Shenjat e kijametit Pj.5

redi-

Anëtar i Respektuar
Falenderimet i takojne vetem Allahut te Madheruar.Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme dhe falje duhet te kerkojme.Deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi a.s. eshte rob dhe i Derguari i Tij.

Te nderuar xhemate Xhumane e kaluar kemi predikuar mbi disa shenja te Kijametit ku permend: Muhammedi a.s. ka thene se nuk do te behet Kijametit derisa te afrohet koha. Gjithashtu Muhammedi a.s ka thene se nuk do te behet Kijametit derisa te afrohen tregjet.

Edhe kete Xhuma do predikojme mbi disa shenja te tjera te kijametit. Pervec shenjave qe kemi permenduar deri tani, kemi edhe keto shenja te Kijametit.

- Shtimi i lakmise

Nga Ebu Hurejra transmetohet se Muhammedi a,s ka thene: "Afrohet koha, pakesohet puna dhe shtohet lakmia." (Buhari, Iben Maxhe )

Allahu xh.sh thote ne Kur'an:
"Men juka shuh'ha nefsihi fev uleike humul muflihun" D.m.th: "Kush eshte i ruajtur prej lakmise se vet, te tillet jane te shpetuarit." (Hasher: 09)


- Shtimi i termeteve

Nga Ebu Hurjra r.a transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: " Kijameti nuk do te behet derisa te shtohen termetet." (Buhari,Iben Maxhe,Muslimi)
Seleme ibn N. es Sekuni transmetohet se ka thene: "Qendronim me te Derguarin e Allahut Muhammedin a.s. ku nder te tjera ka thene:
"Perpara Kijametit ka per te pasur dy vdekje te renda dhe pas saj do te kete vite me termete."
( Ahmedi 4104, Taberani, Ebu Jala)

-Zhdukja e njerezve te mire

Muhammedi a.s ka thene: " Ka per te ardhur nje kohe per njerezit kur do te shoshiten mire e mire. Prej ketyre njerezve do te ngelin disa krunde." (Musnedi i Ahmedit 12/12)

-Shtimi i grave dhe pakesimi i burrave

Muhammedi a.s. ka thene: "Prej shenjave te Kijametit eshte shtimi i grave dhe pakesimi i burrave."
(Buhari dhe Muslimi)

-Shtimi i vdekjeve te papritura

Nga Enes ibn Maliku transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: " Prej shenjave te kijametit eshte shfaqja e vdekjeve te papritura."

Imam Buhari thoshte:

"Shfrytezoje kohen e lire me ndonje rekate teper,
se ndoshta vdekja jote te vjen papritur.."

Le te lusim Allahun e Madheruar qe kohen te cilen nga ka dhene ne dhe cdokujt ta shfrytezojme sipas keshilles se Imam Buhariut pasi kjo bote eshte kalimtare dhe e mbushur me befasi.

Vazhdon.....

_______________
Pergaditi: Gezim Kopani
Hytbja e Xhumase ne Xhamine e Pukes
Date: 25.Mars 2011
Link: http://gezim-kopani.blogspot.com/2011/03/shenjat-e-kijametit-pj5.html
 
Back
Top