SHBA, obeziteti kthehet në epidemi, bie jetëgjatësia

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Epidemia e obezitetit është problem shëndetësor jo vetëm i një vendi. Të dhënat e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se më shumë se 1 miliard të rritur në mbarë botën janë mbipeshë, pothuajse një e treta e tyre tepër mbi peshë. Problemet e tyre i janë shtuar barrës globale të sëmundjeve kronike si diabeti dhe sëmundje të zemrës dhe kanë ndikuar në shtimin e numrit të vdekjeve të parakohshme në mbarë botën. Obeziteti është duke shkaktuar rënie të konsiderueshme në jetëgjatësi në të gjithë botën, në vendet e varfëra dhe të pasura, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

Një foshnje e lindur në Amerikë në vitin 2009 pritet të jetojë mesatarisht 78 vjet, sipas vlerësimeve nga Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve. Kjo është ende e vërtetë në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara. Por në disa zona, jetëgjatësia nuk ka rënë por as nuk është rritur – një gjë e rrallë në një vend të zhvilluar dhe zyrtarët e shëndetit publik thonë se kjo është një arsye për shqetësim.

Një studim në revistën mbi vlerëzimin e shëndetit tregon se Shtetet e Bashkuara tani renditet pas 10 vende të tjera të zhvilluara, kur është fjala për jetëgjatësinë, edhe pse amerikanët shpenzojnë më shumë për kujdesin shëndetësor sesa njerëzit në shumicën e vendeve të tjera. Studimi zbuloi edhe diçka të habitëshme, sipas redaktorit të revistës, Dr Chris Murray:

“U befasuam kur në studim vumë re se përsa i përket jetëgjatësisë, gratë janë në gjendje shumë më keq se meshkujt”.

Gratë amerikane ende jetojnë më gjatë se burrat nga 5 deri në 8 vjet. Por ato kanë zgjedhur disa zakone të këqija.

“Gratë tani pijnë më shumë duhan. Epidemia e obezitetit tek gratë është më i përhapur sesa tek burrat. Përparimi në trajtimin e presionit të gjakut është shumë më i ngadaltë tek gratë”.

Studimet tregojnë se epidemia e obezitetit është më e përhapur në rajonet jugore të Shteteve të Bashkuara. Një studim vitin e kaluar tregoi se në 10 shtete jugore, 2/3 e banorëve ishin mbipeshë ose tepër mbi peshë.

Dr Morris ثashingtojn është kirurg në Karolinën e Jugut ku tani kryhet operacioni by-pass në stomak, për adoleshentët tepër mbipeshë. Doktor ثashington thotë se dieta jugore përmban ushqime të skuqura dhe me kalori të shumta, që ndikojnë në problemin e mbipeshës.

“Ne jemi në thelb një shoqëri ku makina zevendëson ecjen dhe jetën aktive”.

Në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard, Dr Frank Hu ka studiuar mënyrën e jetesës ulur dhe ndikimin e saj në peshën trupore, diabetin e tipit 2 dhe vdekje të parakohshme. Ai fajëson kohën e shpenzuar para televizorit si shkak për shumë sëmundje që lidhen me mbipeshën.

“Sa më shumë kohë njerëzit shpenzojnë duke parë Televizor, aq më në rrezik janë për t’u prekur nga diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, dhe vdekje të parakohëshme”.

Jetëgjatësia varet nga shumë gjëra, duke përfshirë ushtrime fizike, kujdes të mirë shëndetësor dhe mbajtjen e një peshë të shëndetshme. Por ndërsa amerikanët i përshtaten një stili jete më pak aktive dhe gjithnjë e më shumë u kthehen ushqimeve të gatuara shpejt e me kalori të lartë, mbajtja e një peshe të shëndetshme për një jetë të mirë e më të gjatë, është një sfidë serioze.

B:lajmifundit
 
Titulli: SHBA, obeziteti kthehet në epidemi, bie jetëgjatësia

:( Kam për të shkuar te zoti shumë i ri unë mesa duket
 
Back
Top