! - !
Once upon a time...
Ne takojmë një numër të madh njerëzish në jetën tonë, secili unik në mënyrën e vet, por vetëm me disa perceptojmë një lidhje të veçantë shpirtërore sikur t’i kemi njohur përgjithmonë.
- Instinktet tuaja jua zbulojnë atë
2. Ndiheni jashtëzakonisht të sigurt dhe të fortë si emocionalisht ashtu edhe fizikisht
Kur ndjen një lidhje shpirtërore me dikë, prania e tij të qetëson. I gjithë ankthi, nervozizmi, frika juaj zhduken me praninë e tyre.
3. Me ta jeni të lirë të jeni ata që jeni
Me ta ju jeni vetvetja, ndërkohë që në marrëdhënie të tjera nuk keni sukses në këtë pikë. Ju ndjeheni të lirë të shpreheni lirshëm, nuk keni shqetësim dhe asgjë nuk ju pengon. Ekziston një ndjenjë e madhe çlirimi brenda dhe jashtë jush.
4. Ndiheni sikur i njihni prej shekujsh
Kur kuptoni se jeni të lidhur shpirtërisht me dikë, keni ndjenjën se i keni njohur gjithmonë këta njerëz. Jam i sigurt që kjo ju ka ndodhur shumë herë… Mund të ndodh që njerëzit më të ndjeshëm, të përjetojnë regresione spontane dhe të kujtojnë gjallërisht këta njerëz në vende të tjera, në jetë të tjera. Ka një lloj familjariteti tek ata që ju tërheqin, që ndihen thellë brenda jush.
5. Ju u besoni verbërisht atyre
Nëse nuk u besoni atyre atëherë nuk mund t’i besoni askujt tjetër. Besimi juaj tek ata është i pakushtëzuar edhe në rast se jeni një person që vështirë se besoni.
6. Ju komunikoni me ta në heshtje
Heshtja është një nga mënyrat e komunikimit kur jeni të lidhur shpirtërisht me një person. Ju nuk keni nevojë të shprehni gëzimin, ankthin ose frikën tuaj. Thjesht ju ose ata e dinë tashmë. Ata i kuptojnë gjendjet tuaja shpirtërore dhe ju përgjigjen me një përgjigje të tillë.
7. Bëni biseda të thella me ta
Bisedat me këta njerëz nuk janë kurrë sipërfaqësore, sepse ju mund të eksploroni unin tuaj të brendshëm (dhe të tyre) kur jeni në shoqëri. Bisedat janë të thella, secila prej tyre përfundon duke rritur njohuritë tuaja për veten dhe botën përreth.
Revista Psikologjia