Shehi shpallet “Lojtari i Vitit” për 2012-tën

cent

...Lontano
Orges Shehi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Shqipëri, për 2012-tën. Portierit të skuadrës kampione, Skënderbeut, iu dorëzua dje çmimi në mbrëmjen Gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

j9o96b.jpg

Shehi ka qenë një nga elementët kryesorë të ekipit korçar në dy sezonet e fundit, duke ofruar një siguri më shumë për ta dhe duke ndihmuar në fitimin e titullit.

Federata e Futbollit nderoi edhe titullin “Nderi i Futbollit shqiptar” ish-trajnerin Loro Boriçi, pas vdekjes, ndërsa u shpallën “Legjenda të Futbollit Shqiptar”, Skënder Halili e Qemal Vogli (pas vdekjes) si edhe Skënder Hyka. Ndërkaq, FSHF ka vlerësuar me pllakatë mirënjohjeje të mirënjohurit Sami Shefa, Osman Reçi, Aurel Verria, Jani Kaçi e Skënder Brahimi.
/a.k
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top