Shef apo shefe, kush drejton më mirë?

Na pëlqen ta pranojmë apo jo, humori ynë shpesh varet nga humori i atij apo asaj, që na drejton në pune.

Mund të ngrihesh me një gjendje shumë të mirë në mëngjes, por sapo shkel në punë, dita të vështirësohet nga njeriu që ke mbi kokë, të paktën për 8 orë. Dhe ata që e kanë provuar mund të thonë se, edhe ajo çfarë ka mbetur nga dita vështirë të mos infektohet nga humori i personit, që zakonisht e quajmë shef apo shefe. Por kush është shef më i mirë, një burrë apo një grua?

“Mendoj se më mirë është një femër, sepse meshkujt janë të korruptuar. Ndërsa femrat janë shumë të pastra në ndërgjegjen e tyre”, shprehet një i moshuar.

“Mendoj se një mashkull, sepse ata janë si të them më të drejtë. Nuk i mendojnë gjërat në të gjitha aspektet, por thjesht ashtu siç i shohin, ashtu i bëjnë. Ata janë edhe më të drejtpërdrejtë. Ndërsa femrat e bëjnë punën e vetë duke menduar edhe për shumë gjëra të tjera njëkohësisht, por edhe duke iu futur më në detaje, të cilat ndoshta janë të panevojshme ndonjëherë”, shprehet një e re.

“Padyshim që një femër është më e mirë… Kjo edhe sepse janë më të komunikueshme dhe më e kuptueshme… Sepse është e zonja dhe është e aftë për çdo gjë…”, vijojnë opinionet e marra, në favor të femrave.

“Më mirë një mashkull, sepse marrëdhëniet janë më ndryshe nga ç’mund të jenë me një femër. Shpesh është më konkret dhe më i tolerueshëm”, thotë një grua.

“Për kohën që ka ardhur, sikur të jetë një shefe femër është më mirë. Kjo vetëm për karakterin dhe thjeshtësinë”, thotë një tjetër burrë në moshë.
2116.jpg
“Një mashkull, sepse femrat janë më të egra”, thotë një tjetër burrë.

Më së shumti meshkujt pëlqejnë shefet femra, ndërsa femrat një shef mashkull. Rezultate që në fakt nuk të habisin, nëse njihesh me studimet e shumta për këtë temë.

Mjafton të themi se, në 60 vitet e fundit qe Gallup ka bërë një sondazh për këtë çështje, femrat kurrë s’kanë preferuar një shefe femër. Të gjithë përpiqemi të gjejmë punën e ëndrrave, por këto studime të çojnë natyrshëm në një tjetër pyetje: kush ka më shumë rëndësi, puna apo shefi?
dita
 
Titulli: Shef apo shefe, kush drejton më mirë?

Ka pro e cons per te dyja, varet sh nga formimi e karakteri i gjithsecilit.
GJthss une i kam patur te dyja rastet.
Ne studion e pare me mire qe ishte femer, (e prere e drejte, sbente kompromise, e kuptueshme dhe e ndante tamam shapin nga sheqeri) ne kete te dyten femra (pasi s'di ku i ka limitet dhe eshte perher ne varesi te klienteve, thjesht te fitoj projektet e leket) nuk durohet, ndersa drejtori mashkull eshte me i pranueshem. (mqns studio ime eshte partnership base ka 3 drejtora, )

ME pak fjale, nuk ka pergjigje absolute dhe standarte ne kete pike.
 
Titulli: Shef apo shefe, kush drejton më mirë?

Une gjithsesi them nje mashkull
Sepse sic thote dhe nje shoqe e imja sapo i jep pak fuqi femres fluturon me presh, dhe sdin te mbaje nenkontroll ate qe ka
Pak pushtet mjafton te transformohet ne nje egersire ncncnc

Shih meshkujt zakonisht jane gjithmone te qete, te mirekuptueshem, jane normal dmth
 
Pe: Shef apo shefe, kush drejton më mirë?

Ndoshta burrat janë pakëz përpara mirëpo,
mund të them se këtu vendosin edhe ca faktorë
si përgjegjësia e madhe, atmosfera në punë,
mosha, pjekuria, përvoja, ambiciet, situata familjare
si dhe mbi të gjitha ajo financiare.

Kam pasur raste të kem nga të dy gjinitë
shefa, dhe të të them të drejtën ka edhe
prej meshkujva idiot përtej idiotave.
Kam pasur edhe shefe, që ishte më burrë
se ca burra.
 
Titulli: Shef apo shefe, kush drejton më mirë?

Varet nga profesionet :)

Kjo teme me kujtoi nje propozim pune nga dikush ketu ne forum... "e frikshme" me e pas shefe
 
Titulli: Shef apo shefe, kush drejton më mirë?

Me i zoti/e zota drejton me mire!
 
Titulli: Shef apo shefe, kush drejton më mirë?

un per vete do doja me mir nje shef :p
ps, edhe po tbeja dicka gabim do mund ta korruptoja, kurse shefen ske me qa ta korruptosh
 
Titulli: Shef apo shefe, kush drejton më mirë?

sdo duroja asnje shef apo shefe.kam kuptuar qe shefat dhe shefet Jane injorante dhe spunojne asnjehere vetem kontrollojne.te paditurit Jane fiks per shefa.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top