SHBA dhe Rusia përballen për Kosovën

Kresha

A pretty face can never trick me
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia do të përballen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia do të përballen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, mbi ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara njihen si mbrojtësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovë, ndërsa Rusia si mbështetësja kryesore e Serbisë.

Gjatë ditës së sotme, argumentet e tyre mbi çështjen e pavarësisë do t'i shtrojnë edhe Spanja e Finlanda.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, e cila ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Finlanda, ndërkaq, e ka bërë këtë më 7 mars të vitit 2008.

Dëgjimet e sotme zhvillohen në ditën e gjashtë të procesit në GJND, i cili të premten përfundon me seancat dëgjimore. /mesazhi
 
Back
Top