (që njihen me emrin Palotine). Qëllimi: ta bënte Krishtin të njohur me fjalë, me mësim, me vepra materiale e shpirtërore bamirësie Gregori XVI e miratoi veprën, e atëherë në Romë të gjithë nisën ta shikojnë me nderim don Vinçencin. Por shoqëria e tij e apostullimit, pas fillimit të mbarë, nisi të haste pengesë pas pengese, duke filluar nga shtyrja e vazhdueshme e miratimit të rregullës (deri në vitin 1904). Vinçenci vdiq me famën e njeriut shenjt, por që ama e kishte bërë një gabim. Gjithsesi ai që quhej ‘gabimi i tij’, vijonte të përparonte, duke bërë që, në fund të shekullit XX, palotinët të luanin një rol gjithnjë më të rëndësishëm. E megjithatë ky i ashtuquajtur ‘gabim’, që solli frymë të re në Kishë, e ngadalësoi çështjen e shenjtërimit të Tij, gjithnjë përmes keqkuptimesh e dritëshkurtësie. U desh Papa Piu XI për t’i dhënë fund mosbesimit e për ta shpallur Vinçencin punëtor të vërtetë’ e ‘bashkëpunëtor të çmuar të misionit katolik’, ndërsa shenjt u shpall nga Gjoni XXIII në vitin 1963. Dy vjet më pas, dekreti Apostolicam actuositatem i Koncilit II të Vatikanit do të shpallte solemnisht: “Laikët kanë të drejtën dhe detyrën e apostullimit, që buron nga bashkimi i tyre me Krishtin, Kryet e Kishës”. Kështu jehuan fjalët e Vinçenc Palotit, 130 vjet pas vdekjes së tij në Kishën universale, me zërin e Papës Pali VI dhe të ipeshkvijve të mbarë botës.
 
23 Janar: Shën Emerenciana

Duke shfletuar kalendarin kishtar, përkujtojmë Shën Emerencianën


Një autor i panjohur i shekullit V i shtoi përshkrimit mbi martirizimin e Shën Anjezes, një kapitull të tretë, në të cilin tregon si u kremtuan salikimet e shenjtores, si iu duk prindërve tetë ditë pas vdekjes e si u themelua bazilika për nder të saj nga Kostanca, bija e Kostandinit.
Ndërmjet besimtarëve që morën pjesë në salikimet e Shën Anjezes, kujtohet edhe Emerenciana, virgjër e katekumene. Në sa vijonin salikimet, një sulm i papritur i paganëve fanatikë i shpërndau të krishterët. Po Emerenciana jo vetëm që nuk iku, por nisi t’u bënte thirrje sulmuesve të hiqnin dorë nga urrejtja për të krishterët, duke përfunduar e mbytur me gurë. Prindërit e Shën Anjezes e varrosën trupin e saj në një nga pronat e tyre, fare pranë trupit të bijës së martirizuar. Kështu Shën Emerenciana, që ende nuk e kishte marrë Pagëzimin shenjt, u pagëzua me gjakun e vet, duke i hapur kështu udhën doktrinës së Pagëzimit të gjakut, sepse vdiq për mbrojtjen e drejtësisë e duke dëshmuar Zotin.

Në Martiriologun Jeronimian shkruhet se Emerenciana u varros në Varrezën e madhe të rrugës romake Nomentana, së bashku me një grup martirësh të tjerë, në krye të të cilit ishte Viktori. Duke qenë i lidhur ngusht me Shën Anjezen, emri i saj fitoi popullaritet të madh. Shenjë e qartë e këtij popullariteti është caktimi i përkujtimit të saj liturgjik më 23 janar, dy ditë pas festës së Shën Anjezes. Festa e saj u caktua që në shekullin VIII e u regjistrua menjëherë në Martiriologun e Bedës, në kodikët e vonë Jeronimianë dhe në Sakramentarin e Gjelazios, prej nga kaloi pastaj në Mesharin dhe në Martiriologun Romak.

Edhe në ikonografinë e Varrezës së madhe, Emerenciana paraqitet më shumë në mes të grupit të martirëve, pranë të cilëve ishte varrosur, por nuk mungojnë edhe ikonat e lashta në të cilat paraqitet vetëm ose ndërmjet Shën Paolinës dhe Shën Daries, virgjëra.

Mbi varrin e martires, menjëherë pas përfundimit të martirizimit të të krishterëve, u ngrit një kishë, që sipas Liber Pontificalis, u ndreq nga Adriani rreth viteve 772- 795.

Në shekullin IX reliket e Shën Emerencianës u mbartën në bazilikën e Shën Anjezes. Papa Pali V porositi një arkëz artistike argjendi, në të cilën u mblodhën reliket e të dyja shenjtoreve, për t’u vendosur pastaj në elterin e madh.

Por kujtimi i martires është i gjallë edhe në kisha e bazilika të tjera, posaçërisht në Romë, duke nisur nga bazilika e Shën Anjezes në Sheshin romak Navona, ku në vitin 1123 iu kushtua një elter, për të kaluar më pas në bazilikën e Shën Pjetrit in Vinkoli, ku ruhet koka e saj, në Kishën e Shën Anjezes në Kampitel, ku ruhet një gisht e së fundi, tek famullia e madhe në zonën Nomentana, me emrin e Shën Emerencianës. Shenjtorja nderohet në të gjithë Evropën, posaçërisht në Spanjë, në Gjermani e në Belgjikë, ku ruhen edhe sot shumë kapela ngritur që në lashtësi për nder të Virgjërës që u pagëzua me gjakun e vet.
 
24 Janar: Shën Françesku

Duke shfletuar kalendarin, përkujtojmë Shën Françeskun e Sales



Shën Françesku, Ipeshkëv e Dijetar i Kishës, lindi në Thorens të Savojës më 21 gusht të vitit 1567. Si u doktorua në Padovë, u shugurua meshtar e më pas u emërua ipeshkëv i Gjenevës. ثshtë një ndër mësuesët e mëdhenj të jetës shpirtërore.

Shkroi shumë vepra asketike e qe ndër të parët që jetën shpirtërore e shenjtërinë i paraqiti të mundshme në të gjitha gjendjet e jetës: në familje, në shoqëri, në zyrë, në punë, në ushtrي, në katedra universitetesh e edhe në parmendë e në kosë.

Theksoi se vetëm dashuria e Zotit bën Shenjtorë. Në bashkëpunim me Gjovanë Françeskën Fremiٍ de Shantal themeloi murgeshat klaustrale të Vizitacionit. U shqua për dituri të thellë e butësi të jashzakonshme, aq sa u quajt Shenjti i butësisë.

Me urtinë e tij baritore dhe ëmbëlsinë proverbiale, tërhoqi shumë kalvinistë në radhët e Kishës katolike. Vdiq në Lion me 28 dhjetor 1622.
 
25 Janar: Kthimi i Shën Palit Apostull

Kalendari Kishtar i 25 janarit kremtoi “Kthimin e Shën Palit Apostull"


Kthimi i Shën Palit, që në rrugën e Damaskut shitohet prej dritës të Krygjëzuemit, të cilin ai, farizé i bindur, e persekuton në korpin mistik, vë në dukje në mënyrë të bindshme fuqinë e hirit që rrëzon përdhé Saulin dhe ngjall Palin, që derdhet me bujarي, ku mëkati është me teprي, që armikun e përbetuar të Shëlbuesit e shndërron në misionarin e Ungjillit, në Apostullin e popujve, në Dishmitarin e fesë me fjalë e me vepra, me jetë e me vdekje.

Në katekizmin e audiencës së përgjithshme të 21 nëntorit të kaluar, Benedikti XVI mori simbolikisht udhën e Damaskut, ku ndodhi kthimi i Shën Palit, me rëndësi të dorës së parë për të kuptuar lidhjen mistike që bashkon Krishtin me Kishën. Shpjegoi se Apostulli i ardhshëm nuk u kthye, ashtu si të tjerët, në takim me bashkësinë e krishterë, të cilën madje e persekutoi. U kthye me nismën e vetë Krishtit, që iu duk si i persekutuar. Shën Pali u kthye njëkohësisht tek Krishti e tek Kisha.

Kështu arriti tek përkufizimi origjinal i Kishës si Korpi i Krishtit, të cilin nuk e gjejmë tek autorët e tjerë të krishterë të shekullit të parë. Rrënjën më të thellë të këtij përkufizimi mahnitës të Kishës e gjejmë tek sakramenti i Korpit të Krishtit. Thotë Shën Pali: “Duke qenë një bukë e vetme, ne, megjithëse shumë, jemi një trup i vetëm”.

Prandaj Apostulli i Popujve nuk i deshi kishat që themeloi, të ftohta e burokratike, por plot ndjenjë e pasion, sepse i konsideronte si shtrirje të pranisë personale të Krishtit në botë. Themelonte, kështu, një Kishë të përbërë nga gjymtyrë të bashkuara e njëkohësisht të dalluara, të cilave u printe fryma e Shpirtit Shenjt.

Natyrisht të nënvizosh kërkesën e unitetit nuk do të thotë se duhet rrafshuar ose sheshuar jeta kishtare sipas një mënyre të vetme veprimi.

Gjetiu Pali mëson të mos shuhet Shpirti, domethënë të krijohet hapësira për gjallërinë e pabesueshme të shfaqjeve karizmatike të Shpirtit Shenjt, që është burim energjie e gjallërie përherë të re. Kemi të bëjmë, pra, me një bashkim si vertikal, ndërmjet Jezusit e besimtarëve, ashtu edhe horizontal, ndërmjet të gjithë atyre që luten në emër të Zotit tonë Jezu Krishtit. Mbledhjet tona liturgjike – porosiste Apostulli - duhet të jenë të tilla, sa ta shtyjnë njeriun që, pa qenë i krishterë, merr pjesë ndër to, të thotë në fund me bindje: “Zoti është me ju!”. Kuptohet lehtë prandaj sa e madhe është dëshira e Kishës katolike për ta realizuar atë që uron Shën Pali.
 
26 Janar Shën Timoteu e Shën Titi

Përkujtojmë sot Shenjtorët Timoteu e Titi, Ipeshkvij

Shenjtorët Timoteu e Titi, të dy dishepuj e bashkëpunëtorë të Shën Palit, u caktuan prej tij porsi barinj: i pari i Kishës së Efezit e i dyti, i Kretës.

Timoteu ishte bir i një babe pagan e i një nëne hebreo-kristiane me emën Euriçe, dishepulle e Shën Palit e bashkëpunëtore e tij.

Titi lindi prej prindërve paganë. U pagëzua nga Apostulli, i cili e përcolli në Konçilin e Jeruzalemit. Më vonë e gjejmë në Kretë, në Maqedonي, në Romë e Dalmacي.

Pas martirizimit të Shën Palit, Timoteu vijoi të kryesonte Kishën e Efezit deri në vitin 97 kur, sipas traditës, vdiq në kulmin e veprimtarisë baritore. Njoftimin e fundit për të na e jep Shën Pali pak para se të martirizohej: “Titi është në Dalmaci”. Nuk kemi më asnjë njoftim tjetër. Kujtojmë se këtyre dy dishepujve, Shën Pali u drejtoi tri letra me përmbajtje baritore.
 
29 Janar: Shën Kostanci

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Kostancin, ipeshkëv i Perugjës


Martiriologu Jeronimian e kujton më 29 janar. Sipas gojëdhënës, nga e cila kemi katër variante, Kostanci u arrestua dhe u hoq zvarrë para konsullit Luçio gjatë persekutimit të Antoninit. Pasi u rrah mizorisht me kamzhik, u mbyll së bashku me disa shokë në një stufë të madhe të ndezur, prej nga doli mrekullisht i paprekur. U flak rishtas në burg, ku me sjelljen e tij shembullore, ia doli t’i kthejë në fenë e Krishtit rojet, që e ndihmuan të ikte. U strehua në shtëpinë e një farë Anastasi, edhe ky i krishterë, por u arrestua përsëri. U martirizua pranë Kishës së Trivios, në zonën e Folinjos, ku shërbente. Kisha u shemb rreth vitit 1527, po fusha ku derdhi gjakun për Krishtin vijon t’ia ruajë emrin. Quhet edhe sot e kësaj dite ‘Fusha e Shën Kostancit’.Pas martirizmit, reliket e shenjtit u mbartën në Perugja e u varrosën në vendin mbi të cilën më pas u ngrit katedralja e qytetit italian.
 
30 Janar: Shën Martina

Me 30 Janar Kisha katolike përkujtoi Shën Martinën


Historia e kësaj vajze të re fillon nga fundi i jetës së saj, nga varri. Mësojmë se 1. 440 vjet pas martirizimit, në vitin 1534, i zellshmi papa Urbani VIII, i impenjuar në frontin shpirtëror në kundrareformën katolike e në atë material, në rindërtimin e kishave romake, zbuloi në nji kishë të Forit romak sarkofagun me reliket e Shenjtores, gjë që e dëshmonte një epigraf i shkruar mbi kapakun e arkivolit. Ringjalli, kështu, në shpirtin e romakëve devocionin për Shën Martinën, duke caktuar 30 janarin si datë të festës së saj, festë që kishte nisur të kremtohej që në shekullin VIII.

Po kush ishte Martina, që pas disa shekuj harrese, u bë përsëri një nga Pajtoret e Romës?

Historia flet pak për të. Lajmi më i lashtë që kemi për martiren, është se papa Onori I i kushtoi një Kishë në Forin romak. Pesëqind vjet më pas, gjatë gërmimeve në këtë Kishë, u gjetën varret e tre martirëve. Kaq na tregon historia.

Për të ditur diçka më shumë, na duhet t’i drejtohemi gojëdhënës. Sipas traditës, Martina qe diakoneshë, bijë e njërit nga konsujt më të shquar romakë të kohës. U martirizua nën Aleksandër Severin (222-235). Sipas tregimit mbi martirizimin e saj, Martina u zvarit para një shtatoreje të Apolit, të cilën jo vetëm që nuk pranoi ta adhuronte, por e rrëzoi nga piedestali dhe e bëri copë-copë. Rrëzimi i shtatores – gjithnjë sipas gojëdhënës - shkaktoi një tërmet të fuqishëm që rrenoi krejt tempullin. E nën rrënoja gjetën vdekjen edhe priftërinjtë e perendisë pagane.Mrekullia u përsërit me shtatoren e Artemidës. Kjo duhet t’i kishte shtyrë persekutorët e saj të reflektonin sadopak; por ata përkundrazi, të tërbuar edhe më keq, vijuan të provonin tortura edhe më mizore mbi gjymtyrët e saj të njoma. Po ajo i përballoi. Atëherë ia prenë kokën me shpatë e gjaku i saj vaditi truallin mbi të cilin do të lulëzonte Kisha romake.
 
1 Shkurt: E Lumja Ludovika

Sot Kisha katolike përkujtoi të Lumen Ludovikë, terciare françeskane



E Lumja Ludovikë lindi në vitin 1474 në Romë në familjen fisnike të Albertonëve. Si mbeti jetime në moshë të njomë, u edukua nga e gjyshja e nga disa teze, sepse e ëma u martua rishtas.

Në moshën 20 vjeçare, kundër dëshirës së saj, shkoi nuse në derën fisnike të Gjakomo della اetera, i cili e desh shumë. Pati me të tri vajza. Në vitin 1506, në moshën 32 vjeçare, mbeti e vejë. Atëherë hyri në të Tretin Urdhër të Shën Françeskut dhe ia kushtoi jetën lutjes, meditimit, veprave të bamirësisë, pendesës e mëshirës. Nisi të kujdesej për vajzat e varfëra në prag të martesës, duke u siguruar pajën e për të sëmurët, që i vizitonte çdo ditë në kasollet e tyre të mjera.Me bujarinë e saj, shpenzoi gjithë pasurinë e trashëguar, pa pyetur fare për kundërshtimet e të afërmve. Zoti i fali dhuratën e ekstazave, që në kohën e saj u bënë shumë të njohura, e këtë e tregon fakti se pas vdekjes së Ludovikës, më 31 janar 1533, skulptori i famshëm Gjan Lorenco Bernini realizoi shtatoren e saj, të njohur në mbarë botën, duke e paraqitur romaken e bukur pikërisht në ekstazë. Sot shtatorja e së Lumes, që ndodhet në Kishën San Françesko a Ripa, në Romë, vizitohet prej mijëra dashamirësh të artit nga e gjithë bota. Në këtë Kishë françeskane është edhe varri me reliket e së Lumes, e cila menjëherë pas vdekjes pati një kult publik, të konfirmuar përfundimisht nga papa Klementi X më 28 janar 1671.
 
6 Shkurt: Shën Pal Miki

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Pal Mikin dhe shokët e tij martirë


Pajtor i bashkësisë katolike japoneze, Pal Miki lindi në Kioto të Japonisë rreth vitit 1564. ثshtë japonezi i parë që u pranua në një urdhër rregulltar katolik, pra jezuiti i parë japonez. I lindur në një familje të kamur e i pagëzuar në moshën 5 vjeçe, Pal Miki hyri më pas në një kolegj të Shoqërisë së Jezuitëve. 22 vjeç ishte novic. Arriti rezultate të shkëlqyera në të gjitha lëndët. E mundoi pakëz vetëm latinishtja, shumë larg nga mënyra e tij e të folurit dhe e të menduarit. Ndërkaq u bë specialist i përshpirtërisë lindore aq, sa u caktua të predikojë e të dialogojë me budistët. E kreu me sukses detyrën e ia doli mbanesh t’i kthejë shumë prej tyre në fenë e krishterë, e cila kishte nisur të depërtonte në Japoni që në vitin 1549, me Shën Françesk Saverin, që kaloi atje dy vjet, duke ia hapur rrugën misionarëve të tjerë, të mirëpritur nga popullata. Pal Miki qe katekist jezuit shumë i zellshëm. Punoi me gjithë shpirt për ta përhapur më tej lajmin e mirë të Ungjillit ndërmjet vëllezërve japonezë. E në sa kryente këtë veprimtari, në Japoni të krishterët nisën të akuzoheshin se kërcënonin unitetin kombëtar, të arrestoheshin dhe të martirizoheshin.

Pali u arrestua në dhjetor të vitit 1596 në Osaka. Në burg gjeti tre jezuitë e gjashtë françeskanë misionarë si dhe 17 terciarë japonezë të Shën Françeskut. Më 5 shkurt 1597 i gjithë grupi i etërve misionarë u dënua me vdekje. Pal Miki i priu drejt kryqave, që qenë ngritur për ta në njërën nga kodrinat e Nagasakit. Aty edhe i kryqëzuan, si Mësuesin Hyjnor. E në sa jepte shpirt i kryqëzuar, bëri predikimin e fundit, duke përsëritur fjalët e Krishtit në kryq: “In manus tuas, Domine, comendo spiritum meum”, në atë latinishte që e pat munduar aq shumë kur qe i ri.

Ishte koha e persekutimit të rreptë që shpërtheu kundër të krishterëve japonezë nën Perandorin Toitomi Hideioshi.265 vjet më pas e pikërisht në vitin 1862, i Kryqëzuari i Nagasakit do të shpallej shenjt nga Papa Piu IX, ndërsa në vitin 1846, në Veronë të Italisë, një seminarist pesëmbëdhjetë vjeçar, si pati lexuar tregimin mbi këtë kryqëzim, ndjeu fuqimisht shtytjen për jetë misionare: ishte Daniel Komboni, apostulli i ardhshëm i Nigricisë, apo Afrikës, së cilës do t’i kushtonte jetën e vdekjen, tre shekuj pas Shën Pal Mikit.

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Pal Mikin dhe shokët e tij martirë


Pajtor i bashkësisë katolike japoneze, Pal Miki lindi në Kioto të Japonisë rreth vitit 1564. ثshtë japonezi i parë që u pranua në një urdhër rregulltar katolik, pra jezuiti i parë japonez. I lindur në një familje të kamur e i pagëzuar në moshën 5 vjeçe, Pal Miki hyri më pas në një kolegj të Shoqërisë së Jezuitëve. 22 vjeç ishte novic. Arriti rezultate të shkëlqyera në të gjitha lëndët. E mundoi pakëz vetëm latinishtja, shumë larg nga mënyra e tij e të folurit dhe e të menduarit. Ndërkaq u bë specialist i përshpirtërisë lindore aq, sa u caktua të predikojë e të dialogojë me budistët. E kreu me sukses detyrën e ia doli mbanesh t’i kthejë shumë prej tyre në fenë e krishterë, e cila kishte nisur të depërtonte në Japoni që në vitin 1549, me Shën Françesk Saverin, që kaloi atje dy vjet, duke ia hapur rrugën misionarëve të tjerë, të mirëpritur nga popullata. Pal Miki qe katekist jezuit shumë i zellshëm. Punoi me gjithë shpirt për ta përhapur më tej lajmin e mirë të Ungjillit ndërmjet vëllezërve japonezë. E në sa kryente këtë veprimtari, në Japoni të krishterët nisën të akuzoheshin se kërcënonin unitetin kombëtar, të arrestoheshin dhe të martirizoheshin.

Pali u arrestua në dhjetor të vitit 1596 në Osaka. Në burg gjeti tre jezuitë e gjashtë françeskanë misionarë si dhe 17 terciarë japonezë të Shën Françeskut. Më 5 shkurt 1597 i gjithë grupi i etërve misionarë u dënua me vdekje. Pal Miki i priu drejt kryqave, që qenë ngritur për ta në njërën nga kodrinat e Nagasakit. Aty edhe i kryqëzuan, si Mësuesin Hyjnor. E në sa jepte shpirt i kryqëzuar, bëri predikimin e fundit, duke përsëritur fjalët e Krishtit në kryq: “In manus tuas, Domine, comendo spiritum meum”, në atë latinishte që e pat munduar aq shumë kur qe i ri.

Ishte koha e persekutimit të rreptë që shpërtheu kundër të krishterëve japonezë nën Perandorin Toitomi Hideioshi.265 vjet më pas e pikërisht në vitin 1862, i Kryqëzuari i Nagasakit do të shpallej shenjt nga Papa Piu IX, ndërsa në vitin 1846, në Veronë të Italisë, një seminarist pesëmbëdhjetë vjeçar, si pati lexuar tregimin mbi këtë kryqëzim, ndjeu fuqimisht shtytjen për jetë misionare: ishte Daniel Komboni, apostulli i ardhshëm i Nigricisë, apo Afrikës, së cilës do t’i kushtonte jetën e vdekjen, tre shekuj pas Shën Pal Mikit.
 
7 Shkurt: Shën Rikardi

Me 7 Shkurt Kisha Katolike përkujtoi Shën Rikardin


Shën Rikardin, që mendohet të ketë qenë mbreti Anglisë, Martriologu romak e përkujton më 7 shkurt. Për të ekziston një dokument historik, në të cilin shkruhet: “Shën Rikardi, mbret i Anglisë, atë i Vilebaldos, ipeshkëv i Aishtatit, i Shën Vunibaldit, abat i Haidenhaimit dhe i Shën Valburgës, virgjër, u varros në Luka të Toskanës”.

Ndërsa murgesha Hugeburk e Haidenhaimit shkruan se rreth viteve 720 Vilibaldi, njëzetvjeçar e Vunibaldi, nëntëmbëdhjetë, u nisën pas babait të tyre nga Hëmpmshiri i Anglisë drejt Romës, për të nderuar reliket e Shën Pjetrit e të Shën Palit e për të vijuar më pas shtegtimin drejt Tokës Shenjte. Por këtë shtegtim të përshpirtshëm mundi ta kryente vetëm Vilibaldi, sepse Vunibaldi u ndalua në Romë, ku qëndroi deri në vitin 739, ndërsa të jatit iu desh ta ndërpriste shtegtimin shumë më shpejt në Luka të Italisë, ku vdiq e u varros në bazilikën e Shën Fredianit në vitin 722.

Historia e dy vëllezërve, e motrës së tyre Valburgës dhe e një vëllau tjetër, që nuk i dihet emri, vijon. Ata u bënë bashkëpunëtorë të ngushtë të Shën Bonifacit, apostull i gjermanëve, që festohet më 5 qershor.
 
8 Shkurt: Shenjtërit Jeronim Emiliani dhe Gjyzepina Bakita

Kisha katolike kujtoi me 8 Shkurt shenjtorët Jeronim Emiliani dhe Gjyzepina Bakita


Fisnik venecian, që jetoi në shekullin XVI, Jeronim Emiliani ëndërronte një karrierë që do t’i dhuronte lavdi. Nisi, prandaj jetën ushtarake, por si u zu rob gjatë një beteje, e mbyllën në qelitë e nëndheshme të një kështjelle, lidhur këmbë e kokë me zinxhirë. S’mund të bënte tjetër, veç të kujtonte jetën e tij të shkurtër, të mendonte për kotësinë e pushtetit njerëzor, të sillte ndër mend t’ ëmën, që e kishte mësuar të lutej e t’ia besonte veten Zojës së Bekuar, Nënës së Krishtit e Nënës shpirtërore të gjithë të krishterëve. E kështu, falë lutjes, nisi ta ndjejë veten të lirë. Takimi personal me Zotin, përmes Virgjërës Mari, i la gjurmë të thella në jetë. Kur rifitoi lirinë, jeta e tij mori një kthesë rrënjësore: ndërroi miqësitë, nisi të lexojë çdo ditë Fjalën e Zotit, ndjeu thirrjen për impenjim misionar në shërbim të të varfërve, të sëmurëve, të rinjve të brakstisur e grave të penduara. E kështu, pas një periudhe të shkurtër noviciati si pendestar me Gjampietro Karafën, papën e ardhshëm Pali IV, Jeronimi ia kushtoi gjithë jetën Zotit. Tërhoqi me shembullin e vet shumë meshtarë e laikë të cilët, ashtu si ai, dëshironin t’i shërbenin Krishtit ndër të varfërit. Lindën kështu “Shërbëtorët e të varfërve” e pastaj edhe “Urdhëri i Klerikëve Rregulltarë të Somaskës”, ose Etërit Somaskë, që e morën emrin nga qyteti lombard në Itali, ku bashkëpunëtorët e shenjtit shkonin për t’u lutur. Shën Emiliani përsëriste gjithnjë fjalët: “Në se Zoti gjen në shpirtin tuaj fe të çiltër e shpresë, do të bëjë me ju gjëra të mëdha, sepse ai i larton të përvujtët. Në se e ruani veten në mes të tundimeve, Zoti do t’ju ngushëllojë në këtë botë; do t’ju japë përkohësisht paqe e qetësi këtu poshtë e pastaj, përjetësisht, në botën tjetër”. Vdiq gjatë epidemisë të një sëmundjeje ngjitëse më 8 shkurt 1537.

Gjyzepina Bakita lindi në Sudan në vitin 1869. Iu desh të provonte ankthin e rrëmbimit e të skllavërisë. Si u shit disa herë në tregjet e skllevërve në El Obeid e në Kartum, u blé, më në fund, nga konsulli italian. Me të shkoi në Venedik, ku u njoh me motrat kanoziane. Gjyzepina iu lut atyre ta ndihmonin për të njohur atë Zot, të cilin e kishte ndjerë në zemër pa e ditur akoma se kush ishte. E u tregonte rregulltareve: “Duke parë diellin, hënën e yjet, thosha me vete: “Kush do të jetë zotëria i këtyre sendeve? E ndjeja një dëshirë të zjarrtë për ta parë, për ta njohur e për ta nderuar”. Jetoi pesëdhjetë vjet me radhë duke shërbyer në shtëpinë e simotrave, të cilat e nderonin për ëmbëlsinë e saj të përhershme, për mirësinë e saj e për dëshirën që të njihte Zotin. U la trashëgim fjalët: “Të jeni të mira, duajeni Zotin, lutuni për ata që nuk e njohin! Sikur ta dinin ç’hir i madh është ta njohësh Zotin!”.Në pleqëri kaloi një sëmundje të rëndë e të dhimbshme. Dha shpirt më 8 shkurt të vitit 1947 rrethuar nga simotrat dhe nga një turmë e madhe njerëzish, që u mblodh për t’i dhënë lamtumirën e fundit “Nënës së shenjtë zeshkane” e për t’i kërkuar ndërmjetësim nga qielli.
 
8 Shkurt: Shën Apollonia

Po me 8 Shkurt Kisha katolike përkujton Shën Apolloninë, virgjër e martire


Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Apolloninë, Pajtore e dentistëve, sepse gjatë martirizimit, i qenë shkulur dhëmbë e dhëmballë. Prandaj ikonografia, shumë e pasur, e paraqet me palmën e martirizimit në njërën dorë e me darën e dentistit në tjetrën.

U martirizua në vitin 249 pas Krishtit në Aleksandri të Egjiptit, gjatë persekutimit barbar që shpërtheu kundër të krishterëve të qytetit. Turma e tërbuar, pasi plaçkiti dhe shkretoi shtëpitë e ndjekësve të Krishtit, e zvarisi Apolloninë jashtë qytetit. U ndez aty një zjarr dhe Virgjëra u kërcënua se do të digjej e gjallë në se nuk do të pranonte të blasfemonte kundër Jezu Krishtit. Ajo kërkoi ta linin të mendohej një çast të vetëm, e në sa ata prisnin blasfemitë, Apollonia u hodh vullnetarisht ndërmjet flakëve dhe u shkrumbua ndër sytë e salvuesve të saj, që mbeten me gojë hapur nga guximi i Virgjërës. Mbylli kështu ditët e një jete kaluar me lutje e vepra bamirësie, duke u bërë pishtar për t’u ndriçuar të gjithë njerëzve rrugën që çon në mbretërinë qiellore.Fundi i saj pati ngjallur shumë diskutime teologjike, që kanë të bëjnë me qëndrimin ndaj vetvrasjes, në se mund ta quajmë kështu vdekjen e Shenjtores, duke pasur parasysh se Kisha katolike nuk pranon që njeriu të vendosë mbi fatin e jetës së vet, sepse jeta është në dorë të Zotit.
 
12 Shkurt: Shën Benedikti i Anianit

12 Shkurt:Kisha katolike përkujtoi Shën Benediktin e Anianit


Vitizia, siç u quajt në pagëzim ati i parë i jetës murgare gjermanike, lindi në vitin 750 në familjen fisnike vizigote Agjilulfo në jug të Francës. U dërgua për të studiuar në oborrin mbretëror të Jozefit të shkurtër. Më pas hyri në ushtrinë e Karlit të Madh dhe luftoi në Itali kundër Longobardëve. Këtu, duke rrezikuar jetën e vet, shpëtoi jetën e të vëllaut që kishte rënë në ujë e po mbytej i përpirë nga gjeratoret e lumit Tiçino. Kjo ngjarje pati ndikim të jashtzakonshëm në jetën e tij. U kthye, së bashku me një murg të verbër me emrin Vidmar, në Francë. Hyri menjëherë në kuvendin e Shën Sekuanos, pranë Dizhonit, ku mori emrin rregulltar Benedikt. Shumë shpejt u zgjodh abat i këtij kuvendi, por sivëllezërit nuk munden ta durojnë sjelljen e tij tepër asketike. Atëherë ai u largua e themeloi kuvendin e vet benediktin në Anian, pranë Montpelié. Zgjodhi rregullën benediktine, sepse tek Shën Benedikti njohu njeriun që jetonte ashtu si predikonte. Diktoi rregulla të rrepta në përkim me moton benediktine: “Lutu e puno”, të cilat i respektoi vetë i pari. Bashkësia lulëzoi. Si vdiq Karli i Madh, Benedikti shërbeu si këshilltar i Ludovikut të përshpirtshëm. Vitet e fundit të jetës i kaloi në abacinë e Inden, sot e Kornelimyster, pranë selisë mbretërore të Akuisganës.


Kujtojmë se Aquisgrana, në gjuhën gjermane Aachen, në frëngjisht Aix-la-Chapelle, në holandisht Axhe, është një qytet i pavarur në shtetin federal të Reno-Vestafalisë veriore në Gjermani. Ndodhet pranë kufirit ndërmjet Vendeve të Ulta dhe qytetit më perëndimor të Gjermanisë.

I vendosur në zemër të Evropës, qe selia e Karlit të madh, i cili ndërtoi këtu katedralen e famshme, shpallur që nga viti 1978 nga UNESCO - pjesë e thesarit të kulturës botërore.
Këtu vdiq Shën Benedikti e po këtu edhe u varros në vitin 821 në një varr, që sot konsiderohet i humbur. Kisha e kujton Shën Benediktin për veprimtarinë e tij liturgjike e teologjike në mbrojtje të doktrinës së krishterë kundër teorive të ‘adocionistëve’, që ishin përhapur në Spanjë. Për ta kryer me sukses këtë detyrë, Benedikti udhëtoi, shkroi, përgatiti ipeshkvijtë e meshtarët, duke u bërë model shenjtërie e besnikërie ndaj Krishtit për të gjithë.
 
13 Shkurt: Shenjtërit Foska e Maura

Sot Kisha përkujtoi shenjtoret Foska e Maura, martire


Nga historia e martirizimit të dy shenjtoreve, mësojmë se Foska, e lindur në një familje pagane në Ravenë, kur mbushi 15 vjeç ndjeu thirrjen për t’u kthyer në fenë e krishterë. Bisedoi për këtë me mëndeshën e saj, Maurën dhe shkuan së bashku tek prifti Ermolao, që e përgatiti vajzën dhe e pagëzoi. I jati, Siroi, u mundua më kot ta rikthente në fenë e të parëve. U padit menjëherë tek prefekti Kuinziani, por ushtarët që shkuan ta kapnin, nuk ia dolën manesh, sepse mbrohej nga një engjëll. Atëherë Foska dhe Maura u paraqiten vullnetarisht para Kuincianit, që urdhëroi t’i nxirnin para gjyqit, t’i torturonin mizorisht e pastaj, më 13 shkurt, t’ua prisnin kokat. Kokat e prera, të flakura në det, u rrëmbyen nga detarët dhe u mbartën në Tripolitani, ku u varrosën në shpellat pranë Sabrathës (Sakratha e sotme). Shumë vjet më vonë, pasi zona u pushtua nga arabët, një i krishterë me emrin Vitale, i shtyrë nga frymëzimi hyjnor, i solli përsëri reliket e shenjtoreve në Itali, në ishullin Torçelo të lagunës venete, ku për nder të dy martireve u ngrit një kishë.

Në historinë e martirizimit të tyre nuk ka të dhëna kronologjike, por hagjiografët e mëvonshëm, mendimi i të cilëve pasqyrohet edhe nga Martiriologu Romak, shkruajnë se shenjtoret u martirizuan gjatë persekutimit decian, duke hamendësuar se prefekti Kuinciani është konsulli i provincës së Sicilisë, nga i cili u martirizua edhe Shën Agia. Fakti se reliket erdhën në Torçelo nga Afrika konfirmohet edhe nga dy emrat, Foska e Maura, emra vajzash afrikane.
 
14 Shkurt: Shën اirili dhe Metodi

Festa e Apostujve të popujve sllavë, اirilit e Metodit, bashkëpajtorë të Evropës


Në pagëzim u quajtën Kostantin e Mikel e ishin të bijtë e Leonit, gjykatës në Selanik. اirili e Metodi janë emrat e tyre murgarë. اirili, më i riu, u edukua në Kostantinopojë së bashku me perandorin e ardhshëm, Mikelin III. Quhej filozofi, sepse jepte mësime filozofie. Metodi, ndërkaq, ishte epror në një manastir në Bitinie mbi malin e Olimpit, pasi kishte qenë qeveritar në një nga provincat e perandorisë.

Shën اirili e Shën Metodi qenë vëllezër gjaku e vëllezër apostullimi. Porsل morën urdhërin e meshtarisë, kaluan në Moravي për të predikuar Ungjillin. Qenë këta të parët, që sajuan alfabetin sllav, të quajtur më vonë çirilik dhe që përkthyen në gjuhën sllave Shkrimin Shenjt e Liturgjinë.

U dukën në skenën e historisë, në shekullin IX, kur perandori Mihali III i Kostantinopojës i dërgoi princit Rastislav të Moravisë, dy ungjillëzuesit që kishte kërkuar. Niste kështu ungjillëzimi i dy vëllezërve Selanikas, اirilit e Metodit, apostuj të mëdhenj të Lindjes.

Rastislavi dëshironte misionarë nga Kostantinopoja, sepse nuk u besonte predikatarëve “latinë”- siç i quante ai, e sidomos atyre me origjinë gjermanike. Së bashku me dy vëllezërit, u nisën edhe disa bashkëpunëtorë, ndërmjet të cilëve edhe Shën Klementi, që duhet të kishte kryer studime serioze, sepse u bë bashkëpunëtor i ngushtë i Metodit në veprimtarinë për përshtatjen e liturgjisë së Lindjes në gjirin e popullsive që ktheheshin pak nga pak në fenë e krishterë. Vite me radhë dy vëllezërit selanikas shtegtuan nga Moravia në Panoni (Hungaria e sotme), nga Roma në Serbinë e sotme. Ungjillëzimi i Evropës lindore vështirësohej nga rivalitetet politike. Misionarët gjermanikë shikoheshin me mobesim, si vegla në duart e princërve të tyre. E njëjta gjë ndodhte kur ndokush niste ungjillëzues nga Lindja në emër të krishtërimit “latin”. Mosmarrëveshjet nganjëherë bëheshin aq të ashpra, sa i detyronin Shenjtorët vëllezër të largoheshin në drejtime të tjera.

Kështu dy Shenjtorëve vëllezër iu desh të vuajnë shumë, por ia dolën të kthejnë në fé popuj e fise sllave. Si u thirrën në Romë, اirili vdiq me 14 shkurt 869, ndërsل Metodi u shugurua ipeshkëv e u kthye në Panonي, ku vazhdoi misionin si legat i Selisë së Shenjtë pranë popujve të rinj të kristianizuar prej tij. Vdiq në Velehrad të اekisë me 6 prill 885.Me 31 dhjetor 1980 Papa Gjon Pali II i shpalli Bashkëpajtorë të mbarë Europës, së bashku me Shën Benediktin.
 
Titulli: Shenjtoret Katolik

sot eshte festa e te gjithe shejterve.. (te shumtat ) gezuar te gjitheve
 
Gezuar diten e te gjithe shenjterve!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top