SHBA, avioni bie mbi shtyllat e tensionit

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Capture-6-696x384.jpg

Një avion tip “piper’ është rrezuar në mënyrë dramatike në zonën e Mukilteo në Washington, por fatmirësisht pa viktima.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, avioni ka humbur kontrollin dhe ka rënë në tokë, ku fillimisht është përplasur me disa shtylla të tensionit dhe ka marrë flakë.

Mësohet se nga rrëzimi i avionit janë dëmtuar disa makina të parkuara, por fatmirësisht nuk ka viktima

Video është filmuar nga një drejtues automjeti, i cili ndodhej aty në momentin e ngjarjes. Fatmirësisht aeroplani nuk ka rënë mbi makinat të cilat ishin në ecje, duke shmangur një tragjedi të vërtetë.

Nga informacionet e para, nuk raportohet për të lënduar dhe mësohet se piloti dhe pasagjeri kanë arritur të largohen.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

lexo.al
 
Shyqyr qe spaska pas viktima.
 
Back
Top