SHBA, prindërit u injektojnë fëmijëve heroinë për t’i vënë në gjumë
Dy prindër nga Uashingtoni, janë akuzuar se i kanë injektuar 3 fëmijëve të tyre të vegjël heroinë për t’i vënë në gjumë në një shtëpi të mbushur me jashtëqitje miu dhe gjilpëra drogë. Ashlee Hutt, 24 vjeçe dhe i dashuri i saj Leroy McIver, 25 vjeç, u kanë thënë vajzave 2 dhe 4 vjeçe dhe djalit 6 vjeç, se po u jepnin ilaç gjumi. Hetuesit thanë se u gjetën shenjat e lëna nga gjilpëra në trupat e fëmijëve.
Nga testet e bëra rezultoi se në trupin e tyre u gjetën nivele të ulta heroine dhe tek fëmija i tretë, testi doli negativ. Hutt dhe McIver u arrestuan pasi dikush njoftoi Qendrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, duke thënë se i pa ata duke u injektuar fëmijëve drogë në pjesën e shpinës.
Autoritetet policore thanë për mediat:-“ Disa nga deklaratat e fëmijëve ishin shumë shqetësuese mënyra se si ata u vunë në gjumë dhe se “ilaçi”, i injektuar ishte bërë me ag”. Djali 6 vjeç, u tha hetuesve nëna dhe babai i kishin dhënë një ilaç që të vë në gjumë. Ai e përshkroi atë si një pluhur të bardh, të përzierë me ujë dhe që më pas iu injektua atyre.
g.shqip