SHBA, gruaja vuan nga anoreksia, apelon: Po vdes, askush nuk do që të më kurojë
“Jam anaoreksike dhe askush nuk do që të më kurojë”, janë këto fjalët shokuese që thotë në një video të shpërndarë në YouTube Rachael Farrokh, aktorja 37-vjeçare nga San Klemente i Kalifornisë.
“Kam nevojë për ndihmën tuaj dhe po vuaj nga çrregullimet me ushqimin. Bëhet fjalë për një lloj anoreksia shumë të rëndë”, thotë ajo. Rache peshon 20 kg dhe ka më shumë se 10 vite që vuan nga kjo lloj sëmundje.
Nuk arrin që të ecë, i kalon ditët në krevat dhe divanin e shtëpisë. Tashmë është katandisur në një skilet. Gruas i duhen kura të specializuara dhe shumë të kushtueshme, që ajo nuk i përballon dot.
Nëpërmjet rrjetit kërkon një mbështetje ekonomike:-“ Ka një spital në anën tjetër të qytetit që mund të më ndihmojë dhe mundësitë e mia për të jetuar janë vërtetë shumë të vogla. Kam nevojë për ndihmën tuaj”, shprehet guraja.
Menjëherë pas kësaj ka nisur mbledhja e fondeve dhe në një kohë të shkurtër shuma ka shkuar në 47 mijë dollarë, por për kurat duhen akoma para. Objektivi është që të mblidhen të paktën 100 mijë dollarë.
g.shqip