SHBA: Majori vret 12 veta dhe plagos 31 të tjerë në bazën ushtarake në Teksas

fshatari

Anetar
66xwide.jpg
Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se të paktën një ushtar hapi zjarr në një bazë ushtarake në Teksasin qendror të enjten, duke shkaktuar vdekjen e 12 vetave dhe plagosjen e 31 të tjerë.
Leitnant gjenerali Bob Kone, komandant i bazës, tha se sulmi i pasdites ndodhi në Fort Hud të shtetit Teksas, në një ndërtesë ku ushtarët po përgatiteshin të niseshin për në Irak dhe Afganistan.
Presidenti Barak Obama tha se ky ishte një “shpërthim i tmerrshëm i dhunës”.
Njoftimet paraprake thonë se një ushtar filloi të qëllonte ku të mundte me dy revole para se të vritej. Mediat amerikane e kanë identifikuar autorin e sulmit si Major Nidal Malik Hasan, një psikiatër që po përgatitej të dislokohej në Irak. Motivet e vrasjeve janë ende të paqarta.
Gjenerali Kone tha se dy ushtarë të tjerë janë ndaluar si të dyshuar. Zoti Kone tha se edhe një oficer policie civil u vra duke iu kundërpërgjigjur sulmit.
Baza ushtarake vazhdon të jetë e mbyllur deri sa autoritetet të bëjnë vlerësimin e situatës.
Në Uashington, presidenti amerikan Barak Obama dhe zëvendës presidenti Xho Bajden reaguan gjithashtu ndaj njoftimit.
Një i afërm i qitësit, Nader Hasan, i tha televizionit “Fox” se sulmuesi është urdhëruar që të shërbejë një mandat në Irak dhe se i ka rezistuar dërgimit të tij atje.radiovisari
 
Back
Top