SHBA: Katër të vrarë nga të shtënat në Kolorado

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Aurora (SHBA), 5 janar - Katër vetë janë gjetur të vrarë pas incidentit me të shtëna, që ka shkaktuar ndërhyrjen e policisë në shtetin perëndimor amerikan, Kolorado.

Policia në vendin Aurora tha se pjesëtarët e saj kishin shkuar sot në një shtëpi, pasi gjatë natës ishin dëgjuar të shtëna.

Një person i dyshuar ishte barrikaduar në shtëpi për disa orë, dhe kjo ka shkaktuar luftë me të shtëna me policët.

Kur policia depërtoi në shtëpi, ata e gjetën të dyshuarin të vrarë, së bashku me tre të tjerë, që qartazi ishin vrarë më herët, transmeton REL.
 
Back
Top