SHBA, FBI mbyll faqet e pokerit on line

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
FBI, policia federale amerikane, ka mbyllur tre web site-t më të mëdha të pokerit në Shtetet e Bashkuara, Pokerstars, Full Tilt Poker dhe Absolute Poker.

Gjithashtu, autoritetet kanë lëshuar urdhër-arreste për 11 drejtuesit më të lartë të këtyre faqeve, nën akuzën e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Sipas Preet Bhaara, një nga prokurorët e Manhatanit, tre nga drejtuesit, mes të cilëve Chad Elie nga Las Vegas, janë arrestuar tashmë në Nevada dhe Utah.

Sipas prokurorit, tre faqet e internetit duhet të japin llogari për shkelje të ligjit të vitit 2006 që ndalon në Shtetet e Bashkuara “kumarin on line”.

Gjithashtu, drejtuesit e tyre duhet të përgjigjen për arkëtimin e paligjshëm të 3 miliardë dollarëve, 1 miliardë prej të cilëve u ka shkuar atyre si fitim.
 
Pe: SHBA, FBI mbyll faqet e pokerit on line

Shume mire e ka bere , te kete ti mbyllin ne cdo vend te botes kto pikat e basteve , se vetem shkaterrim familjesh e sherre sjellin asgje me teper .Sja ka pa njeri hajrin bixhozit .
 
Titulli: SHBA, FBI mbyll faqet e pokerit on line

Hap i bukur por jo aq i madh, do ishte mire te mbyllen t'gjitha, jo vetem 3, per ameriken s'jane asgje 3 copa te mbyllen.
 
Pe: SHBA, FBI mbyll faqet e pokerit on line

Keto jane faqe pokeri ne internet edhe mua nuk me duket se kane bere ndonje gje te madhe.Ketu ne USA jo vetem ne interent qe gjen shume faqe te,tilla por edhe vende te paligjshme po shtohen dita dites.Uroj qe kjo nisme nga policia te fillohet nga keto te parat pastaj nga faqet e netit.
 
Back
Top