SHBA, Panetta: Të shqetësuar nga një sulm eventual izraelit ndaj Iranit

Lauri

Anunnak
Në mungesë të një konsensusi ndërkombëtar për ambicjet bërthamore të Teheranit, Izraeli mund të vendosë që të sulmojë në mënyrë të njëanshme Iranin në pranverë. Ky ishte konstatimi dhe frika e shprehur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta.

Në një intervistë të dhënë për “Washington Post”, zyrtari amerikan nuk pranoi të komentonte mbi idenë e shprehur nga një tjetër zyrtar, se “një sulm izraelit mbi Iranin, rreth muajit maj ose qershor ka probabilitet të lartë”.

Megjithatë, Sekretari shprehu “shqetësim të thellë” për degradimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe superfuqisë tjetër të rajonit.

Ndërkohëm, përshkallëzimi i krizës midis Tel Avivit dhe Teheranit vazhdon. Shefi i shërbimeve sekrete izraelite, Avi Kochavi, denoncoi se Irani ka uranium të mjaftueshëm për të prodhuar katër bomba bërthamore.

Më parë, zv/kryeministri Moshe Yaalon hodhi idenë e një sulmi blitz ushtarak, në mënyrë që të shkatërrohen impiantet bërthamore iraniane, pa angazhuar vendin në një luftë të përgjakshme./T-CH/
 
Back
Top