Shëndeti mendor i fëmijëve, prindërit neglizhojnë problemet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shëndeti mendor i fëmijëve, prindërit neglizhojnë problemet.
Psikologia Pampuri: Simptomat, vetëvlerësim i ulët, ndjenja negative dhe performancë e ulët


Ilda Hoxha

oriola-pampuri_1-297x320.jpg


Numri i fëmijëve që u drejtohen mjekëve specialistë, për shkak të problemeve të ndryshme mendore, sa vjen e po rritet. Psikologia klinike, Oriola Pampuri, tregon për gazetën “Shqip”, faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre shqetësimeve te fëmijët, të cilat mund të bëhen shkak për pasoja të mëdha në të ardhmen. Mënyra e jetesës dhe lënia pas dore e të miturve është një prej faktorëve kryesorë. Sipas Pampurit te prindërit vihet re një lloj neglizhence, por gjithashtu një pjesë e mirë e tyre kanë edhe mungesë informacioni rreth sëmundjeve të ndryshme që mund të prekin fëmijët.

Zonja Pampuri, çfarë ndikon në shfaqjen e problemeve mendore te fëmijët?

Shëndeti mendor i fëmijëve përbën një çështje të rëndësishme të zhvillimit social dhe konjitiv të tyre. Në fakt ka disa faktorë të cilët kanë një impakt të rëndësishëm në shëndetin mendor të fëmijëve, të cilët mund të jenë negativë apo pozitivë. Përballja e fëmijës në një mjedis ku mbizotëron dashuria, vëmendja dhe besimi, ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijës. Kjo i ndihmon ata të ndërtojnë dhe të kenë një jetë të shëndetshme, por shumë fëmijë nuk e kanë një jetë të tillë. Shumë fëmijë janë të detyruar të përballen me një jetesë të vështirë, janë të detyruar të përballen me varfëri, dhunë, neglizhim, me karrierën e prindërve, çka ndikon në marrëdhënien e drejtpërdrejtë mes tyre. Mungesa e kohës, e vëmendjes apo edhe e dashurisë, nxit shumë vështirësi e konflikte mes tyre.
Shumë prindër nga mungesa e komunikimit të vazhdueshëm me fëmijët nuk kuptojnë dhe shqetësimet e tyre, që ndonjëherë mund të jenë dhe serioze. Duhet të merren në konsideratë me qëllim që të parandalohen sjellje që mund të vështirësojnë mirëqenien mendore e sociale të fëmijës.

Cilat janë format e problemeve mendore që shfaqin fëmijët?

اrregullimi obsesiv-kompulsiv, i cili prek rreth 1% të fëmijëve të moshës 7 deri në 12 vjeç dhe mund t’i shoqërojë deri në moshë të rritur. Simptomat te të rriturit dhe fëmijët janë thuajse të njëjta. Obsesionet mund të përfshijnë frikën për vdekjen e njërit anëtar të familjes apo edhe të gjithë familjes, pa asnjë shkak të vërtetë.
Zakonisht te fëmijët mund të shfaqen simptoma të tilla si: larje e shpeshtë e duarve, pa ndonjë arsye, thjesht nga frika e vazhdueshme se mos sëmuren nga ndonjë mikrob.
ADHD, e ndarë në dy grupe të rëndësishme, së pari vështirësi në përqendrim dhe së dyti hiperaktiviteti. Vështirësitë në përqendrim nuk përfshihen në çrregullim të shëndetit mendor, por gjithsesi është një çrregullim që cenon vëmendjen e fëmijëve, dhe i pengon ata të përqendrohen për një kohë të gjatë. Fëmijët me këtë lloj çrregullimi duhet të trajtohen dhe individët që kujdesen për fëmijët, përfshi këtu mësuesit dhe prindërit, duhet të kuptojnë që disa sjellje të këtyre fëmijëve nuk janë thjesht si pasojë e moshës së tyre. ADHD, me hiperaktivitet, kjo është një formë më e vështirë e ADHD-së, pasi në raste të tilla, fëmija në vend që të ulet apo të bëjë diçka, shndërrohet në një fëmijë ekstremisht aktiv. Shenja kryesore dalluese e hiperaktivitetit është dëshira e vazhdueshme për të lëvizur, pra për mos të qëndruar në një vend edhe kur është i detyruar të qëndrojë në ambiente si shkolla. Mënyra më e mirë për t’i përballuar këta fëmijë është të jeni të durueshëm dhe t’i ofroni një ambient, i cili të mos i krijojë mundësi për t’i tërhequr vëmendjen. اrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Simptomat e ankthit të përgjithësuar janë: nervozizëm, mungesë dëshire për t’u relaksuar, ndjesi lodhjeje të vazhdueshme, vështirësi për t’u përqendruar dhe çrregullime të gjumit.

Si mund të dallohet nga prindërit apo edhe mësuesit një rast i tillë?

Shumë fëmijë mund të lindin me probleme të shëndetit mendor, e si pasojë mund të ndihen të depresuar apo mund të kenë çrregullime ankthi. Kur këto çrregullime nuk diagnostikohen, nuk ndërhyhet për të parandaluar përkeqësimin e tyre apo dhe për t’i kuruar, atëherë fëmijët do të fillojnë të kenë probleme me vetëvlerësimin.
Kjo gjë që do të ndikojë dhe në aspektin social, pra në marrëdhënien e tyre me bashkëmoshatarët në shkollë dhe jashtë saj, si dhe në performancën e tyre në shkollë. Fëmijët mund të jenë të prekur nga disa çrregullime të shëndetit mendor, por që shpesh të paspecifikuara anashkalohen apo neglizhohen.
Në të shumtën e rasteve, jo me dëshirën e prindërve apo mësuesve, por nga fakti që shumë prej simptomave të këtyre çrregullimeve janë të panjohura nga prindërit dhe mësuesit. Në shumë raste, këta fëmijë etiketohen si problematikë, të lëvizshëm, të pavëmendshëm, me performancë të ulët në shkollë, me vështirësi në përftimin dhe riprodhimin e informacionit të ri në shkollë. Gjithashtu mund të shfaqin luhatje humori, mund të jenë jo social. Të gjitha këto mund të shërbejnë si një shkëndijë e rëndësishme, paralajmëruese që të marrim në konsideratë gjendjen e fëmijës sonë për ta referuar më pas te specialistët përkatës. Jo në të gjitha rastet, këto simptoma mund të shërbejnë për të evidentuar një çrregullim, por gjithnjë duhen marrë në konsideratë për t’i paraprirë ndonjë problemi të shëndetit mendor të fëmijës tuaj.
Disa nga shqetësimet që mund të prekin fëmijët tuaj, e që shpesh mbeten të pareferuara, për shkak të një informacioni të varfër, të mësuesve dhe të prindërve, rreth këtyre çrregullimeve, apo për shkak të neglizhencës apo mungesës së kohës për të kaluar me fëmijët, bën që shumë simptoma të anashkalohen, të keqinterpretohen dhe të mos trajtohen.

اfarë vështirësh krijojnë te fëmijët problemet e shëndetit mendor?

Fëmijët me probleme të shëndetit mendor kanë vështirësi të përballen me situata të ndryshme dhe studimet vërtetojnë, që nëse këta fëmijë nuk marrin trajtimin e duhur nga profesionistët e fushës, do t’i mbartin probleme të tilla edhe kur të rriten, madje duke ia transmetuar edhe fëmijëve të tyre. Këta fëmijë kanë vetëvlerësim të ulët, ndjenja negative, performancë të ulët në shkollë dhe në moshë më të rritur përfshihen lehtësisht në sjellje me risk dhe gjithashtu kanë vështirësi në vendimmarrje. Megjithatë në rast se këta fëmijë trajtohen, ata mund të mësojnë se si të jetojnë një jetë më të mirë. اrregullime të ndryshme shfaqen te fëmijët dhe shumë rrallë identifikohen dhe referohen si të tilla nga prindërit dhe mësuesit.
g.shqip
 
Back
Top