Shenjat se personi i vdekur është pranë jush dhe tenton të komunikojë me ju

Monique

With or Without u
sh_1472472484-8371514.jpg

Aroma e tyre kur shpirti i personit të dashur është në afërsi, kjo mund të manifestohet në shumë mënyra. Një ndër më të shpeshtat është aroma e tyre specifike. Kjo mund të jetë aroma e tyre e parfumit, ushqimit të preferuar dhe kështu ata komunikojnë apo flasin me ju

Shfaqen në ëndrrat tuaja

Të vdekurit shpeshherë na flasin, qartë, pikërisht në ëndrrat tona. Derisa flemë, mendja jonë është e hapur për botën shpirtërore, prandaj ua mundësojmë që të shfaqen në ëndrrat tona. ثndrrat që përfshijnë të vdekurit dinë të jenë reale në mënyrë të pabesueshme. Kushtoni vëmendje domethënies së këtyre ëndrrave.

Ju zhduken gjëra

Nganjëherë mund të ndiheni thuajse keni humbur mendjen, kur një objekt që e keni lënë në një vend e gjeni në një tjetër vend. Ka mundësi që të vdekurit “tallen” me ne, ose kështu dëshirojnë ta tregojnë praninë e tyre. Keni mendime të jashtëzakonshme Nganjëherë mund t’ju shfaqen mendime që nuk i ndjeni si tuajat, pothuajse dikush ka grabitur monologun e brendshëm. Kjo mund të jetë shenjë se personi i dashur që ka ndërruar jetë edhe më tutje është me ju.

Vizionet


Ndoshta vizionin e personit të dashur e shikoni në dhomë, apo në mendime, kur jeni krejtësisht zgjuar. Ata mund të shihen në mënyrë transparente, gjysmë të tejdukshme apo lëngjyra. Vizioni mund të vijë në formën e shfaqjes së fytyrës të personit në pasqyrë, në dritare.

Tingujt dhe muzika

Shenjë e sigurt nga ajo anë është kur të dëgjoni zërin e personit të dashur që ka ndërruar jetë, derisa thërret emrin tuaj në mënyrë “interno” – brenda kokës tuaj, apo nga “jashtë”. Muzika po ashtu është shenjë. Shenjat e muzikës mund të vijnë në këngë të veçanta në kokën tuaj.


@FB
 
Titulli: Shenjat se personi i vdekur është pranë jush dhe tenton të komunikojë me ju

Vizionet

Ndoshta vizionin e personit të dashur e shikoni në dhomë, apo në mendime, kur jeni krejtësisht zgjuar. Ata mund të shihen në mënyrë transparente, gjysmë të tejdukshme apo lëngjyra. Vizioni mund të vijë në formën e shfaqjes së fytyrës të personit në pasqyrë, në dritare.


Pervec kesaj , asnje nga keto te tjerat sme ka ndodhur.
Endrra nuk shoh sepse gjumin e kam shume te lehte dhe nuk thellohem , ose edhe nese shoh (se sjam e sigurt) , nuk mbaj mend asgje
Gjerat me zhduken se nuk di une ku i le , se jam harraqe ....sa here kerkoj dicka qe edhe kur e le e bej me mendimin ketu do me kujtohet, dhe asnjehere nuk me kujtohet....por besoj se kjo ka te bej me perqendrimin qe une e kam cik problem.
Muzika...besoj se per kedo eshte nje lidhje e brendshme , por se shoh si lidhje per ti dhene ze!
 
Titulli: Shenjat se personi i vdekur është pranë jush dhe tenton të komunikojë me ju

Ne endrra me ka ndodhur shume here qe njerez te dashur per shpirtin tim ,me shfaqen shpesh here.
Biles me ka ndodhur qe ne enderr te me kujtohet qe ky/kjo eshte e vdekur,dhe kam pas e si tip ndjesie si frike ne enderr derisa ne i moment me ka dale gjumi.
Zakonisht fale ndonje gje per shpirtin e tyre, ose ndez ndonje qiri per ta.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top