Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

MasteR

I'm offline
cift2-150x150.jpg

Edhe nëse jeni e lumtur me partnerin tuaj dhe ju duket se çdo gjë funksionon si më së miri, prapëseprapë ndonjëherë e pyetni veten se a është mu ai njeriu i duhur për ta kaluar jetën me të. Ja shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni bërë për njëri-tjetrin
Ju dëgjon me kujdes
Nëse i dashuri ju dëgjon me kujdes sa herë që i flisni, atëherë dijeni se pranë vetes keni një njeri i cili ju do sinqerisht.
Ai nuk do t’ju injorojë edhe nëse i drejtoheni gjatë ndonjë ndeshjeje futbolli, apo gjatë emisionit të tij të preferuar politik. Do të mundohet që t’ju ndihmojë sa herë që do të keni problem dhe do të jetë me ju në të mirë dhe në të keq.
Ju ledhaton
Mashkulli që ju do, çdo ditë ju shpërblen me ledhatime dhe me dëshmi të vogla por të rëndësishme të cilat tregojnë se për të jeni personi më i rëndësishëm në jetë. Pa marrë parasysh se a ua përgatitë darkën, apo ua ngjesh këmbët, duhet ta dini se, në atë mënyrë, ai ua shprehë dashurinë e tij.
Keni shumë gjera të përbashkëta
Nëse keni qëndrime të njëjta shoqërore, financiare dhe ekonomike, atëherë stabiliteti i lidhjes tuaj është i garantuar. Si dhe anasjelltas, nëse nuk mund të merreni vesh rreth gjërave elementare, atëherë lidhja juaj me gjasë do të marrë fund shumë shpejt.
Ju ka njohurr me familjen e tij
Kur ai t’ju njohur me familjarët, miqtë dhe kolegët e tij, atëherë mundeni me plot të drejtë që të konsideroni se ju do dhe ka qëllime serioze. Nëse me të vërtetë është serioz me ju, atëherë do ta ndërmarrë këtë hap, pa e zgjatur shumë.
Sakrifikohet
Nëse ai ju dhuron ndonjë gjë që i përket, pa ia kërkuar ju, atëherë kjo dmth se dëshiron lidhje serioze me ju. Nëse e shihni se nuk heziton që vet të heqë keq, vetëm e vetëm që ju të jeni rehat, dijeni se përpara keni një njeri të sinqertë që ju do shumë.
Nuk garon me juve
Mashkulli “i duhur” çdo ditë do ta nxisë imagjinatën tuaj. Ai dëshiron që ju të jeni e lumtur dhe kurrë nuk garon me ju. Ai ju përkrahë në jetën profesionale, personale dhe shpirtërore.gazetajone
 
Re: Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

Me ne fund e kuptova

Jam mashkulli ideaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaal :D
 
Pe: Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

Shenja te bukura,po kur zihen nuk ka shenja qe tregojne ndonje gje???Se te jesh i bere per njeri tjetrin sdo te thote vec puci puci,apo zemra,shpirti....
 
me vjen keq vetem shqiptaret zihen dhe per shqiptaret nuk ka studime mbi ta LOL LOL LOL me pare than qe meshkujt e huaj kan te gjithe keto virtyte keshtu qe ata jan perfekt LOL
 
Pe: Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

Keto me duken me shum me ja bo rrafsh se sa shenja qe tregon qe jan per njeri tjetrin :P .
 
Pe: Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

me vjen keq vetem shqiptaret zihen dhe per shqiptaret nuk ka studime mbi ta LOL LOL LOL me pare than qe meshkujt e huaj kan te gjithe keto virtyte keshtu qe ata jan perfekt LOL

Idealet vec tek njerez joshqiptare..
 
Pe: Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

atere qenkam me fat une paskam mashkullin ideal te des un per te
 
Pe: Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

Pas ktij leximi me ne fudn qenkam ideallllllllllllllllll po pres ate qe esht idealeeeeeeeeee tani LOL LOL LOL LOL LOL
 
Pe: Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

E lexova vallai me pershtatet mua komplet shkrimi qenkam ideale lum ai qe do me kete afer :lekund:
 
Pe: Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

Si qenkeni gjith per njeri tjetrin pupu
 
Pe: Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

Idealet vec tek njerez joshqiptare..

cfare kam shkruajtur une? LOL
 
Pe: Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

Nuk qenkam ideale.....
 
Pe: Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

Si qenkeni gjith per njeri tjetrin pupu

O genjejne veten o neve:P
 
Pe: Shenjat që tregojnë se me të vërtetë jeni për njëri-tjetrin

Popo njera 2-sh nga kto 3-ja eshte :P
 
Keni shumë gjera të përbashkëta
Nëse keni qëndrime të njëjta shoqërore, financiare dhe ekonomike, atëherë stabiliteti i lidhjes tuaj është i garantuar. Si dhe anasjelltas, nëse nuk mund të merreni vesh rreth gjërave elementare, atëherë lidhja juaj me gjasë do të marrë fund shumë shpejt.

Mesa di un kur nje cift kan shum gjera tperbashkta mes tyre se kan shum te gjat.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top