SHBA pranon problemet në Afganistan

Kresha

A pretty face can never trick me
Një raport nga gjenerali i lartë në Afganistan pritet të pranojë se strategjia e koalicionit ndërkombëtar kundër talebanët nuk është duke funksionuar.


Në raportin e gjeneralit, Stanley McChrystal, që u është prezantuar eprorëve të tij, thuhet se mbrojtja e afganëve kundër talebanëve duhet të jetë prioriteti kryesor i Uashingtonit.

Ai beson se afganët janë duke humbur besimin në praninë e huaj në vend, sepse lufta kundër talebanëve nuk e ka përmirësuar jetën e tyre.

Gjenerali McChrystal kërkon gjithashtu edhe më shumë angazhim me Talebanin, (duke besuar se 60 për qind e problemeve do të mund të zgjidheshin nëse atyre do të mund t'u gjendej punë).

BBC ka mësuar se raporti i gjeneralit, McChrystal bënë thirrje për ndryshim në strategji.

Më shumë duhet bërë për të përmirësuar jetën e afganëve dhe u jep atyre besim se kryengritja talebane duhet të mundet.

Raporti kërkon gjithashtu që afganët të luajnë një rol më të madh në vendosjen e sigurisë, por thotë se stërvitja e mjaftueshme për ushtrinë dhe policinë afgane do të marrë kohë.

Raporti paraprak i gjeneralit McChrystal do të diskutohet në nivelet më të larta politike dhe ushtarake, përpara se të merret një vendim nëse nevojitet rritja e numrit të trupave.

Rishikimi i strategjisë ndërkombëtare në Afganistan vjen në kohën që vendi është një gjendje paqartësie politike dhe pret rezultatin e zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan në fillim të këtij muaji.

Akuzat për mashtrime masive vazhdojnë të vijnë.

mesazhi
 
Back
Top