SHBA, 2 milionë të evakuuar nga uragani me shpejtësi 150 km/h

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Autoritetet në SHBA kanë urdhëruar më shumë se 2 milionë njerëz që jetojnë përgjatë bregdetit lindor të evakuohen nga shtëpitë e tyre për të shmangur një stuhi të fuqishme nga uragani Ajrin.
Uragani Ajrin (Irene), aktualisht ka shpejtësinë prej 150 kilometrave në orë.

Presidenti amerikan Barak Obama u ka bërë thirrje personalisht qytetarëve për të marrë urdhrat e evakuimit seriozisht.

Obama me këtë rast ka thënë se “Unë theksoj se nëse ju jeni në rrugën e projektuar për stuhi, duhet të merrni masa paraprake tani”

Nju Jorku ka urdhëruar largimin e më shumë se 300 mijë njerëzve që jetojnë në zonat e përmbytjeve.

Kompanitë ajrore të fluturimeve në SHBA, kanë anuluar të paktën 6.100 fluturime deri të hënën.

B;lajmifundit
 
Pe: SHBA, 2 milionë të evakuuar nga uragani me shpejtësi 150 km/h

Uragani “Irene” dëmton rëndë disa pjesë të SHBA-së

Uragani “Irene” po lë pas vete pasoja të rënda në bregdetin lindor të SHBA-së. Nga shirat, përmbytjet dhe era e fuqishme janë goditur në veçanti shtetet federale North Carolina dhe Virginia. Nga rajonet e krizës njoftohet për të paktën nëntë persona të vdekur. Rreth një milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që nga shtëpitë e tyre janë evakuuar miliona njerëz. Vetëm nga Nju Jorku janë evakuuar rreth 370.000 njerëz. Trafiku i qytetit është ndërprerë, ndërsa aeroportet janë mbyllur. Shoqatat e fluturimeve kanë anuluar rreth 9000 fluturime. Presidenti amerikan Barack Obama ka vizituar qendrën e autoriteteve për mbrojtje nga katastrofat në Uashington dhe ka apeluar që amerikanët edhe në këto momente të jenë të fortë. Para nesh gjenden 72 orë të gjata, tha Obama.
 
Pe: SHBA, 2 milionë të evakuuar nga uragani me shpejtësi 150 km/h

Shpresoj te mos kete shume viktima ne njerez. Gjerat materiale behen
 
Pe: SHBA, 2 milionë të evakuuar nga uragani me shpejtësi 150 km/h

Sa mire qe marin vesh qytetaret,,Shpresoj te mos behet e nevojshme,,por ne Shqipri nuk mund ti evakuosh dot,,
 
Titulli: SHBA, 2 milionë të evakuuar nga uragani me shpejtësi 150 km/h

150 km ne ore kur te doje te me beje nje zile irena ta bej nje gare me mua po se lash mbrapa
 
Back
Top