SHBA, monstra përdhunon deri në vdekje vogëlushin 4-vjeç të të dashurës

AnGeLiC

VIP
V.I.P
ngjarja-amerike-680x365_c.jpg

Një monstër i cili përdhunoi deri në vdekje djalin 4-vjeçar të të dashurës së tij rrezikon dënimin me vdekje.

Keith Jordan Lambing, 20-vjeç, është autori i këtij veprimi të tmerrshëm, dhe ai u arrestua nga policia e Pittsburgh-ut në SHBA, 1 ditë pas ngjarjes tragjike të vdekjes së djalit 4-vjeçar Bentley Miller.

Oficerët e gjetën djaloshin pa ndjenja në makinën e Kristen Herold, mamasë së Lambing.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, vogëlushi humbi jetën për shkak të gjakrrjedhjes së brendshme.

Prokurorët, pas ekzaminimit të mjeko-ligjor të trupit, thanë se djaloshi ishte përdhunuar barbarisht.

Përpos gjakrrjedhjes së brendshme, fëmija ka patur edhe shtrengim në qafë që i ka shkaktuar gati mbytjen.

Pas kësaj, policia siguroi një mandate arresti për Lambing dhe e gjeti atë në një shtëpi të braktisur mbrëmjen e së mërkurës.

Tashmë akuzohet për vrasje, përdhunim dhe dëmtime të tjera.

Ndërkohë që nëna e tij është akuzuar se ka rrezikuar jetën e fëmijës së saj, duke neglizhuar rrezikshmërinë e të dashurit.

“ثshtë e paimagjinueshme se si një person mund t’ia bëjë këtë një qënieje humane, një vogëlushi vetëm 4-vjeç”,- tha prokurori i çështjes.

Pas këtij rasti, edhe shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve është përfshirë, duke qenë se edhe ata nuk kanë reaguar si duhet pak kohë më parë kur vogëlushit i ishte thyer krahu, e duke e lënë rastin si një incident natyral.

Cifti ka edhe një fëmijë tjetër 4-muajsh, i cili është marrë në mbrojtje nga autoritetet. /Blitz.al/
 
Back
Top