Shendetesia falas!

Odeon

Relax
Stop - Denoncimi i Frrok Bardhit: si vdiq ish-funksionari nأ« urgjencأ«! (13 prill 2017) - YouTube

Denoncimi i STOP/ Rilindja e shëndetësisë që i kushtoi jetën vëllait të deputetit socialist
image.jpg
Infermieri Frrok Bardhi, që në 8 Shkurt demonstroi në emisonin “STOP” gjendjen e mjerueshme të urgjencës së Tiranës, rikthehet me një tjetër denoncim. Ai thotë se situata është përkeqësuar në këtë shërbim. Madje disa ditë më parë ish-zëvendësministri i brendshëm Sokol Baraj, vëllai i deputetit socialist Besnik Baraj, humbi jetën për mungesë të kushteve të urgjencës. Sipas Bardhit, nëse në urgjencë do të kishte patur defribrilator, i ndjeri do të ishte ende në jetë.

“Kjo është një pajisje defribilatori, që kurrë në jetë nuk është vendosur asnjë lloj aparature në të. Kjo është vënë sa për të mashtruar qytetarët e Tiranës! Ky është një lloj aparati, i cili bën goditjet elektrike në rastet kur pacienti është më probleme zemre. Këtë që po ju them fiksojeni mirë dhe për këtë mbaj përgjegjësi. Në këtë automjet, më datën 11 Mars, ka vdekur një personazh me emër në Tiranë, të më falë familja nëqoftëse kuptohet se kush është.”

Gazetari – Mund të na jepni inicialet?

“Do të më heqin nga puna direkt po jua thashë. S.B! I ka shkuar kjo makinë, kjo autoambulancë, tek Skënder Baraj dhe kanë kërkuar për këtë aparaturën që ne themi, aparaturën për goditje elektrike. Nuk ka ndodhur! Kanë bërë debat dhe ka shkuar historia në prokurori. Nëqoftëse ajo do të ishte në makinë, ia kanë kërkuar familjarët defribilatorin, mund të jetonte i ndjeri.”

Gazetari – Ju keni qenë në grupin e autoambulancës?

“Jo, nuk kam qenë, ka qenë turn tjetër, ka qenë në të gdhirë të datës 11 Mars, rreth orës 5.”

Gazetari – Ndoshta kanë qenë shkaqe të tjera që ka humbur jetën i ndjeri?

“Në bazë të asaj që kemi dëgjuar në urgjencë, ka qenë mjeku G.Q, infermieri R.M dhe shoferi R dhe mbiemri M në mos gaboj. Mund të jetonte i ndjeri.”/tvklan.al
 
Mire qe Kane Dhe Ambulance
Aty eshte bere me keq se ne Kabul, mjer populli qe paguan taxa per te bere Edi kryeministrine si disco....
 
Mizeret kane goje te llapin per shendetesin,nderkohe qe brenda audiencave te spitalit te thone ik merr fashot dhe deponin blij tek farmacia.
Ceceni e gjalle..pfff Turp te kene!
Mjer populli per kush i drejton e administron , taksat sherbimet e tyre publike dhe sociale.
 
Mire qe Kane Dhe Ambulance
Aty eshte bere me keq se ne Kabul, mjer populli qe paguan taxa per te bere Edi kryeministrine si disco....

Sinqerisht nuk jane / nuk jemi te mjere hic. Vete i mbajme ata ne krye. Mire te na behet. Cdo popull meriton ata qe ka mbi vete. Jemi te marrun fund perfundimisht!
 
Kush kshu?

Po flet per ata qe jane te "rregulluar" me siguri!

Shendetesia falas ahaha,jemi bere per te qeshur e per te qare bashke ...!
Nuk di nëse janë "rregulluar" e kane perfituar ndonje vend pune, por ka mjaft që e mbeshtetin.
Ka dhe shume neper forume, qe e mbeshtetin, e qe nuk jetojne ne Shqiperi.
Edhe ne kete forum, me sa kam lexuar.
 
Po patjeter qe ka! Ashtu sic mbeshtetin dhe Pd-ne, ashtu sic ka dhe nostalgjik per Enverin dhe i thurin lavde akoma.:p
Po te mos kish mbeshtetes nuk do ishte aty ku eshte!
 
Nuk di nëse janë "rregulluar" e kane perfituar ndonje vend pune, por ka mjaft që e mbeshtetin.
Ka dhe shume neper forume, qe e mbeshtetin, e qe nuk jetojne ne Shqiperi.
Edhe ne kete forum, me sa kam lexuar.

Tani pak a shume te gjithe e dime cila eshte e verteta dhe si shkojne keto punet e partive besoj... :)

Nuk e ve ne dyshim qe ka dhe mbeshtetes si ketu apo njerez qe jetojne brenda/jashte shqiperise,por kam bindjen se as ata vete s'dine pse jane mbeshtetes te nje partie,ndoshta sepse presin ose besojne se dicka mund te arrijne,me ate shpresen jetojme fundja...te tjere prap per interesa personale sigurisht!

Gjithsesi qofsha une gabim!
 
Ato ambulancat si kamioncine i kam qejfe shume :P

Gjithsesi mendoj se shendetesia sduhet te jete falas...dmth mund te kete dege...shkaqe psh per shkak te ardhurave te ulta
Por gjithsesi eshte nje sherbim e duhet paguar , e thjeshte.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top