Shenja që tregojnë se keni përballë një psikopat!

Monique

With or Without u
Sipas të dhënave që sigurojnë psikologët, 1 deri 4% e popullatës së Tokës janë psikopatë. Dhe tendencat e psikopatisë tek një person mund të jenë të fshehura dhe të vështira për t’u zbuluar.
Psikopatia është një sindromë e cila demonstrohet me mungesën e ndjeshmërisë ndaj njerëzve të tjerë, mungesa e aftësisë për të simpatizuar, për të ndjerë keqardhje të sinqertë në rast lëndimi të të tjerëve, gënjeshtrat, egocentrizmi dhe reagimet emocionale jorealiste. Sipas një kërkimi të psikologëve, janë zbuluar rreth 9 shenja që e identifikojnë një person si psikopat.

1-Nuk kanë emocione. Sipas psikologut Scott Bon, psikopatët janë të paaftë të dallojnë trishtimin tek fytyrat e njerëzve të tjerë, por mund të imitojnë përgjigje emocionale. Kur kuptojnë se dikush është i trishtuar, e ngushëllojnë ose e përqafojnë, por asnjë emocion nuk dallohet në fytyrën e tyre.

psiko1.jpg



2-Flenë shumë pak
. Disa studime tregojnë se personat psikopatë flenë më pak se njerëzit e tjerë (4-6 orë në ditë), kjo sepse ata janë vazhdimisht të shqetësuar dhe e kanë të pamundur të qetësohen dhe të flenë mirë. Dhe nuk ndihen emocionalisht të lodhur kur s’flenë mjaftueshëm.

psiko2.jpg


3-Iu pëlqen t’i bënë të tjerët të ndihen fajtorë. Psikopatët s’e pranojnë kurrë fajin. Ata i ndryshojnë fjalët e të tjerëve dhe e paraqesin situatën në mënyrë të tillë që bëjnë fajtorë njerëzit e tjerë. Për shembull një psikopat mund t’ju akuzojë si person shumë xheloz edhe pse ka flirtuar dukshëm me partnerin tuaj.

psiko3.jpg


4-Janë karizmatikë dhe duan qendrën e vëmendjes. Janë sharmantë dhe iu pëlqen të jenë nën dritën e vëmendjes. Ashtu si aktorët veshin një maskë që i bën të duken miqësore dhe në këtë mënyrë fitojnë besimin e të gjithëve. Por ata thjesht dëshirojnë pëlqimin tuaj në mënyrë që t’ju manipulojnë në të ardhmen.

psiko4.jpg


5-Mund të jenë shumë narcizë. Në çdo situatë ata do të bëjnë çka është e mirë për ta. Ata mund të tregojnë arritjet e tyre dhe t’u kujtojnë të tjerëve dështimet. Kjo i bën të duken më mirë dhe të tërheqin më shumë vëmendje.

psiko5.jpg


6-Gënjejnë për çdo gjë.
Psikopatët gënjejnë për t’i manipuluar të tjerët dhe për të marrë atë që dëshirojnë. Kanë një justifikim në çdo situatë. Madje janë krenarë kur gënjejnë me sukses dhe nuk shqetësohen nëse dikush e kupton që ishte gënjeshtër.

psiko6.jpg


7-Janë të papërgjegjshëm. Nuk e vënë re kurrë që mund të ketë diçka të gabuar në sjelljen e tyre. E mohojnë përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe pasojat. Menjëherë do të gjejnë dikë tjetër që ta bëjnë përgjegjës për një situatë në të cilën ata s’kanë mundur të bëjnë asgjë.

psiko7.jpg


8-I thyejnë vazhdimisht rregullat. ثshtë një nga qasjet më të zakonta të psikopatisë. Psikopatët janë shumë narcistë dhe nuk iu binden rregullave sepse mendojnë se i dinë gjërat më mirë se ligji. Thyejnë rregullat dhe inkurajojnë viktimat e tyre të marrin përgjegjësitë në shpatullat e tyre.

psiko8.jpg


PATHOS.
 
po te ishte koshient nuk do merrte vlerat e nje psikopati ,,nuk te duket?!

Them eshte me keq sepse x qe sdi manite qe ka sdi ti menaxhoje dot.
Pastaj kemi rastin tjeter kur e di e sdo ta menaxhoje.
Psh une jam egoiste dhe e di qe jam por jam aq shume sa prap sbej asgje ta permiresoj.
Egoizem ne shenja psikopatie. Ndaj nje klecke e kemi te gjithe.
 
Them eshte me keq sepse x qe sdi manite qe ka sdi ti menaxhoje dot.
Pastaj kemi rastin tjeter kur e di e sdo ta menaxhoje.
Psh une jam egoiste dhe e di qe jam por jam aq shume sa prap sbej asgje ta permiresoj.
Egoizem ne shenja psikopatie. Ndaj nje klecke e kemi te gjithe.

serial killerat i njohin shenjat e tyre ;)
 
Bah qenkam rrethuar me rob te mire pse nuk thoni.:)
 
pika 1 dhe 2, sbesoj........ porse keto pikat e tjera iu pershtaten dukshem.
 
Pika 1 gjesti/veprimi ... tregon me shume se nje emocion fallco ne fytyre.

Nuk me intereson qe ta lexoje me tej ... loool
 
Back
Top