Sharon Stone....që të josh dhe të lë pa frymë

Lauri

Anunnak
Sharon Stone, bukuri, feminilitet dhe sharm që të josh dhe të lë pa frymë


Ajo sot është 57 vjeç. ثshtë një aktore e suksesshme dhe një femër e bukur, rrezellitëse, ngasëse dhe e paepur në përballjen ngadhënjyese me vitet, moshën, frikën ndaj të cilës ajo nuk e ka fshehur. Rrudhat kanë skalitur një hir të ndryshtë, por pa e zbritur nga podi i aktores dhe femrës më seksi, pa e zbehur kumtin e saj joshës. Sharon Stone, bukuri dhe feminilitet që gjithnjë të ngas, sharmi dhe joshja që të lënë pa frymë

Sharon-Stone__zps9ahvflvn.png

Koha jo për të gjithë është ndalur. Ajo, koha, vitet, na kanë mësuar se shumë herë, ose gjithnjë rendin me kokëfortësinë e tyre, duke lënë gjurmë gjithnjë e më të thella në pamjen tonë të jashtme dhe jo vetëm. Por kjo nuk vlen për Sharon Stone, një nga yjet e kinemasë, dhe një nga shembëlltyrat më perfekte të gruas, mbi të cilën megjithëse vitet kanë rrebeshur papushim, ajo ka qëndruar gjithnjë sensuale, gjithnjë e freskët, gjithnjë tunduese. Nuk është një tjetër që sa herë që e kundron, ajo të lë pa frymë, me prezencën e saj, tipike të një femre që është papushim në kërkim të prezencës, të demonstrimit, të protagonizmit.

Sharon nënë


Sharon Stone është nëna e tre djemve, Roan-it 15-vjeçar, Lerd-it 10-vjeçar dhe Quinn-it 9-vjeçar. Aktorja ka adoptuar fëmijët dhe çdo ditë e fillon duke i përqafuar djemtë. “Ata janë fëmijë të mrekullueshëm. Ata e dinë se bëjë punë të lodhshme, kështu që shpesh bëjnë mëngjesin dhe papritur më sjellin në shtrat petulla në formën e një zemre. Kur fëmijët tuaj janë kaq të kujdesshëm, veçanërisht në qoftë se keni djem, nuk mund t’i shpëtoni ndjenjës se jeni një prind i mirë”, ka thënë ajo në një pohim për mediat.

Triumfi mbi lukuninë e botoksit


Sharon Stone ka rrëfyer se doktorë të kirurgjisë plastike i vërtiten rrotull si peshkaqenë… Aktorja 56 vjeçare që i ka rezistuar tundimit për t’ju nënshtruar operacioneve plastike ka pranuar se mjekët më të mirë dëshirojnë të punojnë me të. “Nuk mund t’ju tregoj se sa shumë mjekë janë përpjekur të më shesin apo bëjnë një lifting (tërheqje) të fytyrës. Kjo nuk është etike pasi betimi i Hipokratit është të mos dëmtojnë askënd dhe kjo kirurgji mund të jetë e dëmshme. Vetëm nëse do të ishte e nevojshme dhe e përshtatshme atëherë po që do ta bëja. P.sh. rreth të 20-ave pësova një aksident kur po kalëroja dhe më mbeti një shenjë në qafë, të cilën m’u desh ta rregulloja. Por nuk mendoj se në këtë moshë duhet të çmendesh dhe të zmadhosh gjoksin e të presësh fytyrën. Të gjitha po fillojnë të duken njësoj. Kemi 4000.000 vajza me flokë biondë, me të njëjtën hundë, buzë gjigante, proteza në mollëza, dhëmbë të rimodeluar. Mendoni se duken më të bukura?”.

Udha e një ikone


“Lumturia e vërtetë të vjen nga brenda, pasi askush nuk mund ta dhurojë. Sado e vogël të jetë një ide në kokë, nëse fillon të rritet, herët a vonë do të marrë udhë e do të funksionojë.” Janë fjalët e Sharon Stone, ikonë seksi që nga viti 1992, kur në filmin “Basic Instict” qëndroi pa mbathje këmbë përmbi këmbë përpara hetuesve, në rolin e shkrimtares misterioze biseksuale Catherine Tramell.

Aso kohe ishte vetëm 34 vjeç. Dje ajo kaploi 56 vjeç, duke ruajtur të njëjtin sharm, edhe pse i është dashur të përballet me sëmundje të tmerrshme. Nga ikonë seksi, me kalimin e viteve Sharon, për të ecur përpara është bazuar te një tjetër pikë e fortë e saj, inteligjenca. Pikërisht ky tipar e bën edhe sot këtë aktore kaq tërheqëse: ish-vogëlushe me zhvillim të përparuar, e cila në moshën 5-vjeçare, ishte në klasën e dytë fillore dhe kur ajo bëri 15-vjeç ishin në vitin e dytë gjimnaz, ajo kishte një nivel zgjuarsie në kuotën 154.

Jetëshkrimi

Aktroja lindi në 10 mars 1958 në Meadville të Pennsylvanisë dhe është e dyta ndër katër fëmijët e një familjeje të thjeshtë. Nëna e saj, siç e do tradita në zonat e thella të Amerikës, ishte shtëpiake, ndërsa babai punëtor i thjeshtë. Ambicioze që në moshë të re, Sharon ishte e bindur të mos jetonte në ato kushte që fati i kishte parashtruar, por të ngjitej lart në shtresat më të larta shoqërore. Shpejt vajza e kuptoi se zotëronte një bukuri, të cilën vendosi ta përdorë në ndihmë të asaj që duhej të arrinte. Merr pjesë në disa konkurse bukurie derisa në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare fiton titullin e “Miss Pennsylvania”, ngjarje që i jep mundësi të niset për në Nju-Jork.Në qytetin e mundësive të jashtëzakonshme Sharon fillon të hedhë hapat e para në botën e modës, ku i ofrohen role si modele reklamash televizive. Paratë e fituara si modele janë motiv krenarie për Sharon dhe shqetësim i pavend për prindërit e saj, të cilët në atë periudhë ishin shumë të preokupuar se mos vajza e tyre shoqërohej me njerëz pak seriozë. Sidoqoftë, rruga e fillimit për t’u bërë të njohur është e vështirë për t’u ngjitur dhe patjetër që t’i afrohesh suksesit duhet të bësh kompromise. Kështu ndodhi edhe me Sharon Stone, e cila në maj të vitit 1990 u përfol gjatë për fotot e saj pikante të realizuara për kopertinën dhe brendinë e revistës për meshkuj “Playboy”.

Kritikët e yjeve të kinemasë ia dedikojnë këtë shkëlqim të paperëndueshëm të Sharon Stone faktit se ajo ka ditur të plaket me stil. Ajo nuk e ka humbur shkëlqimin fëmijëror të syve, me të cilët i çarmatos të gjithë.

E thjeshtë dhe shumë elastike, edhe në rastet më mondane, Sharon Stone për shumë vite radhazi është zgjedhja e mbretit të muzikës pop Elton John, si moderatore në mbrëmjet e bamirësisë që ai organizon së bashku me shtëpinë e stilimit të diamanteve Choprad, pas ndarjes së اmimeve Oscar. Diva e ekranit të kinemasë prej disa vitesh është shndërruar në përkrahëse të gjithë atyre që duhet ende të luftojnë për të drejta të mohuara.

Viti 1980 sheh debutimin e saj në kinema, falë nuhatjes së maestros së kinemasë Woody Allen, i cili i besoi rolin e biondes seksi mafioze në filmin “Stardust memories”. Këtë debutim e ndjekin disa role të dorës së dytë, mes tyre “Minierat e mbretit Salomon”(1985), “Shkolla e policies” (1987) dhe “Aksioni Jackson” (1988).Më 1990 Sharon vihet në krah të Arnold Schwarzenegger për “Dëshmi force”, një film fantastiko- shkencor I bazuar në librin “rekord shitjesh” të shkrimtarit të njohur të kësaj fushe,Philip K. Dick. Por suksesin e vërtetë vajza tërheqëse dhe mjaft inteligjente, ndryshe nga etaloni i bukurosheve “bosh”, duhet ta presë ende.Më shumë duket si një shaka e fatit, po të mendosh sakrificat që duhet të kalojë një aktore e re për të interpretuar në një film. E kur ajo rastësisht gjendet në një rol e vendosur përballë hetuesve këmbë përmbi këmbë, pa të mbathura,suksesi mbërrin vetëm në pak ditë. Për hir të së vërtetës, kjo është një skenë historike që ka hyrë mes legjendave të kinemasë. Filmi në fjalë është “Basic Instict”,drejtuar nga Paul Verhoeven, dhe njihet si një nga sukseset më të mëdha të industrisë kinematografike të Hollywoodit. Në këtë film Sharon interpreton një femër misterioze,shkrimtare e librave të verdhë, e etur për aventura dhe biseksuale.Tërheqja e saj seksuale gati e ftohtë, linjat e prera si të një statuje, vështrimi manjetik dhe njëkohësisht i akullt e ndihmojnë figurën e saj si aktore për t’u bërë sa më bindëse për publikun dhe vetë Sharon të shndërrohet në ikonën seksi të viteve 90. Historia jetësore e divave të kinemasë gjithmonë ka vërtetuar se në kohën kur je në majë të suksesit është e vështirë ta mbash. Në këtë rregull nuk bën përjashtim edhe e talentuara Sharon Stone. Vitet që pasuan ishin burim zhgënjimesh për të. Në fakt,interpreton në shumë filma, por nuk mundet të risjellë suksesin e madh të shkrimtares vrasëse; kjo ndihet edhe në rënien e shitjes së biletave.Gjendja në fjalë nuk përmirësohet edhe me filmin ”Sliver” (1993), që tenton të përsërisë formulën e “Basic Instict”. I njëjti dështim i vjen aktores edhe kur ajo vendos të prodhojë vetë filmin e saj “Gati për të vdekur” (1995).

Roli që do t’ia ripërtërinte suksesin Sharon Stone ishte “Casino” (1995), drejtuar nga talenti i regjisorit Martin Scorsese.

Këtij rikthimi, nën dritën e prozhektorëve të suksesit, nuk I munguan edhe kujdesi dhe kurioziteti i shtypit rozë, gjithmonë në kërkim të dashurive të aktores së njohur.Natyrisht, i janë atribuar dashuri të shumta, duke nisur nga prodhuesi kinematografik Michael Grennburg (martesa e parë e dështuar), këngëtari folk Dëight Yoakam, djalit të një tjetër prodhuesi filmash Chris Peters,dhe Bill McDonald, që ishte po ashtu prodhues i filmit ”Sliver”(për lidhjen me Sharon ai la gruan dhe vetëm pak kohë më vonë ishte ai që u la nga aktorja). Sharon Stone ditën e Shën Valentinit, pikërisht më 14 shkurt 1998, i la të gjithë gojëhapur duke njoftuar se do të martohej me një zotëri shumë larg botës së Hollywoodit, gazetarin Phil Bronstein (por shumë i njohur në botën e medies amerikane), I dalluar si një burrë me humor dhe shumë inteligjent. Sot çifti jeton ende bashkë në Beverly Hills, në një shtëpi mahnitëse që ngjan me kështjellat franceze.Bashkë më impenjimet në kinema,Sharon Stone nuk ka refuzuar edhe ofertat për të qenë imazhi zyrtar I likerit Martini dhe bankës italiane “Banca 121”.Megjithëse është një personazh i fortë i kinematografisë botërore, deri më sot Sharon Stone nuk ka marrë kurrë asnjë çmim, përveç emërimit në vitin 1997 në urdhrin ”Legion d’Onore” nga ministri i Kulturës franceze.Sapo mbushi 42 vjeç, aktorja, së bashku me të shoqin, adoptuan njëvogëlush njëmuajsh. Ky fakt i lumtur,

Edhe e bukur edhe e virtytshme

Duket si skenë e filmit “Propozim i ndyrë”, interpretuar nga kolegia Demi Moore, por në fakt Sharon tone, pak kohë më parë mori një ofertë jo fort të zakonshme nga jë biznesmen rus. Bukuroshes së “Basic Istinct” iu ofruan 1,5 milionë dollarë, që ajo të pranonte ftesën për të qëndruar disa ditë në vilën përrallore të miliarderit rus. Lajmi në atë kohë u bë i ditur ngazeta “Komsomolskaia Prava” dhe nga burime afër aktores u mësua se ajo e kishte refuzuar atë ftesë. E paimagjinueshme, por ka ndodhur.
/albert Vataj
 
Titulli: Sharon Stone....që të josh dhe të lë pa frymë

Nje foto te tanishme se kishte? E mendoja diku 70 vjecare edhe pse sja dija moshen e sakte!
 
Titulli: Sharon Stone....që të josh dhe të lë pa frymë

Ku ta shoh,edhe live me 2 kg puder dalin keto :P
 
Titulli: Sharon Stone....që të josh dhe të lë pa frymë

Ku ta shoh,edhe live me 2 kg puder dalin keto :P

pfronts-party-at-the-gansevoort-in-new-york-city_3.jpg

Ta prish une ty :P
 

Attachments

  • pfronts-party-at-the-gansevoort-in-new-york-city_3.jpg
    pfronts-party-at-the-gansevoort-in-new-york-city_3.jpg
    929.9 KB · Shikime: 0
  • pfronts-party-at-the-gansevoort-in-new-york-city_3.jpg
    pfronts-party-at-the-gansevoort-in-new-york-city_3.jpg
    929.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Sharon Stone....që të josh dhe të lë pa frymë

Ja paska vene cik te kuq,themi sic ngrihet prej gjumi o Marle :P

Po kshu sqenka keq jo per moshen e saj ,shume kinge dhe look :lov
 
Titulli: Sharon Stone....që të josh dhe të lë pa frymë

Seshte keq, te pakten seshte bere klloun me botox si keto "ViP"set shqiptare
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top