SHBA, nëna rreh për vdekje djalin 1-vjeçar

Kresha

A pretty face can never trick me


Një nënë amerikane ka vrarë djalin e saj 1-vjeçar në bashkëpunim me të dashurin e saj. Bryeon Hunter ka humbur që nga dita e martë dhe mendohet se ka vdekur, edhe pse autoritetet nuk kanë gjetur ende trupin e tij.

22-vjeçarja Lakeshia Baker i ka thënë policisë së Cikagos se vogëlushi është rrëmbyer duke bërë që të niste një kërkim i gjerë, por pa rezultat. Tashmë duket se historia e rrëmbimit ka qenë e trilluar dhe policia akuzon 22-vjeçaren dhe të dashurin e saj, Michael Scott, 21 vjeç, se e kanë rrahur fëmijën me rrip dhe e kanë lënë të vdesë në banjë.

Kur vdiq, çifti gjeti mënyrën për të zhdukur trupin dhe krijoi një plan për të bërë që të dukej si një rrëmbim. Ajo i kishte thënë oficerëve që tre meshkuj me origjinë latine e kishin rrahur në një rrugicë dhe i kishin marrë fëmijën.

Pas shumë hetimesh, policia kuptoi se Lakeshia po gënjente dhe më në fund ajo pranoi se së bashku me të dashurin e kishte rrahur djalin të hënën, ndërsa të martën ndërroi jetë i braktisur në banjë.

Tashmë pritet dënimi për nënën monstër. //mesazhi
 
Titulli: SHBA, nëna rreh për vdekje djalin 1-vjeçar

Uh gjynah i shkreti..
Si i behet keshtu nje femije se kuptoj sa zemer kane
Ptu vdekshin!
 
Titulli: SHBA, nëna rreh për vdekje djalin 1-vjeçar

Mekate, femijet jane engjuje, spo e kuptoj sa djallezor duhet te jete njeriu qe te vras femijen e vet...
 
Titulli: SHBA, nëna rreh për vdekje djalin 1-vjeçar

"Nena"? cila nene?
Kafsha qe sditi te kontrolloj veten.... Disa njerez e konsumojne kot oksigjenin....

Gjynah per femijen qe ka pare tmer me disa njerez te tille
 
Titulli: SHBA, nëna rreh për vdekje djalin 1-vjeçar

:(( :(( ja ne keto raste e deshiroj une denimin me vdekje..dhe me duket pak..:(
 
Titulli: SHBA, nëna rreh për vdekje djalin 1-vjeçar

Per mu kto jan terroriste,kur nji nane ja ban femij vet kyt gja po botes qa i kishte ba :(
 
Titulli: SHBA, nëna rreh për vdekje djalin 1-vjeçar

iiiiiii Sa mizoreee ca njerezish ban kjo bote kjo femer meriton te rrjepet e gjalle !
 
Back
Top