Shënime dashurie në rrënojat e Halepit, historia e një çifti

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
“Për ty që ndave të njëjtin fat me mua nën rrethim – të dua!”, janë fjalë që janë shënuar në mur nga një i ri i sapomartuar dedikuar bashkëshortes së tij në Halepin e rrënuar, duke dashur të mbajë kështu të shënuar momentin e ndarjes së tyre me qytetin.

poruka_aja_1.jpg

25-vjeçari Saleh, fotograf dhe një i diplomuar në Fakultetin e Teknologjisë Kompjuterike, thotë: “Kam kërkuar një vajzë për një rol në filmin që unë e kisha ndërmend ta xhiroj në Halep për vuajtjet e popullatës nën rrethim, dhe pastaj kam takuar Marvah 20-vjeçare. Ajo është bërë personazhi kryesor por njëkohësisht edhe shoqja e jetës time.”

Ai shton: “Në mes të rrethimit, dhe vetëm një ditë pas hyrjes së forcave të regjimit sirian dhe milicive të tij besnike në lagjen e Halepit nën kontrollin e opozitës siriane, Marëah dhe unë kemi shpallur martesën tonë, pavarësisht nga frika që është futur në jetën e rreth 250 mijë njerëzve nën rrethim.”

Kaluan vetëm disa ditë nga martesa e tyre, kur ky çift i ri u detyrua të zhvendoset nga një zonë në zonën tjetër, ndërsa regjimi sirian dhe militantët e tij nuk e shtrënguan rrethimin përreth katër zonave të mbetura të kësaj pjese të qytetit. Pastaj Salah mori armët në duart e tij, për të mbrojtur veten dhe gruan nga vdekja e sigurt që i kërcënonte ata. Megjithatë, marrëveshja e arritur në mes të regjimit sirian dhe opozitës për evakuuimin e civilëve nuk la mundësinë për një luftë, prandaj largimi nga qyteti ishte i vetmi opsion.

Heronjtë e rrjeteve sociale

Vetëm disa orë para se të niseshin nga qyteti, Saleh vendosi t’i lë një kujtim gruas së tij të re në një mur në zonën e el-Ensariut, ku ai shkroi: “Për ty që ndave të njëjtin fat me mua nën rrethim – të dua!”


Fotoja me mbishkrimin në mur u përhap shpejt nëpër rrjetet sociale. Ndërkaq, gruaja e tij u përgjigj me një tjetër mbishkrim: “Do të kthehemi, qytet i dashur”.

Saleh thotë: “Nuk kam pritur që fotot tona para këtyre shënimeve, të tërheqin vëmendje kaq të madhe nëpër rrjetet sociale. Fotografia ka zemëruar edhe forcat e regjimit sirian; ata madje janë fotografuar para të njëjtit mur, në shenjë hakmarrje ndaj nesh”.

Historia e “Saleh dhe Merveh” është bërë një temë e bisedës për mijëra përdorues të rrjeteve sociale. Shumë vetë janë interesuar për fatin e këtij çifti të ri: ku përfundoi dhe çfarë ndodhi me ta pasi dolën nga Halepi i pushtuar. Si është jeta e tyre pas këtyre fotografive dhe gjurmëve që ata lanë pas, si një shenjë e dashurisë dhe jetës në këtë qytet, pavarësisht sulmeve të egra, të vazhdueshme nga regjimi sirian, i cili mbajti këtë zonë të Halepit lindor të rrethuar.

Saleh dhe Merveh janë transferuar nëpër fshatrat dhe qytetet, të cilat janë nën kontrollin e opozitës siriane në Idlib, bashkë me miqtë dhe të njohurit e tyre. Ata nuk kanë as kushtet elementare për jetë, siç është rasti me mijëra banorë tjerë të Halepit që kanë përfunduar në kampet e rastit, që janë të pabanueshme, të ndërtuara me shpejtësi në periferi të Halepit jugor dhe perëndimor. Këtu ata jetojnë në kushte shumë të vështira humanitare, si edhe banorët e tjerë të cilët u larguan nga qyteti. Për më tepër, gjendjen gjithashtu e komplikojnë edhe kushtet e vështira të motit. /tesheshi.com/
 

Attachments

  • poruka_aja_1.jpg
    poruka_aja_1.jpg
    43.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Shënime dashurie në rrënojat e Halepit, historia e një çifti

Eshte nje sfide e madhe per shume sic edhe per keta dy te rinje.. e ne merremi me imtesira ende...
 
Titulli: Shënime dashurie në rrënojat e Halepit, historia e një çifti

Mua mu kujtua Shekspiri nfillim. Po pastaj e pashe nga ana e nje lidhjeje. Imagjino c'ndjenja te forta mund te kete nje cift i njohur ne situate te tille. Lovely ^-^ edhe pse mes lufte. po si paska bo pershtypje askujt si une. Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top