Shenjat që tregojnë se keni inteligjencë të lartë

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Ka disa gjëra që i karakterizojnë njerëzit me një nivel të lartë inteligjence:




Reflektoni mbi veten

Të meditosh mbi botën dhe njerëzit që të rrethojnë nuk është e mjaftueshme. Nëse e vë veten në qendër të reflektimit, ka më shumë gjasa të zbulosh mënyrën e vërtetë sesi funksionon qenia njerëzore, pasi ti je personi që më mirë mund të njohësh, dhe i vetmi që ke në dorë të ndryshosh.


Jeni në kërkim të njohurive më të gjera, pa u ngopur kurrë

Pa pyetur se çfarë, njerëzit inteligjentë e dinë mirë se çdo njohuri e re është njësoj e domosdoshme. Ata nuk mjaftohen kurrë nga ajo që kanë mësuar, dhe ndiejnë nevojën e përhershme për të mësuar më shumë nga të gjitha fushat e jetës. Të kufizosh veten në një dije të vetme, nuk është diçka e frytshme për njerëzit inteligjentë.


Jetoni shumë mirë pa idhuj!

Nëse jeni një njeri inteligjent, me siguri nuk e ndjeni të nevojshme të merrni shembull prej ndonjë ylli televiziv. Nuk keni idhull askënd, as veten tuaj. Kjo sepse njerëzit inteligjentë i falen vetëm dijes, ndaj nuk mund të adhurojnë një njeri të vetëm, pasi e dinë se as ai, as askush tjetër nuk mund të posedojë dijen maksimale në kërkim të së cilës është një njeri inteligjent.
Nuk komformoheni me idealet e të tjerëve

Bindjet politike, filozofike, teoritë që ndjekin të gjithë për jetën, nuk janë diçka e domosdoshme për ju. Në fakt, njerëzit me një inteligjencë të lartë priren të kundërshtojnë rrymat shoqërore, politike, filozofike apo artistike që të gjithë i ndjekin. Më inteligjentët e kërkojnë të vërtetën vetë, jo nëpërmjet parimeve të të tjerëve.

Syri.net
 
Po i beja nje skanim antareve te fv tani bazuar ne artikullin me siper.
Sapo arrita te Nicktjeter u cmend skaneri.
Sinjalizoi prezence te larte inteligjence duke pasur parasysh pikat me lart -)
 
Qenia njerzore ka nevoje te qendroje vetem te meditoje,gjithnje me kane pelqyer njerzit vetmitar,sepse kane kaluar ate shkallen ku varsisht kane nevoje nje grup papagallesh per-rreth per te mbushur kohen.
Koha eshte flori,meditimi pasuron kohen tende dhe ty.
Duhet te mesojme te duam veten qe te arrijme te duam boten.
 
Isha shumë kureshtar të lexoj këtë temë, të marrë njohuri të reja, dhe më pas fillova të mendoj, pse vallë kjo temë do më bëjë mua më të mirë? Reflektova.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top